Përhapeni selamin

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Kresha

A pretty face can never trick me
Selami është përshëndetje e veçantë e muslimanëve, ata me këtë përshëndetje përshëndeten dhe me këtë përshëndetje dallohen prej tjerëve. Mirëpo fatkeqësisht kjo përshëndetje shpesh herë ndodhë që të sulmohet nga disa bashkëkombës tonë si përshëndetje jo shqipe dhe se si e tillë nuk duhet të përdoret nga shqiptarët. Ata kur e thonë këtë nuk janë të sinqertë sepse në gjuhën e përditshme kanë hyrë shprehje të shumta jo shqipe, mirëpo askush prej tyre nuk i kundërshton këto shprehje madje edhe përdorimi i tyre është edhe më i shpeshtë. Selami është një përshëndetje e cila ka gjetur shtrirje një kohë shume shekujsh tek shqiptarët, andaj edhe të debatohet rreth saj se sa është shqiptare është një absurd i radhës.

Sidoqoftë, kur e promovojmë selamin si përshëndetje fetare në mesin e muslimanëve nuk refuzojmë përshëndetjet tjera shqipe pas selamit, por edhe e tregojmë vlerën dhe përfitimin nga kjo përshëndetje, ato fetare dhe ato psikologjike.

Në vijim do ti përmendim disa rregulla që kanë të bëjnë me selamin.

Pse kjo shprehje?

Pse është përcaktuar përdorimi i kësaj shprehje për tu përshëndetur mes veti muslimanët?

Kjo shprehje është zgjedhur të jetë përshëndetja e muslimanëve për dy arsye kryesore:

- Ka kuptimin e lutjes për shpëtim nga çdo defekt në fe apo në shëndet, vepër e cila vetvetiu e edukon muslimanin të ketë shpirtmirësi dhe të kujdeset për të gjithë njerëzit që e rrethojnë në jetën e përditshme, gjë e cila nuk ndodh me përshëndetjet tjera.

- Ka kuptimin e ripërtëritjes së marrëveshjes mes muslimanëve për mbrojtje të gjakut, nderit dhe pasurisë së tyre, vepër e cila tregon natyrën paqësore të muslimanit dhe rolin e tij konstruktiv në shoqëri. Ai me këtë lloj të përshëndetjes u tregon të gjithë atyre që e rrethojnë në jetë se njeriu nuk guxon të mendojë e jo më të veprojë për të nëpërkëmbë nderin, gjakun a pasurinë e atyre që e rrethojnë.

Pra është një proces i tërë i edukimit në vlera shumë kolosale, për të cilat nevoja e shoqërive tonë është tejet shumë e madhe, dhe sa vjen e shtohet edhe ma tepër.

Andaj, nëse këto kuptime që dalin nga selami janë të pakta, nuk e di se cila përshëndetje mund të na edukon në kësi gjëra pa investim nga ana jonë dhe në mënyrë të pavetëdijshme?!

Urdheri për përhapjen e selamit

Allahu i Madherishem thotë:

"... Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni". (En-Nur: 61).

Komentatorët e Kuranit duke e komentuar këtë ajet i kanë dhënë tre sqarime:

- Ta përshëndet njeriu tjetrin kur hynë në shtëpinë e tij.

- Të përshëndet familjen kur hynë në shtëpi.

- Të përshëndet robërit e mirë edhe nëse shtëpia është boshe.

Profeti Muhammed a.s. na ka thënë:

"Detyrat e muslimanit karshi muslimanit janë gjashtë. I thanë: cilat janë ato?
ثshtë përgjigjur:

- Kur ta takosh ti japish selam;

- Kur të thërret ti përgjigjesh ftesës;

- Kur të kërkon këshillë prej teje, ti japish këshillë;

- Kur të teshtinë dhe të thotë elhamdulilah- falënderoj Allahun, ti thuash: jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë;

- Kur të sëmuret ta vizitosh;

- Kur të vdes t'ia përcjellësh xhenazen".
(Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi a.s. thotë:

"Selami është një emër prej emrave të Allahut, të cilin e ka shtrirë në tokë, andaj përhapeni mes jush. Nëse njeriu kalon pran disa njerëzve dhe u jep selam e ata ia kthejnë ua kalon atyre në shpërblim për një gradë, sepse ua kujtoi selamin, e nëse nuk ia kthejnë ua kthen ai që është më i mirë se ata". (Bezari, sahih).

Muhammedi a.s., dhënien dhe kthimin e selamin e ka llogaritur si detyrë që kemi ndaj rrugës, duke thënë:

"Kujdes, mos rrini në rrugë. I thanë: disa herë e kemi patjetër, janë vendtubimet tona, ku flasim. Tha: nëse detyroheni të rrini rrugëve, atëherë jepjani hakun rrugës. I thanë: cili është haku i rrugës? Tha:

- ulja e shikimit,

- largimi i pengesave,

- kthimi i selamit,

- urdhërimi në të mirë dhe

- ndalimi nga e keqja".
(Buhariu dhe Muslimi).

Historia e selamit

Na tregon Pejgamberi a.s. se selami është përshëndetja e parë e banorëve të dynjasë, me Ademin, alejhisselam, ashtu si dhe do të jetë përshëndetja e banorëve të xhenetit.

Thotë i Derguari yne, Muhammedi a.s. :

"Allahu krijoi Ademin, alejhisselam, të gjatë gjashtëdhjetë kutë, pastaj i tha: shko dhe përshëndeti ato melaqe dhe dëgjo se me çka do të përshëndesin, e ajo do të jetë përshëndetja jote dhe e pasardhësve tu. Tha: esselamu alejkum, e ata i thanë: ve alejkumusselam ve rahmetullahi ve berekatuhu. Shtuan ve rahmetullahi". (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadithe na tregon qartë se kjo është zanafilla e selamit në dynja dhe na mjafton të konsiderohet privilegj për ne kjo përshëndetje. Me këtë përshëndetje krijon një ndërlidhje historike me fillimin e njerëzimit, besoj se kjo na mjafton si nder për ne.

Përshëndetja e banorëve të xhenetit

Në xhenet na përshëndesin me selam melaqet por edhe besimtarët mes vete përshëndeten me selam.

Allahu i Madheruar thotë:

"... ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend". (Er-Rad: 23- 24).

Gjithashtu Allahu i Madheruar na tregon:

"E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë". (Ez-Zumer: 73).

Kurse për përshëndetjen e besimtarëve mes vete na thotë:

"Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë". (El-Ahzab: 44).

"Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami". (El-Vakia: 25- 26).

"E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është “Selam” – paqe". (Ibrahim: 23).

(vazhdon...)
 
Ata kur e thonë këtë nuk janë të sinqertë sepse në gjuhën e përditshme kanë hyrë shprehje të shumta jo shqipe, mirëpo askush prej tyre nuk i kundërshton këto shprehje madje edhe përdorimi i tyre është edhe më i shpeshtë. Selami është një përshëndetje e cila ka gjetur shtrirje një kohë shume shekujsh tek shqiptarët, andaj edhe të debatohet rreth saj se sa është shqiptare është një absurd i radhës.

(vazhdon...)

Te pretendosh se selami eshte shprehje shqiptare dhe eshte misheruar me shqiptaretn eshte njejte si te thuash se BAY ishte shprehje Ilire.
Ai qe e ka shkruar kete artikull tregon kapacitetet e veta madje tregon se ai jeton larg, shume larg perditshmerise shqiptare. :gjujpeshk:
 
Fjala Selam Alejkum te populli Shqiptare perdoret qysh moti , edhe para lufte ;)

edhe sot po perdoret shum kam edhe disa shok te fes katolike qe kur dojn te me pershendetin me pershendetin me SELAM ALEJKUM thjesht nga respekti qe kan per mu ;)

kshtu qe nese nuk te pelqen qfar shkruan ne ket tem pse hyn ?
 
Nuk po shkruaj ketu se spo me pelqen diqka por po ju tregoje nje te verteten shume te madhe. Fjala Selam dhe Alejkum Selam, perdoret shume rralle ne Kosove, dikur rreth 4-5% e popullates. Madje jam kunder edhe artikullshkruesit i cili bene nje genjeshter te madhe kur thote se ''kjo përshëndetje shpesh herë ndodhë që të sulmohet nga disa bashkëkombës tonë si përshëndetje jo shqipe dhe se si e tillë nuk duhet të përdoret nga shqiptarët''.:lexim::lexim:Kjo pershendetje edhe nuk eshte shqipe.
Ne te kunderten kjo shprehje perdoret vetem nga disa.
Te genjeshe te tjeret eshte lluks por te genjesh vetveten s'eshte gje tjeter pos budallallek. Kjo pershendetje perdoret mjafte rralle, madje edhe te vjetrit qe frekuentojne me shume xhamite, perdorin fjalet pershendetese shqipe. Ne rruget, oborret, familjet Shqiptare te Kosoves jane pershendetjet e zakonshme mvarsisht nga koha: Miremengjes, mirdita, mirmbrema, mirseerdhe, mir se ju gjeje, ju ngjat jeta e plot e perplote fjale te bukura dhe shume domethenese. :gjujpeshk:
 
shoki e din ti qe nuk je askund , po mundohesh te thuash diqka qe po thua kto jan genjeshtra qe nfakt ti je duke genjy ku e din ti se kush shkon ne Xhami ? kur nuk shkon asnjeher ? ne Xhamit ne prishtine sidomos 2-3-4 vitet e fundit ka me shum te ri se sa pleq ;) vetem nje dit shko ne nje Xhuma , ne ndonje Xhami e shikon se kush shkon me shum ne nje Xhami qe shkoj ktu ne Bregun E Dillit , eshte 4ter kat ;) dhe te gjitha katet gjat Xhumas jan full qe nuk ke vend e te shikosh aty dominon 80 % apo me shum nga mosha 14, 15 vjeqare deri ne moshen 25 , 30 vjeqare ;) por ke edhe nje % femi te vogel qe vin me prind apo dikon te aferm te tyre ;) pra mos u mundo te i thuash dikuna po genjen kur genjen vet sepse me genjeshter nuk arrin asgje , e tash ti shikosh te gjith ata qe shkojn neper Xhamia qe 99 % prei tyre Selam Alejkum thojn at'her po i bjen qe shum po thojkan Selam Alejkum dhe po i bjen qe ti po genjen ( s'eshte hera e fundit ) Aight Selam Alejkum e ki edhe ti ;)
 
A munde te me tregosh cfare lloj matematike eshte kjo apo eshte matematike sui generis? A vetem ne xhami jetohet ne Prishtine?:gjujpeshk:
 
Sinqerisht gezohem per ju qe keni gjetur veten ne fene Islame dhe kjo fe e kjo menyre jetese ju ben te lumtur.

Doja vetem te komentoja tek shprehja "Alekum Selam - Selam Alekum". Dihet se perdoret ne Xhami kur pershendeten besimtaret me njeri tjetrin, por gjithashtu dihet se ato njerez ne ate Xhami 4 kat, perbejne vetem nje pjese te vogel te popullsise se Kosoves apo jo Black Devil.

Persa i perket miqve tu Katolik qe kur te shohin ty te thone "Alekum Selam" ajo eshte, sikur the dhe ti, nje shenje respekti e asgje me teper. Nuk hyn ne ate pjese te popullsise qe perdor kete fjale per te pershendetur dike.

Persa i perket brezit te vjeter, besimtar apo jo ato thone "Tungjatjeta" me pare se "Alekum selam". Brezi i vjeter gjithmone ka qene Shqiptar njehere, me pas ka qene Mysliman, sot nje pjese e Shqiptareve e quan veten Mysliman njehere pastaj Shqiptar.
 
Black mesiguri disa flasin per fshatera jo per Prishtinen :D
Sa lezet eshte kur te pershendet apo e pershendet dikend me Selam Alejkum (Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi ju)
 
Kaq din disa. Mjerimi nuk ka kufi. Te quash 80% e 600.000 banoreve te Prishtines duke nxjerr kete konkludim nga 15 xhami qe zejne me se shumti 200 veta brenda, nuk di se cfare ti shtoje tjeter. Pastaj kaq eshte Islami ne Prishtine sa munde te verehet i cik vetem diten e xhumase? :eek:hh:Kam harruar si quhej ajo libra: Liza ne boten e endrrave apo Liza ne boten e qudirave! :lexim::lexim::lexim:
 
Islami eshte 1 Ummet/Popull. Ka nje pershendetje qe i dallon nga besimtaret tjere, pra, pershendetjen Islame "Selamun Alejkum". Kjo pershendetje, nuk eshte vetem e arabeve, as e amerikaneve, as e te tjereve, por eshte pershendetje per mbare boten Islame, duke perfshire ketu edhe shqiptaret musliman. Andaj, nuk ka rendesi a eshte pershendetje shqiptare apo jo, me rendesi eshte pershendetje Islame.
Personalisht flas per vetveten time, kjo pershendetje eshte prezente tek e gjithe familja ime e ngushte dhe e gjere, duke perfshire edhe ata qe nuk falen, pershendeten me ne me " Selamun Alejkum". Pastaj nje pjese bukur e madhe e shoqerise sime, edhe pse nuk falen rregullisht, pershendeten ne kete menyre, kemi edhe ne forum te tille. Me fjale tjera, une me shpesh e ndegjoj kete pershendetje Islame, e qe eshte per muslimanet kuptohet, se sa pershendetjet tjera, qfaredo qofshin ato. Sic eshte cekur edhe ne artikull, pas selamit nuk i refuzoj pershendetjet tjera shqipe.
 
Sinqerisht gezohem per ju qe keni gjetur veten ne fene Islame dhe kjo fe e kjo menyre jetese ju ben te lumtur.

Doja vetem te komentoja tek shprehja "Alekum Selam - Selam Alekum". Dihet se perdoret ne Xhami kur pershendeten besimtaret me njeri tjetrin, por gjithashtu dihet se ato njerez ne ate Xhami 4 kat, perbejne vetem nje pjese te vogel te popullsise se Kosoves apo jo Black Devil.

Persa i perket miqve tu Katolik qe kur te shohin ty te thone "Alekum Selam" ajo eshte, sikur the dhe ti, nje shenje respekti e asgje me teper. Nuk hyn ne ate pjese te popullsise qe perdor kete fjale per te pershendetur dike.

Persa i perket brezit te vjeter, besimtar apo jo ato thone "Tungjatjeta" me pare se "Alekum selam". Brezi i vjeter gjithmone ka qene Shqiptar njehere, me pas ka qene Mysliman, sot nje pjese e Shqiptareve e quan veten Mysliman njehere pastaj Shqiptar.

Un tregova qe jo vetem ne Xhami po edhe ne rrug i ndegjon shumicen qe pershendeten me at fjal SELAM ALEJKUM , edhe tregova qe edhe te fes katolike po mendoj per shokt e mi e perdorin ne shoqerin ton qe kam ;)

edhe siq thash qe qata neper Xhamia e perdorin fjalen Selam Alejkum gjdo dit ne rrug ne shtepi etj etj po thom per shumicen se ka edhe plot qe i njoh un fola vetem per nje Xhami qe shkoj un edhe nuk eshte siq thot aj qe i ka hup rruga n'oborr kitrra qe i nxen 200 veta po qaty ku shkoj un i nxen afer 1 mi apo me shum veta ;) edhe zakonisht ashtu mbushet gjat Xhumas gjithmon ;)

fjala Tungjatjeta te ne nKosove pak veta e perdorin vetem disa te quajtur intelektual qe jan mbi 70 apo 80 vjeq dmth edhe jan pakic shum , kejt ktu po flitet me perzimje por e verteta eshte e vertet qe fjala Selam Alejkum po ndegjohet gjdo dit ;)

e siq ka thon Liza ndoshta ndokush nfshatin e tij se ndegjon ku ta di un pse ndoshta edhe aj vet gjith diten eshte duke punu aren e tij si dihet shehrin e sheh 1 her njavt ;)

po kjo nuk ndodh vetem ne Prishtine po ne shum qytete qe mbjen shpesh te shkoj ndegjohet ajo fjal ;)
 
per ata qe iu duket se jemi duke jetu si liza ne boten e qudirave iu kisha porosite nese keni kohe vetem te kaloni neper qendren studentore ne prishtine dhe jo ma large dhe te degjoni ne rruge se cila fjale pershendetese me se shumti do te degjohet.nese keni deshire per ata qe jane larg prej prishtine do u tregoj se cila eshte ajo pershendetje.ajo eshte pershendetja e banoreve te xhenetit :Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.
 
Black mesiguri disa flasin per fshatera jo per Prishtinen :D
Sa lezet eshte kur te pershendet apo e pershendet dikend me Selam Alejkum (Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi ju)
Shume urim i bukur. Ka me lezet ne shqip! Liza
 
Black mesiguri disa flasin per fshatera jo per Prishtinen :D
Sa lezet eshte kur te pershendet apo e pershendet dikend meSelam Alejkum (Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi ju)

ncncnc me then te drejten 1 here ne 4 vjet e degjoj kete fjalen dhe e degjoj nese shkoj afer xhamise kjo seshte pershendetje lol eshte dicka fetare qe perdoret ne xhami dhe jo ne rruge LOL

p.s"as Giove as Geova, as Crishti dhe as Allah. te gjitha fete jan krijim i njerezise "
 
Shikoni, nuk eshte fjala se kush po e munde njeri tjetrin me mendime ketu. Poenta qendron se ne gjate tere jetes sone duhet ta themi te verteten dhe vetem te verteten.
Une nuk po pretendoj se vetem mendimi im eshte i vertete. Une po sjelle nje te vertete te madhe me shifra konkrete. Ai qe jeton dhe punon ne Kosove nuk mundet ta anashkaloj kete. Eshte shume e vertete se ne Kosove, Shqiptaret qe jetojne aty, mbi 95 % mund te konsiderohen ne njefar menyre me besim Islam ( nese na takon te thuhet keshtu se deri me tani nuk jane bere asnje statistike). Pyetja qendron ne ate se sa jan praktikues te Islamit. Shume pak, madje aq pak sa perkunder asaj se egzagjerohet mjafte shume kjo shifer nuk arrin as 10 % e popullates, madje kjo shifer eshe e egzagjeruar.
Kete e them jo pse kam diq kunder Islamit, perkundrazi une e cmoj larte Islamin te Shqiptaret, por jam kunder imponimeve te formave te Islamit ( qe shepesh skan te bejne fare me Islamin) dhe jam kunder imponimeve te zakoneve nga lindja dhe do te jem kunder gjithmone, dhe jo vetem nga Lindja.

Pretendimet se fjala SELAM, eshte e perhapur nder shqiptar jan te kota. Kete fjale edhe munde ta hasesh: ne rruge, univrsitet, konkvikte por ne raste mjafte te rralla andaj thenjet se kjo fjale perdoret ne te shumten e rasteve jane plotesiosht te pabazuara. Cdo kush qe jeton dhe punon ne PrishtinE apo ndonjeren nga qytetet e Kosoves e veren kete qysh ne hapat e pare. Dikush ketu pretendon se vetem ata jetojne dhe kan njohuri rreth jetes ne Prishtine. Une them se e njoh mjafte mire Prishtinen. Madje fatmirsisht Prishtina ka edhe Fakultetin e Studimeve Islame por edhe shkollimin e mesem ne kete drejtim. Kjo eshte nje e vertete e madhe ashtu siq eshte e vertete e madhe se ne mbi 95 % te lokaleve te kryeqendres sone jane prezente por edhe konsumohet ne mase te caktuar alkooli. Gjithashtu ne Prishtine ne Institucionet Qeveritare eshte e lejueshme qe te kryhen rite fetare ne kohen e tyre. Ja psh. Ne institucionin ku une punoj mbikqyresi im fale te gjitha vaktet dhe nuk pengohet nga askush perkundrazi e respektojme. Por me te pershendetemi me pershendetje shqipe. Por nga 100 te punesuar vetem dy veta fallen rregullisht ndersa te Premten xhamin e vizitojne 5 nga te punesuarit. Kjo ne mase i bie 5%. Une e di se ku eshte edhe ajo xhamia ne bregun e diellit, madje eshte skaj asaj nderteses se bardhe dhe ka ca nga qeshmet jashte dhe numri prej 1000 personash eshte i tepert. E di edhe konviktet ku jan dhe para dy vitesh jam ndare nga to. Di cdo pore te jetes qe zhvillohet ne to sepse kam jetuar 4 vite aty. Madje shkoje mjfate shpeshe se kam familjare, andaj mendimet e imponuara nuk me pelqejne. Te bejme muhabet shiofrash dhe ata qe mendojne ndryshe beni llogari:

Prishtina ka diku 500000 banor ne mos me teper. Te gjithe e dim se sa xhami ka Prishtina dhe se sa njeres munde te zejne ato. Diteve tjera aty ke shume pak por ne do marrim diten e Premte ( te xhuman ). Llogaritni prodhimin mes numrit te xhamive dhe mesatares se njerezve qe zejne ato ( merrni cfardo numri vetem mos e kaloni 1000 se ska xhami ne Prishtine qe nxene 1000 persona). Shumen e fituar krahasojeni me 500000 dhe llogaritni %. Maksimumi qe do ju dali eshte 7 %, madje shifer e egzagjeruar kjo.
Une vij nga Suhareka. Nje qytez me diku 70000 banore. Qyteza si qyteze ka mbi 20000 banore. Ka vetem nje xhami qe te premteve mbushet plote dhe nxe te themi per qejf 1000 veta ( edhe pse as gjysmen nuk e nxe qe besa edhe nuk mbushet). Beni nje llogari te thjeshte. = 5 %.

Pra, ju lutem une per deshiren e dikujt edhe munde te pranoj ate cfare ju po pretendoni ama me vjen keq por sinqersiht e them se ajo eshte e pavertete. Nje e pavertete e madhe.

Fjala SELAM ne shoqerine kosovare eshte shume pak e perdorur. Munde te thuhet lirishte se kjo fjale eshte e perhapur ne jeten e kesaj shoqerie po aq sa jane te perahpura edhe fjalet tjera te huaja: BAY, QAO etj, etj.

Pra ju lutem, une po kerkoje vetem te jemi te sinqert, sepse shifrat flasin.
 
Tema u pastrua nga t'gjitha postimet t'cilat s'kishin t'bejne asgje me temen. Ju lutem permbajuni temes.

Tema eshte si info per muslimanet te cilet e perhapin selamin por, t'cilet nuk e kan ditur historine e Selamit dhe rendesine e saj, poashtu si porosi nga i madhi Zot dhe nga i Derguari yne, Muhammedi a.s. , qe ta perhapim selamin me njeri tjetrin. Nuk po flasim ketu per % e muslimaneve t'cilet e praktikojne apo jo Islamin. Askund ne teme nuk thuhet se t'gjithe shqiptaret e perdorin "Selamin". Tema eshte qe te perhapet "Selami". Ne krahasim me para 10 vitesh sot ka ma shume se atehere edhe eshte bere dukuri me normale ta degjosh ne rruge kete pershendetje. Po ne krahasim me para 50 vitesh nuk eshte as afer si atehere qe jane pershendetur shume njerez.

Fjala "Bye" - "Qao" jane futur ne Kosove pasluftes lirisht mund te them kiterr. Ndersa Selam ka ekzistuar edhe para luftes, sidomos tek pleqt, t'gjithe kur jane futur ne ode jane pershendetur me "Selam Alejkym burra". Andaj, ta krahasosh "Selamin" me "Qao", "bye" eshte nje shembull tejet i dobet.

Ju kisha lutur t'i permbaheni temes. Ata qe jane musliman praktikant, le t'diskutojne rreth vleres se perhapjes se selamit, nqfs kane dic per te shtuar ne kete teme, ne kete menyre ne te tjeret do t'perfitojme dituri nga njeri tjetri. I mirepresim edhe mendimet e besimtareve tjere, nqfs kane te bejne me temen dhe nuk ofendojne/lendojne te tjeret dhe besimin fetar. Postimet t'cilat s'kane t'bejne asgje me temen do fshihen sikur qe u fshine edhe keto te fundit.

PAQE
 
Redaktimi i fundit:
Shqip paster bukur pa gabime Ska si pershendetja ne gjuhen shqipe...

Ne kemi qen 500 vjet te sunduar nga islamist turk kemi dhe do te mbesin te till Turq si ne forum po ashtu edhe ne jet reale...

Mjafton me shpirt te jesh besimtar ne Islam edhe me ide te mbrojm Shqiptarizmin.

Posht idet e lodhura islame.
 
Shiqo loverdjali tema e hapur nga ana juaj qysh ne hyrje te saj bie ne kundershtim me ato cfare mundohesh ti arsyetosh tani. Ne hyrje te saj shkruesi i temes futet lakrave kur shkruan: ''që të sulmohet nga disa bashkëkombës tonë'', pra kjo ishte shume e tepert ne ate shkrim. Gjithashtu artikullshkruesi nuk turperohet fare kur thote: ''se ne gjuhen shqipe kan hyre shume fjale te huaja'' duke harruar se poashtu fjala SELAM, eshte fjale e huaj. Ne kete menyre artikullshkruesi ne pasuesin e pare bene gabimin e pafalshem kur deklaron se: te debatohet rreth fjales SELAM, se sa eshte shqiptare eshte absurd i radhes. :ciaoo:Ketu duhet vene gishtin kokes i cik.

Prap kur jep sqarime rreth perdorimit te fjales SELAM, tani dhe para 10 viteve gabohesh loverdjali. Para 10 viteve si rrethane e kushteve qe kemi jetuar atehere shumica e qytetareve te Kosoves kan jetuar neper fshatra dhe per kete me siguri je i vetdijshem. Gjithashtu edhe shkalla e analfabetizmit ishte i cik me e larte. Krahasoje me jeten e sotshme te quytetareve te Kosoves. Pra qe nga 1945 kur shkaku i analfabetizmit te shqiptareve ( mbi 95 % analfabet), kohe ne te cilen populli shqipatar jo qe perdorte fjale te huaja perfshire edhe turke por edhe barte garderobe te huaj perfshi turke. Kjo periudhe ka vazhduar duke u zhdukur ne menyre te ngadalt deri me hapjen UNIVERSITETIT TE PRISHTINES. Pas kesaj periudhe arsimimi beri te veten dhe sot fatmirsisht fjalet e huaja gjejne me pak se kurdo here perdorim ne jeten e perditshme. ne kete menyre edhe fjala SELAM ka evoluar. :gjujpeshk: Kaq per momentin.
 
ncncnc me then te drejten 1 here ne 4 vjet e degjoj kete fjalen dhe e degjoj nese shkoj afer xhamise kjo seshte pershendetje lol eshte dicka fetare qe perdoret ne xhami dhe jo ne rruge LOL

p.s"as Giove as Geova, as Crishti dhe as Allah. te gjitha fete jan krijim i njerezise "

Edhe une te them te drejten cdo dit e ndegjoj ket pershendetje ne Xhami nuk kam koh te shkoj e ta ndegjoj po e ndegjoj ne rruge, nese te intereson aq shum a perdoret kjo pershendetje tek ne vizito vetem Fakultetin e Mjeksis ne Prishtine aty do ta ndegjosh madje edhe shpesh.
Une quditem pse disave ju pengon aq shum kush te doj le ta perdore ket pershendetje kush mos le te doj mos ta perdore as kush askend nuk e shtin me perdore me forc ncncnc :D shum po me qeshet me do qysh e kan marr shum afer zemres LOL LOL
 
Nisja e ksaj teme eshte propagand.
Ashtu sic ju kam lajmeruar te tilla tema nuk j an te lejushme.

Sic thash edhe po them serisht nuk lejohet propagand fetare.

Kjo tem mbyllet ktu edhe pas pak dergohet ne kosh.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top