Edi Shukriu
Përvjetorët e ngjarjeve historike, veçanërisht të atyre të mëdha, janë përkujtim dhe nderim për ata që i zhvilluan dhe jo për përvetësuesit e sotëm politik, pa marre parasysh cilës parti i takojnë. Këto manifestime duhet të jenë dhe nderim për ata që sakrifikuan me dekada dhe në kohët e pakohë që kjo trashëgimi të konservohet, të promovohet dhe t’u lihet në trashëgimi gjeneratave te sotme dhe atyre që pasojnë.
Këtë, në veçanti, duhet bërë me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast duhet rikujtuar kontributi i Muhamed Shukriut dhe i punonjësve të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe të Natyrës së Prizrenit dhe Rrethinës (sot: Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Prizrenit).
Vetëm qytetarët e vjetër të Prizrenit e dinë se për një kohë të gjatë ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte një ndërtese "e harruar", që qëndronte gjallë në shpirtin e banorëve të qytetit. Me shumë kundërshtime nga qeveritarët, para vitit 1968, Muhamet Shukriu bëri që tullë për tullë të lëvizej ndërtesa më në brendi, që të mos shkatërrohej nga kamionët që lëviznin rrugës së ngushtë midis saj dhe Lumbardhit. Për 90 vjetor, pra më 1968, ndërtesa u bë e gatshme për vizitorë, bashkë me objektet e ekspozuara në të.
Puna vazhdoi për 10 vjet të tjera, deri në manifestimin e 100 Vjetorit (1978), që po aq është tregim më vete. Jo vetëm që u pasurua ekspozita pas hulumtimeve dhjetëvjeçare, por u hap dhe ekspozita e përhershme me piktura me temën e Lidhjes, veshjet etnologjike të kohës së Lidhjes dhe biblioteka me dokumente të kohës (sot nuk ekziston). Ndërkohë, u bë dhe studimi antropologjik i eshtrave të Kryetarit të Lidhjes, Ymer Prizrenit, varri i të cilit gjendej në Ulqin.
ثshtë me rëndësi të përmendet se për herë të parë në rajon u rikonstruktua dukja e Ymer Prizrenit (foto nuk kishte), sipas analizave të profesorit të antropologjisë fizike, Dr. Nemeshkery nga Budapesti, dhe dorës dhe talentit të skulptorit të njohur të Kosovës, Prof. Agim اavdarbasha.
اdo gjë për 100 Vjetor u bë gati për 100 ditë: punohej edhe natën me reflektorë. Shumë nuk e dinë kur e vizitojnë sot Kompleksin e LSHP se në secilën dhomë ku gjenden pikturat, në përdhese dhe lart, banonte nga një familje. Për të gjithë gjeti formë për t'i vendosur gjetiu dhe asnjë banor nuk kundërshtoi, duke ia ditur vlerën kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për kombin.
Muhamed Shukriu la pas dhe të parealizuar projektin për zgjerimin e Kompleksit te Lidhjes edhe matanë lumit, me Alenë e Kolosëve të Kombit, tek rrëzat e Kalasë.
ا'bëri për Kompleksin e Lidhjes gjatë luftës e pas çlirimit, ndoshta mund të thuhet në ndonjë rast tjetër, por patjetër duhet ripërsëritur pyetja se a thua qeveritarët e kohës sonë i intereson kjo?
Po, manifestimet e ngjarjeve historike bëhen për nder të atyre që i bënë, si dhe për ata që nuk lënë që të parët të harrohen. Veprimi i drejt apo i kundërt është pasqyrim i nivelit tonë politik dhe atij të përgjithshëm kulturor.