Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Disa lagje në Tiranë janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar fryrjen e lumit ‘Lana’, i cili ka dalë nga shtrati. Përmbytje ka në lagjet ‘Irfan Tomini’, në Kombinat, në Shkozë, në Laprakë dhe në disa zona të tjera.

Nga vërshimi i ujërave janë përmbytur katet e para të disa bizneseve në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që nuk ka asnjë person të rrezikuar.

Në terren ndodhen grupet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës dhe thithjen e ujit me motopompa. Katër 4 familje janë evakuuar për shkak se banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërkohë që në gjendje gatishmërie është edhe ushtria për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Syri.net
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Situata në ora 12:00, përmbyten 4 qarqe në vend, nga reshjet e shiut, situata më problematike në Tiranë.

Pas “reshjeve të shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë të gjithë vendin situata vijon të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile e cila po koordinon veprimet me të gjitha Institucionet dhe strukturat operacionale në terren.

Forcat e FNSH në gjithë vendin janë në terren në ndihmë të banorëve.

Situata deri në orën 12:00 minuta:

Qarku Tiranë. Në Babrru, janë evakuar 25 familje pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet e lumit. Në njësinë administrative Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.

Aktualisht në qytetin e Tiranës është rritur niveli i Lumit të Lanës.

Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë – Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.

Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.

Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.

Qarku Lezhë. Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.

Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Laçit.

Qarku Durrës. Në Fushë – Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.

Qarku Dibër. Në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet.

Syri.
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

po prroi palpoces a o fry ri?? se me u fry e ai ue sot po rri ktu ku jam se ne shpi nuk iket lol
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

po prroi palpoces a o fry ri?? se me u fry e ai ue sot po rri ktu ku jam se ne shpi nuk iket lol

Me tha Tahiri qe do sjelle cizme llastike per ty dhe gjithe koleget e tu anej lol
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Me tha Tahiri qe do sjelle cizme llastike per ty dhe gjithe koleget e tu anej lol

knej nuk permyset gjo....e kom llafin nga shpia se ktu siguria o 100%

po ku merr vesh tina :P
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

اa pati kjo Lana që u fry? Paska pi i çik si shum mesa duket :P
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

اa pati kjo Lana që u fry? Paska pi i çik si shum mesa duket :P

po gjithe shfryrjet e vitit te ri me i ven do i qisi e ajo e shkreta mo,..lol
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Nuk e ka per her te par jo.... :D
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

lana.jpg
 
Attachments

  • lana.jpg
    lana.jpg
    186.2 KB · Shikime: 0
  • lana.jpg
    lana.jpg
    186.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

babrru.jpg
 
Attachments

  • babrru.jpg
    babrru.jpg
    213.9 KB · Shikime: 0
  • babrru.jpg
    babrru.jpg
    213.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Ku ndodhet kjo fotua e fundit ?

Qenka permbytur edhe Tirana e shpifur...c'do vit ju bejne sehir permbytjeve njerezit , nuk marrin lopatat ne dore e te dalin e te pastrojne kanalizimit, ose ti ndertojne ato .
 
Redaktimi i fundit:

babrru.............
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Te na rroje sa mali i Dajtit, qeveria e Rames! Jo per gje, po ne maje te Dajtit po nderton kryeministri yne vilen e tij se ka 20 vjet pa shtepi ne Tirane! Ne Dajt nuk ka as permbytje, ka edhe uje me te paster dhe ajer me te paster. Kemi nevoje per nje kryeminister te shendetshem!

hajduti
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

E c'te Keqe ka qe po e nderton , ne Dajt ... E kam komshi. Dajti aty ka qene ... Por nuk e preferonin njerezit , qysh I thone andej - nga maja e Malit .

Ps.. Ne lidhje me temen .. Popull me kot/dembel se Shqiptaret nuk ka. Le te ngordhin perjashta tani, le te bejne sehir .
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Na marsh te keqen ti me lart :P

hajduti
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Ec e ndertoje edhe ti nje lart ne , Dajt ... :P Shiko kur te mbushet Dajti tani ... :P

Ps... Thuaj qe nuk jane loool
 
Titulli: Përmbyten disa lagje në Tiranë, lumi ‘Lana’ vërshon në rrugë

Qenkerka bo Lana si Nili.
 
Back
Top