Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përkrahësit e gylenizmit, “jeniçerët” e rinj të otomanizmit utopik

Ermir Gjinishi përdor një stilistikë të fortë në analizën e tij të ftohtë mbi polemikat që u shpërndanë menjëherë pas mbylljes së vizitës zyrtare në Tiranë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Në një intervistë për portalin “tesheshi.com”, doktori i shkencave historike, ish-nënkryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, analizon në gjerësi për marrëdhëniet me Turqinë, duke folur hapur dhe qartë për një nga fenomenet që po fuqizohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri me rrjetet e saj, siç është grupimi gylenist.

Zoti Gjinishi, vizita e Presidentit Erdogan solli një varg polemikash në opinionin publik si qëndrim “otoman religjioz” dhe ndërhyrje në laicitetin e shtetit. Cili është opinioni juaj për vizitën dhe trendin e polemikave?

Ne nuk mund t’i diktojmë liderëve të shteteve, cilët do qofshin, fjalimet apo tezat që shtrojnë. اdo shtet ka prioritetet, interesat dhe strategjitë e tij, të cilat jo domosdo mund të përputhen me ato të një shteti tjetër. Po kështu dhe ne. Kur ato përputhen, shtohet bashkëpunimi në interes të ndërsjelltë. Besoj se ky ështe shtrati i marrëdhënieve ndërmjet vendeve. Në këtë kontekst, vizita e presidentit turk ishte e rëndësishme. Ai erdhi me një paketë ndihmash qindra milionë eurosh dhe premtoi rritjen e shkëmbimeve tregtare tek një sifër mbi një milliard euro. Besoj se kjo është në interes të vendit tonë. Lidhur me polemikat, objektive apo subjektive qofshin, ato nuk duhet të cënojnë thelbësoren. Ekonomia jonë ka nevojë të forcohet. Qëndrimet otomane nuk i shërbejne interesave strategjike të vendit tonë dhe rajonit, për më tepër otomanizmi ka përfunduar që para një shekulli dhe çdo përpjekje për ta ringjallur atë është jo serioze dhe e pa pranueshme. Nga ana tjetër pati një tentativë të shëmtuar egzagjeruese për ta manipuluar thelbin e shqetësimit të shtetit turk mbi strukturat paralele gyleniste. ثshtë ligësi që për shkak të fjalorit të presidentit turk të renditemi në anën e një personi, i cili akuzohet për aktivitet të paligjshëm që cënon rendin kushtetues dhe sigurinë e një vendi mik dhe aleat si turqia. Gyleni është nxënës i Said Nursi, një antisekularist antiqemalist. Disa individë të rreshtuar përkrah gylenistëve janë jeniçeret e rinj të otomanizmit utopik në këtë mijëvjeçar të ri. Shteti ynë përfaqëson interesat e popullit shqiptar dhe jo të individëve apo lëvizjeve të fshehta. Marrëdheniet midis dy vendeve janë marrëdhënie bashkëpunimi reciprok që realizohen nga përfaqësuesit legjitim të shteteve dhe jo nga individë.

Gylenistët si grupim janë përhapur dhe në Shqipëri duke u integruar në struktura shtetërore mediatike dhe financiare. A rrezikojmë dhe ne në në një formim të një rrjeti paralel?

Ky është thelbi i shqetësimit. Strukturat paralele që synojnë kapjen e shtetit. Organizimi gylenist ka dy fytyra. Njëra e fshehur, e padukshme ligjërisht, që merret me organizimin, financimin, rekrutimin dhe infiltrimin në strukturat shtetërore me qëllim kapjen e institucioneve të rëndësishme politike, ekonomike, financiare dhe tjetra- paraqitje retushuese e frustruar e imazhit të Gylenit si mendimtar, dijetar, akademik, altruist, promovues dhe mbështetës i vlerave të demokracisë dhe dialogut ndërfetar. Realisht Gyleni është me arsim fillor. Në kohen kur do të merrte statusin e rezidentit në SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare Amerikane paraqiti para gjykatës dokumentacionin përkates ku e quante atë, lider të një grupimi fetar.

Paraqitja e tij si opozitar politik dhe i përndjekur politik është manipulim i pastër. Strukturat e fshehta paralele të kësaj forme cënojnë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, prekin sovranitetin kombëtar. Në Shqipëri, strukturat gyleniste janë prezente.

Në një debat që morët pjesë tek emisioni “Tonight” të Ilva Tares, ju thatë që dhe KMSH është prekur nga fenomeni gylenist madje po thuhet se po zhvillohen lobime për të marre financime nga vende të tjera që të shmanget Turqia. A duhet KMSH të rrijë larg rrymave?

اdo penetrim sektar okult në botën religioze shqiptare rrezikon prishjen e bashkëjetesës dhe dimensionin kombëtar të autoritetit fetar. Vendosja në krye të KMSH të një personi jo klerik, jashtë traditës dhe profesionit që kerkon ai vend, dëmton jo vetëm autoritetin e KMSH por dhe misionin e tij. Komuniteti fetar ka dimension kombëtar dhe gylenizimi i tij cënon boshtin e bashkjëtesës fetare. KMSH duhet të ruajë identitetin e tij, larg çdo rryme apo influence cilado qoftë ajo.

Pati një keqkuptim të një momenti njerëzor të përlotjes së presidentit Erdogan. Ju si e shikoni këtë polemikë?

Do të ishte ideale që nxënësja e medresesë të recitonte vargjet e Dalliut, Hafiz Ali Korces apo ndonjë kleriku tjetër shqiptar.

Në një intervistë të kohëve më parë historian i njohur, James Pettifer ka thënë se marrëdhëniet me Turqinë janë të rëndësishme për Shqipërinë pasi përbën vend me rëndësi globale, cili është opinioni juaj mbi këto marrëdhënie?

Në rrugën e partneritetit tonë të përbashkët si vende anëtare të NATO-s, aspirante për në BE, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon, këto marrëdhënie bashkepunumi, i shërbejnë qëllimeve të përbashkëta gjeostrategjike. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

Kohët e fundit kemi një rritje të përfaqësimit politik dhe opinionbërës të intelektualeve te afiluar si në kohezonin katolik apo ordodoks që shtrojnë ide dhe mbështesin teza, të cilat i mbrojnë në mënyrë legjitime. A mendoni që edhe inteligjenca muslimane duhet të jetë aktive në debatin publik?

Personalisht jam kundër fetarizimit të politikës apo politizimit të fesë. Janë dy gjëra të ndryshme, të cilat nuk konkurrojnë njëra-tjetrën por bashkëjetojnë në hapësirat e tyre kushtetuese. Feja nuk është politike dhe politika nuk është fe. Perpjekjet për t’i shkrirë njëra me tjetrën apo për të përdorur njërën në funksion të tjetrës cënon sistemin në tërësi. Shpesh shartesa të tilla bëhen për synime elektorale.

Shqiptarët muslimanë e të krishterë i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme për të marrë pjesë në jetën politike. Nuk është e nevojshme që ta kushtëzojnë këtë me përkatësine religjioze. Ne jemi një shtet laik.

Kjo nuk do të thotë që bota fetare të mbyllet dhe të margjinalizohet. Shoqëri e shëndetshme është ajo ku individët integrohen plotësisht, pavaresisht diversitetit.
tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back