Përplasi fëmijën me motor, pranga 20-vjeçarit

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Policia e Tiranës ka arrestuar dje një 20-vjeçar, pasi ka aksidentuar rëndë me motorin e tij një fëmijë 11 vjeç. Policia njoftoi se është arrestuar Arlind Doçi, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Babrru të Tiranës. Arrestimi i tij u krye sepse të premten në orën 10:00, duke drejtuar motorin tip "Kawasaki", me targa AC 42380, ka aksidentuar këmbësorin 11-vjeçar B.Sulaj, i cili gjatë momentit të përplasjes po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër. I mituri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia tha se në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Gazeta Shqip
 
Back
Top