Përleshje në Jarinjë, plagosen 4 ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në Kosovë, Kai Gudenoge. Gjithashtu gjatë përleshjeve janë plagosur dhe 17 persona në rradhët e serbëve.

Trupat e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup serbësh që kundërshtonin mbylljen e rrugës alternative Kosovë-Serbi si dhe heqjen e barrikadave në afërsi të Jarinjes. Serbët kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it të cilët më pas kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Njoftimet nga veriu bëjnë të ditur se situata vazhdon të mbetet e tensionuar ndërsa qindra serbë po qëndrojnë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it që kanë arritur të heqin pjesërisht barrikadat në afërsi të portës 1 si dhe të mbyllin një rrugë alternative që lidh Kosovën me Serbinë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adamek në një deklaratë urgjente për shtyp tha se trupat paqeruajtëse do të vazhdojnë operacionin për mënjanimin e barrikadave nëse vlerësohet e nevojshme. Në kuadër të zhvillimeve më të fundit, edhe misioni i EULEX-it ka kërkuar që rrugët të lirohen për qarkullim.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adamek, konfirmoi se gjatë aksionit të sotëm janë ndaluar 5 persona, të cilët i janë dorëzuar policisë së EULEX-it dhe pas marrjes në pyetje janë liruar.
Shekulli!
[video=youtube;pe-Hjq0NfMI]http://www.youtube.com/watch?v=pe-Hjq0NfMI[/video]
 
Titulli: Përleshje në Jarinjë, plagosen 4 ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë

Nuk e di deri kur do vazhdoje kjo situate e tille. Burrat e vertet dihet ku tregohen. U ngopem me fjale boshe dhe premtime boshe.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top