Përmet, grabit me pistoletë-lodër, arrestohet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
pistoleta-loder-300x225.jpg


Një 44-vjeçar nga Përmeti është arrestuar nga policia për grabitjen ndaj një çifti, duke përdorur një pistoletë-lodër.

Ardian Liço, 44 vjeç, i dënuar më parë me 16 vjet për vrasje, është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes. Sipas policisë, Liçaj i maskuar me kapuç dhe me një pistoletë-lodër i ka dalë përpara një çifti në hyrje të pallatit ku ata banonin.

Nën kërcënimin e “armës”, ai ka mundur t’i marrë gruas çantën e dorës në të cilën ndodheshin 5 000 lekë të reja, një aparat celular dhe sende të tjera personale të saj.

Më pas, ai ka tentuar t’i marrë çantën ku ndodheshin rreth 1 milion lekë burrit të zonjës, pronar i një fastfudi. Por rezistenca e këtij të fundit ka bërë që grabitësit t’i bjerë nga dora pistoleta dhe është larguar me vrap.

Pas denoncimit në polici, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij pak orë pas grabitjes.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes me armë“.

Shekulli
 
Pe: Përmet, grabit me pistoletë-lodër, arrestohet

Eh medet...Kur ska marr pistolet me uje...
 
Re: Përmet, grabit me pistoletë-lodër, arrestohet

Sa famije i lumtur paska qene :D
 
Back
Top