Përplasja e motorit me mjetin e parkuar plagos dy të rinjtë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE - Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, janë plagosur rëndë pasditen e djeshme në kryeqytet, pas një aksidenti rrugor. Gentian Kola dhe shoqëruesja e tij në motor, janë përplasur me një makinë me targë TR 5581 S, e cila ndodhej e parkuar pranë Shkollës së Bashkuar. Sipas burimeve nga policia mësohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara, me të cilën po drejtonte motorin, Gentian Kola. Gjithashtu ka ndikuar edhe parakalimi i gabuar, çka ka bërë që ai të mos arrijë të shohë makinën e parkuar që ndodhej para tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka transportuar në spital drejtuesin e motorit dhe shoqëruesen e tij, të cilët mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën. Sipas të dhënave nga policia mësohet se është dëmtuar pjesërisht edhe automjeti që ndodhej i parkuar në vendin ku ndodhi aksidenti. Fatmirësisht gjithçka është mbyllur pa viktima, por sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, dy të aksidentuarit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup specialistësh që hetojnë aksidentet rrugore kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërtuar skemën e aksidentit dhe rrethanat se si ka ndodhur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe pronari i automjetit të parkuar, i cili gjithashtu është ndëshkuar për parkim të gabuar.*panorama*
 
Back
Top