Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Permbledhje Gossip

1) اfarë ndërhyrjesh ka bërë në portret partnerja e Ardit Gjebreas?

almeda bllok.jpg

Ajo mund të ketë një karrierë të suksesshme në Turqi, por me lajmin e rikthimit të saj në atdhe krah producentit të “Kënga Magjike”, për Almeda Abazin janë hapur “arkivat”. Ish-miss Shqipëria 2007 gëzon një portret nga më të pëlqyerit e televizionit turk, por a ka qenë bukuroshja shqiptare pre e ndërhyrjeve estetike? Kjo pyetje merr përgjigje deri sa shef krahasimin mes Almedës dikur dhe saj që është tani. Ndryshimi është qartësisht i dallueshëm, ndërsa detajet mund t’i evidentoni sipas dëshirës në koment më poshtë!



2) Pse vishet gjithmonë kështu Arian اani?
IMG_20151126_123045.jpg
Arian اani si Angelina Jolie, Karl Lagerfeld, Mark Zuckerberg, Michael Kros apo Stiv Jobs? Revista Anabel e ka cilësuar atë si të vetmin personazh shqiptar që ka arritur të identifikohet gjithjë me të njëjtën veshje. Ajo e ka renditur mes nje liste me 8 personalitete qe ndjekin të njëjtin stil per komunikimin me publikun permes veshjes.


3) Pas Arminës, "Dolce & Gabbana" reklamohet nga buzët e Aurela Hoxhës

image_228.jpg

Ato mund të jenë shoqe dhe ndoshta pasioni për modën i bashkon në projekte të ngjashme, por Armina Mevlani dhe Aurela Hoxha kanë gjithashtu një mik të përbashkët, i cili duket se ka krijuar fijet lidhëse, që bukuroshet të përfshihen në fushatën reklamuese të "D&G". Fotografi Endrit Mertiri duket të jetë "fajtori" edhe këtë radhë, kur faqja me miliona ndjekës në IG e shtëpisë së famshme të modës, zgjodhi si pjesë të fushatës për produktet e fytyrës, imazhin e Aurela Hoxhës. Buzët e modeles shqiptare tërhoqën menjëherë vëmendjen e komentuesve, të cilët nuk i kursyen pëlqimet.


4) Vali Corleone braktis Kosovën, kërcënohet nga ISIS

vali corleone.jpg

Ai që hiqej si burrë i fortë e sypatrembur, me sa duket paska diçka që e frikson pa masë. Vali Corleone ka vendosur të braktisë Kosovën për shkak të kërcënimeve nga ISIS.
Burime të sigurta të mediave kosovare raportojnë se Princ Corleone ditët e fundit vazhdimisht ka deklaruar se ka marrë një mesazh kërcënues nga organizata terroriste ISIS.
“Vali është kërcenu prej ISIS-it, ai nuk mund të qëndrojë më në Kosovë”, kanë thënë burimet pranë personazhit të njohur nga Gjilani. Gjithashtu mësohet se vetura e tij e shtrenjtë tashmë është transferuar në Itali.
Kujtojmë se Historia e “fortë”, e Corleones nisi në vitin 1983, por vetë nga Valentino është zbuluar vetëm para 7 vjetësh. Valentino lindi në Sicili nga dy prindër me prejardhje nga fshati Corleone. Babai i tij u vra në kohën që e ëma Maria ishte shtatzënë, të cilën e vranë pas lindje së Valit.


5) Robert Aliaj nuk lyen vetëm thonjtë, por edhe buzët!

image_225.jpg

Dalja në ekran kërkon imazh të kuruar jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, të cilët si rregull duhet të vendosin minimalisht pudrën, që shmang reflektimin e portretit nga djersitjet si pasojë e dritave mbi fytyrë. Megjithatë, ka nga ata meshkuj të televizionit që pëlqejnë të trukojnë deri në detaj portretin e tyre. Si në rastin e anëtarit të jurisë së "Dance With Me" i cili me sa shihet, veç thonjve që i mban të zeza prej vitesh, lyen edhe buzët.


Lapsi.al
 
Titulli: Permbledhje Gossip

Ky idioti Corleone,vazhdon te jete gjalle perseri, me te njejten shkalle idiotesie besoj ahahhahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back