Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përmendorja e Car Dushanit në Shkup

[video=youtube;-5HNxE6_Caw]http://www.youtube.com/watch?v=-5HNxE6_Caw[/video]

Në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë është ngritur përmendorja e Car Dushanit, një sunduesi serb, i cili - sipas historianëve - gjatë shekullit XIV kishte pushtuar të gjitha trojet e shqiptarëve, duke kryer masakra të shumta ndaj popullsisë shqiptare.

“Perandori Dushan është ndër figurat më kontroverse, sidomos kur kemi të bëjmë me shqiptarët, pasi dihet mirë se në shek. XIV, me anë të kodikut që ai imponoi, shqiptarët ishin vënë para një sprove: ose të konvertoheshin në sllavë-ortodoks, ose do t’u hiqej koka. Ngritja e kësaj shtatoreje në sheshin e Shkupit është një porosi për shqiptarët, që kryeministri i Maqedonisë i shëron frustracionet e tij kundër shqiptarëve”, tha Skënder Hasani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, në Maqedoni.

Vendosja e përmendores së Car Dushanit, në urën që lidh Muzeun Arkeologjik me sheshin e Shkupit, ka nxitur edhe reagimin e politikës. Sipas partisë opozitare shqiptare RDK, me ngritjen e këtij lapidari qeveria e Maqedonisë legjitimon pushtimin serb në territoret me shumicë shqiptare.

“Ky akt manifeston aktin e turpit dhe të nënshtrimit të plotë të BDI-së ndaj politikave serbofile, që tashmë publikisht menaxhohen nga kjo qeveri. Përderisa VMRO-DPMNE ka mbushur jo vetëm kryeqytetin Shkup me përmendore maqedonase e përmendore të tjera, që njihen si figura historike në Bullgari, Greqi dhe Serbi, BDI vazhdon që përmendoret e shqiptarëve t’i vendosë vetëm nëpër fusha dhe kodra”, tha Naxhi Xhelili, deputet i RDK-së.

Përfaqësuesit e pushtetit nuk kanë dhënë sqarime për simbolikën e bustit të Car Dushanit në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë. Ndërkohë, ata heshtin edhe për tre figurat historike shqiptare, që - disa vite më parë - partia e Ali Ahmetit premtoi se do të ngriheshin në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, por që ende nuk shihen askund. [SUB]/Top Channel[/SUB]
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back