Përplasja me Llallën. 28 milionë euro të pista, shumicën i mbylli Prokuroria

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përplasja me Llallën. 28 milionë euro të pista, shumicën i mbylli Prokuroria

komisioni-640x384.gif


28 milionë euro është shifra e transfertave të dyshuara bankare që janë bllokuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë vitit 2016. Por, shumica e procedimeve, sipas këtij institucioni, pushohen nga vendime absurde të prokurorëve.

“Në mënyrë sistematike kemi bërë ankim me shkrim te Prokurori i Përgjithshëm për vendime të prokurorëve haptazi të pabazuara në ligj, fakte apo prova, apo që tregojnë mungesë të plotë hetimi”, tha Agim Ismaili, drejtor i komanduar.

Gjatë raportimit në komision, Ismaili tha po ashtu se prokurorët as nuk njoftojnë për veprimet e tyre.

“Në mënyrë të vazhdueshme i kemi kërkuar prokurorisë të na dërgojë vendimet e mosprocedimit ose pushimet, por në masën dërrmuese prokurorët nuk i dërgojnë vendimet”, deklaroi Ismaili.

Gjatë vitit që lamë pas, Ismaili tha po ashtu se një punë është për edhe ndaj luftës kundër parave që dyshohet se mund të përdoren për financimin e terrorizmit.
g.shqip
 
Back
Top