Perla të gjuhës shqipe

Love

βeℓℓe â๓e
"Gjuha jonë është e varfër". Këtë e dëgjoj dhe e lexoj shpesh, e më vret sytë. E kundërta është e vërtetë. Gjuhën shqipe e varfërojmë ne, për turpin tonë. Ca me snobizëm, ca me varfërinë tonë gjuhësore.
Për të provuar sa e pasur është gjuha jonë ju ftoj të sillni, bashkë me shpjegimin, shprehje dhe fjalë.



A - E ka gojën si arka e plakës - nuk e xjerr sekretin.

B - Bathë bathë po një kokërr - e njëjta gjë, po njësoj

C - I merr fjalët me cepa - keqkuptohet, i merr gjërat ters

ا - Flet çapërpik - nuk merret vesh se ç'thotë

D - (Def) Pesë defe e mbysin një tupan - kur ndërhyjnë shumë vetë punët prishen fare

Dh - Po e nxorri dhemballa e mori mehalla - Fjala hapet shpejt

E - Pa egjër - eshte njeri i paster, pa te meta

ث - I është ënjtur koka - flet pa kuptim, thotë brroçkulla

F - Si ferra e gomarit në mes të livadhit - thuhet per dike qe nuk perket aty, eshte i pavend

G - Ka pirë gurin e gjakut - ka vuajtur shume ne jete

Gj - S'i ndryshket gjilpëra - eshte shume punetor

H - Ta pjek hallvën - të bën keq, të bie në qafë

I - I lëshon fjalët ishqilas - flet me dyshim, me pasiguri

J - Shqep jorganin e arnon çarçafin - Prish një pune te madhe per te ndrequr nje te vogel

K - Po s'pata unë kalë, kurrë mos mbiftë bar - thuhet per ate qe shikon vetem intersin e tij

L - E peshon leshin në shpinë të deles - dikush që punon pa plan

Ll - rritur me llomishta djathi - rritur i varfer, ne skamje

M - është maçorr me veshë gomari - dikush që eshte budalla, mendjelehte

N - Dita e sheh, nata e ndien - cdo gje te besh do merret vesh

Nj - E do me zemren e njerkës - s'e do fare

O - Të vdektë ora në mut! - paç një fund të turpshëm

P - I qepur me pe leshi - pa gusto, i veshur pa shije

Q - E ka qimen gjok e mendjen log - mendjelehtë, budalla

R - është rasat qeni - është njeri i poshtër

Rr - Të rrjep si thiun - të shfrytezon

S - Ik sorrë e hajde korb - kur largohesh nga dicka e keqe, e perfundon akoma me keq, nga shiu ne bresher

Sh - Shkozën e bën vresht - thuhet për dikë qe i ecën puna

T - Ia nxorri tehun - e rregulloi diçka, e bëri përsëmbari punen

Th - Si thelpinjëe arrës në lëvozhgë - thuhet për dy vetë qe jane lidhur ngushtë

U - S'trembet ujku nga bubaçët - Nuk mposhtet lehtë dikush, eshte trim

V - Vjen si veriu e shkon si murlani - thuhet per nje njeri te shkathet, energjik

X - Sikur e ka ngrënë xekrri - eshte shume i merzitur, i shqetesuar

Xh - T'i lan xhepat - te vjedh, hajdut

Y - ثshtë yndyra e burrit - eshte me i miri

Z - I theu zemra brinjët - pati nje ndjenje te forte, i erdhi shume inat, shume i dashuruar

Zh - Hyn në zhgalle - ne rruge qorre

Blendi Salaj
 
Pe: Perla të gjuhës shqipe

ca ishte kjo me hehe gjithsesi bukur
 
Pe: Perla të gjuhës shqipe

Fjale te harruara shqipe, te vjetera, thenie popullore etj etj te cilat kane humbur gjurmet sot per fat te keq :( dhe qe jane perla te gjuhes tone shekullore :)
 
Pe: Perla të gjuhës shqipe

hahahahhaha ku i gjete moj aman mos na trazo halle :D
 
Pe: Perla të gjuhës shqipe

Disa te tjera ... Ju lutem te gjitheve mund te sillni dhe ju shpreje te tilla ne menyre qe mos te humbin gjurmet e tyre ne hirin e harreses ... Shqipja ka shume fjale dhe shprehje qe duhen ruajtur dhe shume te bukura

Me mire te dali syri se sa te dali nami!

Pula tjetrit duket e majme!

Mos u mbur si kokoshi n`maj te plehut!

Kalliri bosh e mban koken perpjet!

I urte, si thengjilli i mbuluar!

Uthulla e forte prish enen e vet!

Bytha eshte thes pa gjalm!

Nepsi eshte shoq i qeneit!

Ku ka ka tym ka dhe zjarr!

Ku ka ze s`eshte pa gje!

Me thuaj me ke rri te them se kush je!

Ai qe te levdon nuk te do!

Uji fle hasmi s`fle!

Cfare ka barku ,nxjerr bardhaku!

Mishi te piqet helli te mos digjet!

Mos kerko qiqra ne hell!

Sheh rrushi rrushin dhe piqet!

Ai bylmet ate stan ka!

Nuk behet vath me lepura!

Qesh me mire ai qe qesh i fundit!

Me mire nje mik se sa nje ciflik!

Vari hejbet!
 
Pe: Perla të gjuhës shqipe

Fshate e zanat shtepi e tabiat.

Me thuaj me ke rri te them se cili je.

Kujto qenin dhe bej gati shkopin.

Large qofte, se nga gojia ste gjen gje.

Ketej dhi e zgjebosur e k'tej bishtin perpjete.

Nga fryn era kthen krahet.

Shejtani fle ti e shpon.

Nga gardhi e ktej.

Shih me sy e plas me zemer.

Parajia nuk e ben njeriun por njeriu parane.

Uji fle hasmi s'fle.

Fol me goje e mos me dore.

Ai qe thot une di gjithçka, thjeshte nuk di asgje.

Shtepi pushke.

Me te mencurin hiqu i mencur, me budallain budalla.

Dy jane pak e tre jane shume.

Mikun se deh rakia por mikepritia.
 
Pe: Perla të gjuhës shqipe

Mbarsen nga mbarsen e pjellin tek une!!

Po ndenje me qen, morra do zesh!!

Me mire rri kot, se me fol kot!!

Cave u lundron metali, kashta jone mbytet.

Shefin, edhe kur e ke gomar mos ja hyp, mere per dore.

Beme baba, te te ngjaje..

Molla nen molle bie...

Ai qe te rreh,te do :D (shprehje e perdorur shume kjo)
 
Titulli: Perla të gjuhës shqipe

Peshku qelbet nga koka..

Rëndon bishti më shumë se sqepari..

U hap si vaji në lakra..

Hajde baba më trego arat..

.. nxjerr gështenjat me duart e tjetrit

Rri shtrembër, e fol drejtë !

.. i ka marrë koka erë..

S´ja ha qeni shkopin..

Prit gomar, të mbij bar..

I bën punët me b.th..

S'ngopet ariu me thërime..

Më mirë ta kesh gomarin lidhur,se sa ta kërkosh..

Kush mer hak, hap dy varre..

ا'ha barku,e nxjer bardhaku..

Varrosni burrin tim,se unë do vete në dasëm..

I jep me dorë, dhe i merr me këmbë..

Të vret natën,dhe të qan ditën..

Qan e veja, qajnë dhe miqtë..


Fjalë të serta popullore:

Të vraftë qulli

Të rëntë damllaja

Të hëngërt mortja

Të placin të dy sytë

Të rëntë mishi copa copa

Të griva mishin me gërshërë ..

Tu ngjallën krimbat?

ا'bëhet kështu, u bëmë si këmbët e dhisë?

Sa ikën macja, minjtë hedhin valle!

Këtu ka اeçua biçak!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top