eGo0sTyle
System Engineer
PERMET- Një 45 vjecar, i ka dhënë fund jetës duke u vetevrare me cifte. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Luar të Përmetit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mesohet se Mentor Brahimaj ka rrëmbyer armën e gjahut, të cilën e mbante të fshehur në plevicën e bagëtive dhe ka qëlluar në drejtim të pjesës së stomakut.
Ai u transportua me urgjence ne spitalin e Permetit, por plagët e rënda te shkakuara nga sacmet u pasuan me shume hemorragji, qe e beri mjekimin e tij thuajse te pamundur.
Per shkak te gjendjes kritike ai u dergua nga mjeket e ketij spitali drejt Gjirokastres per ndihme me te specializuar, por nuk ka mundur te shpetoje dot.
Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor, konfirmoi se shkaku i vetvrasjes ka qenë depresioni i përjetuar në moment nga ana e viktimës. Gjithcka ka ndodhur në afërsi të banesës së 45 vjecarit dhe në momentin kritik, askush nuk është gjendur pranë duke e kryer aktin në fshehtësi të plotë.
Panorama.