Përmbytjet, 5000 ha tokë nën ujë në Shkodër, situatë kritike në Obot.

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Janë kthyer përmbytjet në zonën e Shkodrës ku mbi 5 mijë hektarë tokë janë nën ujë për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.

Deri më tani është bllokuar rruga Shkodër Velipojë nga niveli i lartë i ujit, ndërkohë që aksi tjetër, Shkodër-Dajç është i pakalueshëm.

Gjatë natës ka patur edhe shkarkime të shumta nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, të cilat arritën deri në 1300 m3/sek. Gjithashtu, ditën e djeshme ka patur edhe shkarkime nga hidrocentrali i Fierzës.

Situata duket tepër problematike për banorët në komunat e Dajçit dhe Bregut të Bunës. Nata ka vijuar me shkarkime të shumta, ku nga Vau i Dejës janë shkarkuar mbi 1200 m3/sek. Ditën e diel shkarkimet kanë qenë deri në 1800 m3/sek.

Ky ritëm shkarkimesh ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në zonën e Nënshkodrës ku janë bllokuar akset rrugore, Shkodër-Velipojë, ndërsa në Obot është shpallur gjendja e emergjencës.

Kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi, në një intervistë për mediat, bëri të ditur dje se në këtë komunë janë mbi 700 ha toke bujqësore të mbjellë nën ujë, ndërkohë që kjo përmbytje po shkaktojnë probleme për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë ku vetëm në këtë komunë janë mbi 5000 krerë lopë dhe 3500 krerë dhen.

Fierza arrin kulmin, vazhdojnë shkarkimet nga HEC-et

Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës nga reshjet e fundit ka bërë që shkarkimet të vazhdojnë pa ndërprerje që nga mbrëmja e ditës së shtunë.

Shkarkimet vazhdojnë me 500 metër kub për sekondë dhe rënia e nivelit të ujit ka qenë tepër e vogël në krahasim me prurjet. Prurjet deri më tani janë rreth 800 metër kub ujë në sekondë.

Niveli i ujit në liqen ka arritur deri në 296,10 metra mbi nivelin e detit. Niveli maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra mbi nivelin e detit. Kjo e ka bërë të domosdoshme shkarkimin e ujërave, një proces që do të vazhdojë për një kohë ende të pacaktuar.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
 
Back
Top