Pergjime/ Skandale/ Rama mbron Fatmir Xhafaj

Darius

DENY IGNORANCE
Njeriu që bisedoi me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm për të dërguar drogë përtej detit siç dëgjohet në përgjimin e publikuar nga PD është Albert Veliu, 51 vjeçar i papunë, skafist që ka punuar me grupin e Agron Xhafajt në Itali me kokainë. Në një intervistë që u transmetua nga selia e PD-së, Veliu pranoi se ishte ai që bisedoi me Agron Xhafajn dhe që dëgjohet në bisedën ku është folur për të kaluar drogën në Itali.

93954657-89c5-4995-b0d6-20c85a416d7c-1.jpg

Veliu tha se kishte punuar në Itali deri në vitin 2002, ku bënte pjesë në grupin e komanduar nga Agron Xhafaj dhe tregoi të gjithë historinë nga ku është shkëputur përgjimi audio. “Kam punuar shoqërues gomonesh por hoqa dorë në 2000, se nuk e përballoja dot më. Shpëtova dy herë nga vdekja. Agronin e njoh që në vitin 1999 me anë të një mikut tim që sot ndodhet brenda në Brindisi në Itali. Qenë një grup që komandonin punën. Merrnin mallin dhe ne e shisnim” tha Veliu, që ka bërë dënimin prej 7 vitesh burg në Peskara.

“Punonim bashkë. nuk më solli asnjë paketë cigare si shok, për aq vjet që njiheshim bashkë. Kur dola nga burgu më ofroi një punë për djalin, kamarier” tregoi zhgënjimin e tij njeriu që dëgjohet në përgjim t’i kërkojë nder Agron Xhafajt për t’i kaluar drogën në Itali.

“4 muaj ka. I kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali. Hashash. I kërkova favor. Me prezantoi me këtë, Ermalin. E vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert. Erdhi koha. Nuk e bëra rrugën, por e vërtetova që… Në momentin që erdhi koha për t’u bërë rruga, nuk e bëra rrugën se kam bërë 7 vjet në Itali. Vetëm e vura në provë për ta zhveshur, se cili është Agron Xhafaj. Vajta te ai se kur isha në burg në Itali, nuk më solli një paketë. është biznesmen, mes të gjithave. Komandon dhe Vlorën. Në çdo lloj drejtimi me biznese, me dyqane. Në çdo lloj drejtimi”

I pyetur nga intervistuesi, që nuk identifikohet nga selia e PD-së se çfarë lidhje ka Agron Xhafaj me hashashin, Veliu u përgjigj: Po atë punë ka bërë tërë kohë. Mbase jo me mua, por mund ta ketë bërë me të tjerë, që mbase nuk ia di emrat ose nuk mund të shprehem. Mua më bëri favor. Më tha: Bujrum, sille këtë çantë që ta hedh matanë”.

Agron Xhafaj e çoi tek Ermali, një drejtues policie sipas Albert Veliut që tregoi se ai ishte shef kufiri.

“Mbiemrin nuk ia di se s’mund të pyes tjetrin për mbiemrin. Jam ulur me të në tavolinë. Thonë këto që është falso. Le të verifikohet, po doli falso…” u shpreh Veliu që duket se intervistën e ka dhënë pas mohimit që i bëri Rama dhe Xhafaj materialit audio.

Skafisti në çdo moment të intervistës përsërit se nuk kishte ndërmend që të bënte vërtet rrugën drejt Italisë, por e gjitha ishte një provë që kishte dashur t’i bënte Agron Xhafajt, që e kishte lënë dikur në baltë.

“E dija se kisha informacionet e mia, kisha miqtë e mi. Që punon e bën. është njëri i saktë, korrekt. Që të ndihmon të hedhësh mallin në Itali. Ka miqtë e tij. Mua më dha një drejtim, një rrugë. Që do vesh te filani”

Duke iu drejtuar direkt Fatmir Xhafajt, ish bashkëpuntori i vëllait të ministrit tha se përgjimi është i saktë. “Janë vënë edhe nga ato, që është falso, nga ato që janë içik më lart, nga i vëllai i tij që na qenka edhe ekspert fjale dhe unë po i them si të dojë, që nuk jam në atë lloj rruge por ia vura në provë, që ai është njeri që vazhdon jetën e tij dhe unë vazhdoj jetën time. E vura në provë se më la në baltë kur isha në burg. Dhe unë tani i ktheva kurrizin dhe s’dua të merrem me asnjë lloj gjëje. Dua të shoh familjen time tani edhe unë. Kshu janë gjerat. Siç ia bën një njeriu, ashtu do e pësosh”.

Veliu tregoi se Agron Xhafaj ishte mik me Drejtorin e Policisë së Vlorës dhe me shefin e Kufirit. Drogën e kishte blerë me lekë borxh. Kishte pasur si synim të kalonte 100 kile por kishte arritur të siguronte vetëm 20 kilogram.

“Të gjitha ishin të zgjidhura. Rrugët ishin të hapura” tregoi Veliu për rrugën e gomones me drogë drejt Italisë. “Atë ditë që ne u bëmë gati për të bërë rrugën, u bë qameti në Vlorë. Pati përmbytje. Deti ka qenë 7-8 ballë. Kështu që u shpërndamë. është vështirë tha. ka pasur shumë probleme, tha dhe u shpërndamë. Unë unk e hidhja atë mall, thjesht bëra…”

Menjëherë pas publikimit të përgjimit, megjithëse emri i tij nuk ishte përmendur nga askush, kishin ardhur kërcënimet dhe identifikimi nga policia.

“Tani që doli video-përgjimi, më thotë djali “Baba je bërë figurë e njohur në Vlorë”. Shkoj te im biri, i kishte thënë shoku Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales. Dhe prap sot që po flasim i shkoi djalit te puna shefi i krimeve, Alketi. Dua të takoj babain tënd se do ta kalojmë në mbrojtje. Thuaj babait do të të marrim në mbrojtje. Unë skam bërë gjë që të marrin në mbrojtje. Unë jam fukara. më pikon shtëpia. Mua më mbron zoti. S’kam frikë se nuk i kam borxh njeriu. Le të jenë të lidhur me shtetin. Le të bëjnë çtë duan. Pse të më vijë mua shefi i krimeve që do më marrë në mbrojtje? Të thotë kush e urdhëroi? Nga kush doli emri im? Nga e mësuam emrin tim?” tha Veliu, duke lidhur kërënimet me vërtetësinë e materialit të përgjimit.

Alibia e kryeministrit se materialin audio e kishte dërguar në një agjensi që merrej me analiza shkencore të materialeve dhe pretendimin e Fatmir Xhafajt se zëri i vëllai i tij nuk ishte ai në përgjim, ish bashkëpuntori i Agron Xhafajt i ka dëgjuar. Pranon se ai ka qenë në atë bisedë. Ka qenë edhe vëllai i ministrit dhe se nuk ka asgjë të pavërtetë në këtë histori. Ai mohon ta ketë bërë vetë përgjimin, por thotë se e gjithë biseda është reale.

Në intervistë lëshon edhe mesazhe për ata që e kërcënojnë, kur lë të kuptohet se ka të tjera materiale.

“Filmime të tjera nuk kam bërë. I ka bërë Agroni. Aty janë të tjerat. janë fakte reale, si zëri që kemi folur.اoje ku të duash, ai zë është”


©LAPSI.AL
 
Lubonja për rastin Xhafaj/ Pse Rama gënjen gjithnjë e më trashë

Lubonja për rastin Xhafaj/ Pse Rama gënjen gjithnjë e më trashë

Pas publikimit nga opozita të vendimit të dënimit në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Xhafaj, pastaj të një dokumenti që sipas saj provon se maxhoranca në mënyrë të njëanshme e gati të fshehtë ka ndryshuar një nen të Kodit Penal, që pengon ekstradimin e vëllait të ministrit, si dhe të një audioje që provon se vëllai i ministrit vazhdon ende të ruajë lidhjet me krimin, Edi Rama doli më në fund, me një qëndrim ndaj gjithë këtyre akuzave.

Kryefjala e qëndrimit të tij ishte se kemi të bëjmë me akuza të montuara nga ana e opozitës, e cila po punon kundër interesit të shqiptarëve, duke i quajtur eksponentët e saj “vulëhumbur pa atdhe” dhe duke u shprehur se kjo “maskaradë destabilizuese meriton përgjigje të qartë edhe në rrafshin e ndëshkimit penal”. Për sa i përket audios, që është pika më e nxehtë e denoncimit, Rama tha se, për të marrë vendimin e tij politik, e ka çuar atë në një laborator ndërkombëtar për t’i bërë ekspertizë, ku është provuar se ajo është e rreme. Tani, sipas tij, i mbetet Prokurorisë që të vërë vulën që është kështu dhe atëhere shpifësit duhet të shkojnë në burg.
Ky deklarim i fundit rreth audios është tejet i rëndë dhe tejet i rrezikshëm. Kryeministri thotë se e paska një ekspertizë, por pa na thënë se cili është laboratori që e ka bërë dhe çfarë kredibiliteti ka ky laborator. Sepse kjo na kujton një histori të mëhershme, kur Kryeprokurorja Ina Rama kërkonte nga laboratorët e huaj të SHBA të bënin ekspertizën e plumbave të 21 janarit, sepse nuk kishin besim tek ekspertët e brendshëm që ishin nën kontrollin e ish-Kryeministrit Berisha, sepse ata vareshin nga Ministria e Brendshme. Por atëherë, kërkesa u bë publike të paktën dhe u desh një kohë të vijë përgjigja. Pyetja që ngrihen në këtë rast është: çfarë qenka ky laborator që i sillka përgjigjet brenda natës, sikur të punoka nën urdhrat e Ramës? A mund të provohet autenticiteti i audios në kushtet e këtij presioni të fortë nga ana e pushtetit, ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm nuk jep dorëheqjen? A mos kemi të bëjmë me një nga gënjeshtrat e manipulimet e radhës të Ramës, të cilat duhet t’i provojë Prokuroria e kapur si të vërteta?

Kur ngre pyetjen se cila është më e besueshme, vërtetësia e audios apo vërtetësia e laboratorit të Ramës, e kam të vështirë të mos mendoj se më shumë gjasa ka që të kemi të bëjmë me një nga gënjeshtrat e radhës së Ramës. E them këtë, duke pasur parasysh shumë përgënjeshtrime që ka bërë Rama me të njëjtën forcë fjalësh kur avionët e drogës i kthente në dezinfektues mushkonjash dhe tallej me opozitën, apo rastin Zagani, për të cilin mobilizuan edhe Prokurorinë që ta fusnin në burg si shpifës, ndërkohë që doli se ai thoshte të vërtetën për Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikantët. Por e them këtë, edhe pse kohët e fundit Ramës po i del thuajse përditë nevoja për të gënjyer gjithnjë e më trashë, kombinuar kjo me nevojën për të akuzuar gjithnjë e më trashë të tjerët si gënjeshtarë dhe shpifës. Vetëm dy ditë më parë, kur doli skandali i vendimit të vëllait të Xhafajt, ai deklaroi në Torino që protestuesit atje gënjenin sepse vëllai i ministrit ishte në burg tashmë. Le të kujtojmë edhe akuzat ndaj deputetëve gjermanë, të cilëve u tha me plot gojën “gënjeshtër, gënjeshtër”, për gjëra për të cilat ata ishin shumë mirë të informuar. Dhe gjithmonë motivi i gënjeshtarëve lidhet me vullnetin e tyre të keq dhe armiqësor për të prishur imazhin e Shqipërisë. Ky është qëndrimi edhe kësaj here: akuzë totale ndaj të tjerëve, mbrojtje totale ndaj vetes, pa pranuar asnjë përgjegjësi, as politike, as morale, pale ligjore.

Cili është thelbi i këtij qëndrimi të Ramës, që po trillon përditë gënjeshtra lehtësisht të vërtetueshme si të tilla, por edhe po na fut në një qorrsokak të rrezikshëm sepse po heq çdo mundësi dialogu dhe korrigjimi të punëve të mbrapshta? Gjykoj se në thelb kemi të bëjmë me kriza që vijnë nga rëndimi i sëmundjes së tij psikike, që po manifestohet gjithnjë e më rëndë si kriza politike e vendimmarrjeve të tij të mbrapshta dhe anasjelltas.

Them kriza psikike pasi, sipas studiuesve që merren me sëmundjen e çrregullimeve të narcizizmit pervers që ka Rama, personi që e gjen të keqen gjithnjë te të tjerët, që i akuzon ata se vetëm gënjejnë kur thonë ndonjë gjë kundër tij apo punëve të tij, është në një hall të madh psikologjik. Sipas këtyre studiuesve, narcizizmi pervers, si sëmundje, manifestohet në formën e krijimit nga i sëmuri të një imazhi të rremë të vetvetes, të një “uni glorioz” – si nevojë vetëmbrojtjeje psikologjike ndaj dobësive dhe pasigurive që ka thellë vetes – dhe problemi i problemeve të tij është se ai lufton ta mbajnë në këmbë me çdo çmim këtë imazh, edhe duke gënjyer, intriguar, mashtruar, manipuluar, pasi rënia e këtij imazhi i shkakton një rënie të padurueshme psikologjike. Ndërkaq, problemi ynë është se këto kriza të imazhit të Ramës po bëhen gjithnjë e më shumë kriza politike të imazhit të Shqipërisë dhe anasjelltas. Duke qenë Kryeministër i vendit, imazhi i rremë i vetvetes që ka ngritur Rama identifikohet gjithnjë e më shumë me imazhin e rremë të Shqipërisë që propagandon se ka ndërtuar. Ai kërkon ta mbajë në këmbë me çdo kusht këtë Shqipëri të rreme, sepse kështu mban në këmbë imazhin e rremë të vetvetes. Kush cënon këtë imazh, kërcënon një rënie të dyfishtë të Edi Ramës, psikologjike, por edhe politike, sepse këto të dyja janë bërë tashmë dy anë të së njëjtës medalje – po të kesh parasysh se për të mbajtur në këmbë imazhin e rremë të vetvetes, i duhet medoemos pushteti politik që mbahet në këmbë nga imazhi i rremë i Shqipërisë.

Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, që duhet eliminuar sa nuk është vonë (në fakt ka kohë që është vonë), për dy arsye kryesore: së pari, pasi përdorimi i mjeteve të tilla si njerëzit dhe paratë e drogës dhe të krimit, propaganda në vend të punës, gënjeshtra në vend të së vërtetës do të intensifikohen për të mbajtur në këmbë imazhin e një Shqipërie të rreme, me pasojat që merren me mend; së dyti, pasi kushdo që do të kërkojë ta denoncojë e të thotë të vërtetat e kësaj Shqipërie të rreme, do të ndeshet gjithnjë e më shumë me akuzat të egra kërcënuese dhe frikësuese si ato që lëshoi Kryeministri ditën e mërkurë kur paralajmëroi se “vulëhumburit pa atdhe”, që s’po lenë gur për të prishur imazhin e Shqipërisë, do të përgjigjen së shpejti para drejtësisë (së tij).

Panorama
 
Të vërtetat e Fatmir Xhafës dhe refuzimi për t’u dorëhequr

Të vërtetat e Fatmir Xhafës dhe refuzimi për t’u dorëhequr

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shfaq pasditen e së mërkurës në një konferencë për mediat, ku bëri reagimin e tij të parë lidhur me publikimin nga opozita të përgjimit të vëllait të tij. Duket se fjala e Ramës paradite në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas takimi kokë më kokë me kryeministrin, i kishin dhënë disi qetësi Xhafës. Ai e tha prerë se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se as kryeministri nuk ia kishte kërkuar diçka të tillë.

“Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak për dorëheqjen. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak”, tha Xhafaj.

Lidhur me përgjimin e opozitës, ai kërkoi hetim nga prokuroria për zbardhjen e së vërtetës. Por ndau të njëjtin qëndrim me Ramën, duke e cilësuar si një fabrikim kriminal.

“Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrin përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për Ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucioneve publike të sigurisë. Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar”, u shpreh Xhafaj.

Përsa i përket akuzës se ai ka falsifikuar nenin për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale, Xhafaj i quajti qesharake, ndërsa ata që artikulojnë akuza të tilla i quajti injorantë.

“Unë paskam falsifikuar një draft dhe kjo është si logjika e Zhvejkut. Nuk ka asnjë kontribut teknik nga unë për këtë çështje. Kjo pikë e nenit është një standard ndërkomëbtar dhe nuk e kemi shpikur ne. Në këto raste i vëlla nuk do përfitonte nga ky nen. ثshtë komplet shpifje akuzat për vëllain tim. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur pas këtij viti asnjë problem me ligjin dhe kjo është e verifikueshme”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm sqaroi se përse vëllai i tij nuk duhet të bëjë asnjë ditë burg në Shqipëri, teksa largimin drejt Italisë e përshkroi me nota emocionale duke përmendur shqetësimin e thellë të krijuar në familjen e tij, te nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e Agron Xhafës.

“Nëse im vëlla do bënte në Shqipëri njohjen e vendimit penal të marrë në Itali, në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar s’do ta vuante për shkak të dënimit në mungesë. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi. Unë dhe familja ime jemi të goditur shpirtërisht, pasi sot një Agron do të vuajë një dënim për një Agron të 16 vite më parë”, tha Xhafaj duke shtuar se ndaj vëllait të tij nuk kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse është subjekt i ligjit Antimafia, ministri u shpreh se është teorikisht, por jo praktikisht, duke shtuar më tej se nuk ka dijeni nëse vëllai i tij ka pasuri të vëna në rrugë kriminale. Në fund, Ministri i Brendshëm nuk e mohoi faktin se vëllai i atij, Agron Xhafaj, ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj. Lidhur me këtë pyetje ai u përgjigj:

‘Mund t’i bëni kërkesë prokurorisë dhe policisë që t’ju japë gjithë informacionin e nevojshëm. Në asnjë rast, në asnjë formë nuk ekziston një kërkesë ndërkombëtare ndaj vëllait tim’.

©LAPSI.al
 
Mbrojtja e Ramës: Pse e lëshova Saimirin dhe jo Fatmirin!

Mbrojtja e Ramës: Pse e lëshova Saimirin dhe jo Fatmirin!

tahiri-dhe-Rama.jpg

Jo rastësisht, fjalimi i Edi Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së për skandalin e vëllezërve Xhafaj u hap me fjalët “Dje isha në Paris”.

Duke i kujtuar të gjithëve takimin me Emanuel Makron, Rama u shfaq në mbledhjen e PS gati si një i huaj, që sapo zbriti shkallët e Elize dhe tani e detyronin të zhytej mes “politikës së fekaleve dhe të fekaleve të kanaleve mediatike”, i paprekur në asnjë moment nga rrethanat e ngjarjes dhe duke qëndruar jashtë çdo implikimi dhe përgjegjësie personale, për një skandal që i përsëritej me Ministrin e Brendshëm.

Megjithatë krahasimin me Saimir Tahirin nuk e shmangu, i bindur se ky i fundit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta dëgjonte nga shtëpia, ku qëndron i mbyllur me vendim gjykate.

“Mos e shkarko Fatmirin, siç bëre me Saimirin”, thirrjen e militantëve në rrjetet sociale, Rama e përdori për t’iu dhënë përgjigje dilemave në kokën e ish ministrit, që ngjan me një të syrgjynosur nga partia për një histori të ngjashme.

“Më falni, dhe këtë e kam jo për ju, por edhe për të gjithë ata që na dëgjojnë dhe e kam me këta tanët, me qytetarët e zaonshëm dhe të paverbuar të këtij vendi, po ku hyj unë në këtë mes? Pse duhet të hyj unë në këtë mes?” ishin pyetjet retorike të Ramës, që ngrinte duart duke u zhveshur nga çdo përgjegjësi, megjithëse në të dy rastet ishte ai që mori vendimet, si për mbajtjen e Fatmir Xhafajt në detyrë ashtu dhe për largimin e tjetrit nga qeveria.

Në fakt, historitë e të dy ministrave janë të ngjashme. Përsëriten përgjimet, dokumentat që vijnë nga autoritetet italiane dhe njerëzit e afërt të implikuar në trafikun e drogës. Pavarësisht kësaj, Fatmir Xhafaj mbetet në detyrë, ndërsa Tahiri shkarkohet disa muaj para skandalit.

Në rastin Tahiri nuk pati shumë komunikim me kryeministrin. Asokohe u fol për një takim të tensionuar mes të dyve që përfundoi me acarimin e të dyve. Ndryshe kësaj radhe, në zyrën e Xhafajt janë filmuar ecejaket e Taulant Ballës dhe të Erjon Braçes.

Kryeministri nuk pati asnjë status të nxituar, ku të hidhte dyshime se Xhafaj mund të ishte ndonjë “dru i shtrembër”. Përkundrazi e asocioi atë me ambasadorin amerikan dhe fitoi kohë, duke pritur se çfarë materialesh kishte PD.

Për t’ia bërë më të lehtë vendimin, ishte rënë dakort edhe një lëvizje e minutave të fundit, Agron Xhafaj që pranoi ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin me burg.

Me një letër të hapur 1 orë para se të fliste Edi Rama, Agron Xhafaj çtensionoi situatën, duke i dhënë mundësinë Ramës edhe ta mburrë këtë akt në grupin parlamentar të PS dhe në fund, për të dhënë diferencën thelbësore mes rastit Xhafaj dhe Tahiri.

“Tani akuza apo akuzat sot ndaj Ministrit të Brendshën nuk vijnë nga organet e drejtësisë, nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën si vlerë” ishte shpjegimi i Ramës që vuri në dukje se burimi kësaj radhe ishte Partia Demokratike dhe jo dosja e Antimafias Italiane.

“Sot që flasim ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, ligjërisht jo e jo, por as moralisht” qe fjalia që çliroi Xhafajn përkohësisht nga të gjitha përgjegjësitë.

Përkohësisht, sepse mbetet ende një mundësi që nga Partia Demokratike mund të dalin të tjera materiale, që vërtetojnë se përgjimi është i vërtetë, ose që Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës kur i vëllai ishte ministër. E në këtë rast, Rama i lë vetes një mundësi për largimin e Xhafajt nga qeveria.

“Natyrisht që, qoftë përgjigjia që unë kam marrë në analiza shkencore për materialin audio, qoftë materialet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart prej të cilave nuk ka indicie për vëllain e Ministrit të Brendshëm, nuk kanë vlerë ligjore konkluzive, se ne nuk jemi njësoj, ne nuk jemi si ata, që do të thotë se më mjaftojnë mua si kryeministër për të krjuar binsjen se ministri i Brendshëm të vazhdojë të kryejë detyrën por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente nevojën për një hetim shterues të prokurorisë, se mua më takon vendimi politik, por jo ai ligjor dhe penal” u shpreh Rama duke lënë të hapur largimin e Xhafajt.

Nuk kishte si të mungonte edhe kësaj radhe një komplot i tërë kundër qeverisë, “një lojë e neveritshme për të çoroditur dynjanë përmes një mashtrimi të tillë publik për të goditur Shqipërinë në sytë e botës frontalisht” e quan Rama.

Kryeministri shpërndau ku mundi skandal-fekalet që kanë mbushur qeverinë për t’i dhënë formë komplotit kundër tij, nga skeptikët e Europës tek opozita shqiptare, nga prokurorët e lidhur me drogën tek mediat e kazanit.

Bëri pjesë të komplotit armiq të brendshëm e të jashtëm, që u bënë bashkë për të “helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm”, ndërsa më herët terreni ishte spastruar nga një letër e hapur e Agron Xhafajt, i cili kishte pranuar t’i dorëzohej drejtësisë italiane.

Për opozitën
“Ata thonë se po pengojnë, bllokojnë, rrëzojnë qeverinë e krimit dhe të drogës por po pengojnë, bllokojnë dhe rrëzojnë vetë Shqipërinë në këto metra të fundit drejt një stacioni historik” u shpreh Rama.

Për prokurorinë
“Me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta, pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha, si dhe të lidhjeve reale të politikës me krimin që nga pastrimi i parave me logon e partisë, deri te kuintalët e kokainës të fshehur nën banane me ndihmën e prokurorisë”

Të huajt

“Opozita baltosi Shqipërinë në sytë e disave jashtë vendit, të cilët mezi presin të reja nga Partia Demokratike e Shqipërisë për të ngritur zërin me pseudo-argumenta të rinj në parlamentet e tyre kundër çeljes së negociatave”

©LAPSI.al
 
Me kete popull mund te besh c'te duash. Mire bejne kane gjetur dele.

Darius
 
U ka plas cipa ketyre, nuk u ben me pershtypje asnje gje..... persa kohe jemi popull fb keta do na mbreterojne....
 
Rama mohon audio-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt

Deklaratën e Taulant Ballës nga Kryesia e Kuvendit, se Partia Demokratike ka fabrikuar akuza ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm dhe ka paguar një person me të shkuar kriminale për të dhënë një dëshmi të gënjeshtërt, kryeministri Edi Rama e ka publikuar live në Facebook-un e tij.

Rama shkruan në Facebook se dëshmia e sotme e Albert Veliut është akti i dytë i shfaqjes së PD-së, të cilën ironikisht e quan “SHQUPI AUDIOVIDEO.shpik”. Rama shkruan se është e domosdoshme që kjo veprimtari, sipas tij e paligjshme, duhet të hetohet dhe ndëshkohet.

“ERTV Live: Kryetari i Grupit Socialist, Taulant Balla, mbi aktin e dytë të shfaqjes “SHQUPI AUDIOVIDEO.shpik” dhe domosdoshmërinë e hetimit e ndëshkimit të kësaj veprimtarie të paligjshme mashtrimi të opinionit publik.” – ka shkruar Rama tek video e deklaratës së Ballës.


©LAPSI.AL
 
Zyrtari i lartë gjerman: Po vëzhgojmë me kujdes rastin e vëllezërve Xhafaj dhe Saimir Tahirit

43823772_303.jpg

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, Thorsten Frei, deklaroi se po vëzhgohet me vëmendje rasti i akuzave të opozitës ndaj vëllezërve Xhafaj.

Sipas deputetit Frei, njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë veçmas. Thorsten Frei shtoi se po vëzhgohet sjellja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Nuk kam një mendim përfundimtar për këtë. ثshtë e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.” – u shpreh Thorsten Frei për Deutsche Welle.

Kujtojmë se ditët e fundit Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, teksa i mundëson një personi që sot u shfaq para publikut, një rrugë transporti kanabisi drejt Italisë. Agron Xhafaj vetë, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama e kanë cilësuar këtë audio-përgjim si jo autentik dhe kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës.

I pyetur nga Deutsche Welle nëse Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas presionit të ardhur nga Gjermania, raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman u shpreh se nuk është në dijeni.

“Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish-ministri i brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç’do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme.” – u shpreh Thorsten Frei.

©LAPSI.AL
 
PS për dëshminë e skafistit: PD është shndërruar në një organizatë kriminale

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se PD-ja ka zgjedhur një mënyrë mafioze për denoncuar implikimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun e drogës.

Sipas Ballës, Lulzim Basha është ‘autori, regjisori dhe aktori i audio-përgjimit të montuar’.

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla u shpreh se paraqitja publike e personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën me Agron Xhafajn, është tregues i shndërrimit të PD-së në një organizatë kriminale që për të adresuar shqetësimet e saj përdor forma mafioze.

Deputeti socialist u shpreh se dëshmitari i Partisë Demokratike, Albert Veliu është një person me skedë të rëndë kriminale, i dënuar brenda e jashtë vendit, dhe mashtrues.

“PD e ka paguar dëshmitarin dhe ka tentuar t’a nxjerrë jashtë vendit.” – u shpreh Balla, i cili e cilësoi dëshminë e sotme të publikuar nga PD si shantazh ndaj shtetit.

“Lufta politike ka shkuar edhe në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por në asnjë vend nuk ishte parë që një parti politike të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale, te cilët shfrytëzonin interesin e një partie politike, në rastin konkret të PD, për të denoncuar raste që ndikojnë kundër qeverisë.

Ajo çka ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën e publikuar nga PD, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë kriminale që përdor forma mafioze të adresimit të shqetësimeve të tyre.

Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nuk ia vlen aspak të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu, që duket qartë se është një mashtrues tepër i rëndomte, i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshmet”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

©LAPSI.AL
 
Rasti Xhafaj, raportuesi gjerman: Askush s’mund të dënohet për shkak të vëllait

frei.jpg

Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në grupin e punës CDU/CSU në Bundestagun gjerman që merret me Ballkanin Perëndimor, thotë se Shqipëria paraqet interes të veçantë.


Në intervistën e dhënë për DW, ai preku çështjen me të nxehtë të momentit në vend, atë të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“ثshtë e qartë se njerezit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Ndaj dhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vezhguar dhe nuk mund te them asgjë”, shprehet ai, duke shtuar se rasti po ndiqet me vemendje.

“Zhvillimi i vendit në vite është i pamohueshëm, megjithatë krahas sukseseve kemi edhe disa çështje problematike. Kryesorja mbetet vetingu. Une vetë jam marrë intensivisht me këtë proces dhe kam folur edhe me anëtarë të komisionit, kur isha në Shqipëri në fillim të vitit” u shpreh ai për DW.

“Fakt është se kemi afro 800 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa deri tani janë permbyllur vetëm pesë rivleresime. Natyrisht që e di se ka disa që i janë shmangur Vettingut duke dhënë doreheqjen, por ne prapësëprapë jemi në fillim të ketij procesi dhe nuk mund të japim një gjykim përfundimtar për të. Ka edhe çeshtje te tjera, me të cilat nuk kemi filluar ende, si për shembull Reforma Zgjedhore, një detyrë e vjetër të cilën Komisioni Europian e ka ngritur si problem që herët” tha Thorsten Frei.

I pyetur nese shikon ndonjë rrezik që vettingu të përdoret edhe si mjet presioni ndaj gjykatësve, Frei pergjigjet se para ligjit duhet të trajtohen të gjithe njësoj. Ai solli si shembull rastin e Saimir Tahirit ku mazhoranca në Parlament në fillim e refuzoi heqjen e plotë të imunitetit.

“Ministrat dhe deputetët,- ishte komenti i ligjvënësit gjerman, – nuk duhen trajtuar ndryshe nga shtetasit e tjerë”.

Top Channel
 

Attachments

  • frei.jpg
    frei.jpg
    52.2 KB · Shikime: 0
  • frei.jpg
    frei.jpg
    52.2 KB · Shikime: 0
Përgjimet e reja/ اfarë pritet të transmetojë PD?

Përgjimet e reja/ اfarë pritet të transmetojë PD?

ajzberg.jpg

U bënë disa burime që thonë të njëjtën gjë: publiku do të njihet me përgjime të reja që implikojnë vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa në trafikun e drogës. Kjo sagë që ka filluar prej ditësh po përshkallëzohet hap pas hapi dhe strategjia e opozitës është me sa duket për të nxjerrë përditë diçka më të fortë derisa të kulmojë me mitingun e paralajmëruar përpara kryeministrisë të shtunën e ardhshme.

I pari ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili pasi mori përsipër përgjimin e bisedës tashmë të njohur të Albert Veliut me Agron Xhafajn tha se në ditët e ardhshme do të dëgjohet pjesa tjetër e këtij seriali kriminalo policor.

Pas tij sot në komisionin parlamentar të ekonomisë deputeti i PD Flamur Noka konfirmoi edhe ai se
“Së shpejti del një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër”.

I thirrur për të dëshmuar në prokurori për videopërgjimin, deputeti tjetër Salianjisi precizoi se për çfarë bëhet fjalë në këtë përgjim.
“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri…Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’ deklaroi ai.
Nga ana tjetër Lapsi.al ka mësuar se një pjesë e këtyre materialeve të reja do të transmetohen sot në darkë në emisionin investigativ “Ajzberg” të gazetarit Artur اani. Sipas asaj që që ne kemi arritur të marrim vesh në emision do të trasmetohet një video e cilësisë së dobët nga lokali i Agron Xhafajt dhe dy tre biseda telefonike midis kurthngritësit Albert Veliu dhe vëllait të ministrit të brendëshëm.

Nuk dihet ende nëse këto janë materialet e fundit që disponon opozita apo ajo do të vazhdojë me taktikën tashmë të njohur të publikimit të diçkaje, për ti provokuar kundërshtarët që të flasin dhe pastaj t’i përgënjeshtrojë ata me nxjerrjen e fakteve të reja.

©Lapsi.al
 
Përgjimi, Alibeaj: S’do lejoj që procesi të merret peng nga Rama dhe Xhafaj

alibeja-1-1.jpg


Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pas daljes nga prokuroria ai tha për mediat se nuk do të lejojë që procesi penal të merret peng nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Më tej Alibeaj theksoi se duhet të vinin për të dëshmuar në Prokurori persona të tjerë.

“Meqënëse Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar dhe parashikon dhe mundësinë që dhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin pozitë procedurale, brenda procedimit penal, ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale, unë shfrytëzova këtë lloj mundësie, qoftë dhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe bëra kërkesë që që sot e në vazhdim jam përfaqësues i këtij viktimave të këtij fenomeni kriminal.

Unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, këqyrje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Nëse ka marrë përsipër kokat e prokurorisë, procesin penal nuk kanë për ta marrë. Viktimat? Janë të gjithë shqiptarët. Brenda këtij procesi do ushtrojë të gjithë ta drejtat e mia”, tha Alibeaj para gazetarëve.

g.shqip





Audio-përgjimi vijon, Salianji: Agroni flet për 100 kg e sipër te pjesa tjetër


salianji.jpg


Përreth dy orë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për audio-përgjimin e Agron Xhafajt dhe Alber Veliut.

Gjatë largimit nga Prokuroria, Salianji tha për mediat se nuk ka besim tek organi i akuzës, pasi, sipas tij, “është 100% në dispozicion të qeverisë”.

“Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal dhe njihet si bos droge. Qeveria është e përfshirë në lidhje me krimin. ثshtë fakt që Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria për të mos bërë të mundur hetimin e grupit të tij kriminal. Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria dhe prokuroria po merret me kallëzimin e rremë të tij në vend që të merret me kapjen e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi deputeti demokrat”, deklaroi Salianji.

Sipas Salianjit provat e publikuara nga PD dhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm bazuar në to, nuk janë asesi akuza politike, pasi ka edhe një pjesë të dytë të audio-përgjimit që disponohet nga PD, ku dëgjohet zëri i Bashkëpunëtorit X, zëri i Agron Xhafajt, gazetarit Olldashi e ku vëllai i ministrit thotë se ai flet “për 100 kile drogë e sipër”.
 
Redaktimi i fundit:
Gënjeshtrat që i dolën dyshes Rama-Xhafaj nga investigimi i gazetarit Olldashi

Gënjeshtrat që i dolën dyshes Rama-Xhafaj nga investigimi i gazetarit Olldashi

e6e5aba9-311e-4fb6-9e9d-9f5c4ec71534.jpg

Fushata e linçimit të gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit, Albert Veliu është në kulmin e saj dhe ka përfshirë të gjitha mediat e qeverisë. Duke gjetur një gabim llogjik në intervistën me dëshmitarin, një gabim në punën e gazetarit apo një “njollë” në të shkuarën e të dyve bashkë, tentohet të forcohet ideja se skandali u shpik nga hiçi.

Vërtet, investigimi mbi Agron Xhafajn ka momente të dyshimta që ia dëmtojnë besueshmërinë dhe pika më e dobët është mënyra si u prezantua në publik, jo si produk i pastër gazetaresk, por si pjesë e aksionit politik të mirëmenduar nga PD.

Por sado gabime dhe pika të errëta t’i gjesh investigimit të Jetmir Olldashit, sado t’ia ketë ulur besueshmërinë përdorimi politik, sado mëkate t’i gjejnë urithët që gërrmojnë të shkuarën e kolegut, përsëri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e kanë humbur betejën përballë opinionit publik.

Ndoshta për shkak të një skeme, çuditërisht inteligjente, që u thur në selinë e PD dhe që e çoi Xhafajn dhe Ramën drejt një serie gënjeshtrash dhe pozicionesh kompromentuese.

Sepse nga PD nuk dolën të gjitha materialet njëherësh. Duke i nxjerrë materialet një e nga një, PD i dha kohë dyshes Rama-Xhafaj të reagojë dhe të gënjejë, siç u kuptua më vonë.

Lapsi.al ka renditur disa nga momentet kur Rama dhe Xhafaj tentuan të fshehin të vërtetën apo u vunë në pozicione të dyshimta në lidhje me historinë e Agron Xhafajt, për të cilin u bënë pjesë e një alibie bazuar mbi mashtrime dhe që i implikon të dy.

1) Fatmir Xhafaj mbajti për më shumë se 5 vjet të fshehtë dënimin e të vëllait, megjithëse u akuzua vazhdimisht nga media dhe opozita për këtë çështje. Ai gënjeu në parlament kur bënte sikur nuk dinte gjë për dënimin dhe sfidonte opozitën ta gjente atë vendim.

“Nga maji i këtij viti (2017) ju u bëtë pushtetarë në dy ministritë kryesore të ligjit, në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë, ministra që u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare nëse ka të tilla. Po çfarë bëtë këto 4 muaj? Si nuk gërmuat xhanëm dhe ti zbulonit? Ku kishte rast më të mirë të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush!”

Fatmir Xhafaj, 12 Shtator 2017, Parlament

Pasi PD nxorri vendimin e dënimit, ai pranoi se dokumenti ka qenë online dhe ishte lehtësisht i gjendshëm nga kushdo i interesuar.

“Vendimi i gjykatës italiane, lehtësisht i gjendshëm edhe online, i ditur dhe i njohur prej vitesh prej tyre dhe prej kujtdo tjetër të interesuar, shqiptar apo partner ndërkombëtar, i publikuar dhe i stërpublikuar në mediat prane tyre, ka ridalë sot si e vetmja armë kundërshtie mesa duket ndaj meje, sot si Ministër i Brendshëm”
Fatmir Xhafaj, 9 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Me këto deklarata, u kuptua se Xhafaj kishte mbajtur të fshehtë për gati 5 vjet të vërtetën për të vëllain, megjithëse thoshte se nuk mbante përgjegjësi për të.

2) Kryeministri Edi Rama jo vetëm nuk e tregoi dënimin e Agron Xhafajt, por e lavdëronte atë. Në gusht të 2016, Rama gënjente shqiptarët, kur i quante “histori të pavërteta” përfshirjen e tij në trafik droge.

“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezueliane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”

Edi Rama, Gusht 2016, deklaratë në rrjetet sociale

Vendimi përfundimtar që e dënonte Agron Xhafajn me 7 vjet e 2 muaj burg ishte marrë në shtator të vitit 2012 nga Gjykata e Leçes në Itali.

3) Një gënjeshtër e dalë boje tashmë është ajo e agjensisë që bëri brenda një dite analizën e përgjimit të bisedës mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut. Gënjeshtrës që e nxorri i pari Rama, iu bashkua edhe Fatmir Xhafaj.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE”

Edi Rama 16 Maj 2018, në mbledhjen e grupit të PS-së

“Audio përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë e plotë. Nga fillimi deri fund. ثshtë një manipulim dhe i bërë keq, madje”.

“ثshtë e vërtetë që kanë bërë një vlerësim të asaj audio, në Agjenci shumë të njohura ndërkombëtare, me përgjigjen e të cilës jam njohur dje, dhe sot jam këtu për ta thënë këtë”

Fatmir Xhafaj, 16 Maj 2018, Ministria e Brendshme

Por pasi dëgjuan dëshmitë e skafistit dhe gazetarit, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk folën më për analizën shkencore të përgjimit dhe as nuk e dorëzuan në prokurori këtë “analizë shkencore”. Përkundrazi, Rama tha se do të presë provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria.

4) Tani që jemi njohur me dënimin e të vëllait në Itali, del se pozicioni i Fatmir Xhafajt si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, është i kompromentuar. Duke ditur se i vëllai ishte subjekt i ligjit për ekstradimin, Xhafaj ushtroi të gjitha detyrat dhe të drejtat që i dha pozicioni i tij si kryetar komisioni, edhe gjatë hartimit të nenit për ekstradimin në Kodin e Procedurës Penale.

Pa i hyrë akuzave të opozitës që pretendon falsifikimin e pikës f të nenit 491, duhet thënë se prania e Fatmir Xhafajt në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, kur diskutohej ekstradimi, e vendos automatikisht atë në konflikt interesi.

Për të kuptuar çfarë zgjedhje do të bënte në Komisionin e Ligjeve, nëse prekej i vëllai, vlen të kujtohet qëndrimi që mbajti si Ministër i Brendshëm.

“Ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar” e gjykoi Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Ministrisë së Brendshme.

Kuptohet se para se të jetë Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zgjedh të jetë një vëlla i dhembshëm.

5) Fatmir Xhafaj deklaroi në 9 Maj nga foltorja e Ministrisë së Brendshme se as ai, asnjë familjar i tij nuk do të ishte mbi ligjin.

“Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua!”

Fatmir Xhafaj, 9 Maj, Ministria e Brendshme

Por kur u pyet nga gazetarët nëse ishte apo nuk ishte subjekt i ligjit Antimafia, Fatmir Xhafaj dha një përgjigje të çuditshme, që do të shastiste çdo jurist me një minimum ndërgjegje.

“Në kuptim teorik të ligjit po, në kuptim praktik jo. Përsa kohë që nuk ka ende një çështje të tillë dhe nuk ka një akuzë të tillë”

Fatmir Xhafaj, 16 Maj, Ministria e Brendshme

Për shkak të këtyre spërdredhjeve që bënë Rama dhe Xhafaj, është krijuar bindja tashmë se këta të dy këta nuk ishin në anën e të vërtetës, përkundrazi bënë çmos ta fshehin atë, megjithëse flitet për trafik droge. Dhe këta nuk janë as skafistë, as gazetarë, as qytetarë të thjeshtë, por njëri kryeministër dhe tjetri Ministër i Brendshëm, dy njerëzit që ne i kemi besuar qeverisjen e vendit, sigurinë e vendit, taksat etj.

©Lapsi.al
 
Saimir Tahiri i lirë, Apeli i heq masën “arrest shtëpie”

tahirii.jpg

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur të heqë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri.


“Apeli shfuqizoi masën arrest shtëpie për ish-ministrin”, u shpreh avokati i Tahirit Maks Haxhia.

Seanca ndaj ish-ministrit Tahiri nisi rreth orës 13:10, ndërkohë kërkesë për rivlerësimin e masës ishte paraqitur një javë më parë nga avokati Haxhia.

Më herët, Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia e ka interpretuar në dy pjesë mesazhin e një dite më parë dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Sipas tij provat janë më të forta, dhe nëse gjykata gjykon në bazë të tyre, sot duhet të hiqet masa e arrestit për klientin e tij.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj”, tha Maks Haxhia.

Top Channel
 

Attachments

  • tahirii.jpg
    tahirii.jpg
    164.8 KB · Shikime: 0
  • tahirii.jpg
    tahirii.jpg
    164.8 KB · Shikime: 0
Nje pyettje te thjeshte se , ne komunizem te denonin deri ne brez te 7 per prapesite e ndonje familjari....
pyetja: Ci ben bashke ne kete histori komunizmin e demokracine? Pra vellain me ministrin?
 
Prokurori i “Tahirit” kalon vettingun, Dritan Prençi konfirmohet në detyrë

dritan-prenci-1.jpg


Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi ka kaluar me sukses vettingun, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.


(gazeta-Shqip.com)
 
Prokurori i “Tahirit” kalon vettingun, Dritan Prençi konfirmohet në detyrë

dritan-prenci-1.jpg


Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi ka kaluar me sukses vettingun, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.


(gazeta-Shqip.com)


hhaahhaha mbesa e i poshter Ballukut vendos mbi drejtesine ...paradoks moj moter hahahaha
 
hhaahhaha mbesa e i poshter Ballukut vendos mbi drejtesine ...paradoks moj moter hahahaha

Pse cfare ka mbesa e Beqirit?

Sa i perket vetingut kam pershtypjen se jam ne ngjarje ta kuptoje se si funksionon dhe se si do te perfundoje. Ajo qe me be pershtypje dhe me gezon eshte se vetingut ne Shqiperi jane duke ju nenshtruar edhe policia gje e cila ka nje rendesi te madhe duke pas parasyhs se policia, prokuroria dhe gjykata jane hallke dhe flitra mjafte te rendesishem per funksionim te se drejtes.

Procesi i vetingut eshte nje proces delikat i nderthurur ne ate menyre sa veshtire t'i shpetoje dikush. Si proces, meq jam ne ngjarje dhe e njof mjafte mire si proces, dhe nje njeri me te cilin punoja deri para dy muaje tani punon atje kam pershtypjen se do te dali mjafte i suksesshem.

Vetem nje ceshtje duhet te kihet kujdes. Cfare do te ndodhe pas vetingut. Nga ajo cfare do ndodhi pas vetingut varet edhe suksesi i vet ketij procesi.
 
Pse cfare ka mbesa e Beqirit?

Sa i perket vetingut kam pershtypjen se jam ne ngjarje ta kuptoje se si funksionon dhe se si do te perfundoje. Ajo qe me be pershtypje dhe me gezon eshte se vetingut ne Shqiperi jane duke ju nenshtruar edhe policia gje e cila ka nje rendesi te madhe duke pas parasyhs se policia, prokuroria dhe gjykata jane hallke dhe flitra mjafte te rendesishem per funksionim te se drejtes.

Procesi i vetingut eshte nje proces delikat i nderthurur ne ate menyre sa veshtire t'i shpetoje dikush. Si proces, meq jam ne ngjarje dhe e njof mjafte mire si proces, dhe nje njeri me te cilin punoja deri para dy muaje tani punon atje kam pershtypjen se do te dali mjafte i suksesshem.

Vetem nje ceshtje duhet te kihet kujdes. Cfare do te ndodhe pas vetingut. Nga ajo cfare do ndodhi pas vetingut varet edhe suksesi i vet ketij procesi.

Meqe ketu flitet per ndasi si komunist e demokrat, ne kete aspekt e kisha !
Plus qe mbesa , ose me sakte kjo tipja eshte njeriu me i paafte ne fushen ligjore.
Gjithsesi kjo eshte pjesa qe me pak intereson ne kete dite sot..... Sot i paafti eshte i kudogjendur
 
Meqe ketu flitet per ndasi si komunist e demokrat, ne kete aspekt e kisha !
Plus qe mbesa , ose me sakte kjo tipja eshte njeriu me i paafte ne fushen ligjore.
Gjithsesi kjo eshte pjesa qe me pak intereson ne kete dite sot..... Sot i paafti eshte i kudogjendur

Ne fakt Vetingu ne Shqiperi eshte pjesa qe mua me se shumti me intereson ne ditet e sotme. Suksesi i tij do te jete sukses i tere vendit dhe per kete jam shume i bindur.

Tani rreth individeve seq kam pershtypjen se ne i vrasim akoma pa fillu aktivitetin. Une nuk e njof kete gocen por per nje gje jam i sigurt se njerez te dobet ne proces vetingu nuk bejne pjese. E njofe si proces shume mire ngase kam punuar ne te dy vite.

Pra ne veting, aq me shume ne veting qe monitorohet edhe nga te huajt, eshste veshtire te nderhyshe dhe per kete jam shume i bindur. Pra eshte nje filter ku ti nuk varesh vetem nga nje person sepse varesh nga shume eprsona dhe shume procese qe veshtire kalohen. Pra filter ku ti kalon neper shume filtra dhe ai i fundit qe ta jep te drejten ta kalosh ndoshta munde te jete personi qe vetem e shkruan vendimin.

Vetingu munde te deshtoje vetem ne perfundimin e tij. Nese ne fund te vetingut nuk vazhdohet me mbahet sistemi me filtra te vetingut atehere ai brenda nje kohe munde te deshtoje serish, por se nga vetingu do te dalin rreth 90 % te paster per ket jam me se i sigurt. E di sakt cfare kerkohet dhe cfare kalon kandidati qe i nenshtrohet.
 
Ne fakt Vetingu ne Shqiperi eshte pjesa qe mua me se shumti me intereson ne ditet e sotme. Suksesi i tij do te jete sukses i tere vendit dhe per kete jam shume i bindur.

Tani rreth individeve seq kam pershtypjen se ne i vrasim akoma pa fillu aktivitetin. Une nuk e njof kete gocen por per nje gje jam i sigurt se njerez te dobet ne proces vetingu nuk bejne pjese. E njofe si proces shume mire ngase kam punuar ne te dy vite.

Pra ne veting, aq me shume ne veting qe monitorohet edhe nga te huajt, eshste veshtire te nderhyshe dhe per kete jam shume i bindur. Pra eshte nje filter ku ti nuk varesh vetem nga nje person sepse varesh nga shume eprsona dhe shume procese qe veshtire kalohen. Pra filter ku ti kalon neper shume filtra dhe ai i fundit qe ta jep te drejten ta kalosh ndoshta munde te jete personi qe vetem e shkruan vendimin.

Vetingu munde te deshtoje vetem ne perfundimin e tij. Nese ne fund te vetingut nuk vazhdohet me mbahet sistemi me filtra te vetingut atehere ai brenda nje kohe munde te deshtoje serish, por se nga vetingu do te dalin rreth 90 % te paster per ket jam me se i sigurt. E di sakt cfare kerkohet dhe cfare kalon kandidati qe i nenshtrohet.

Pikersiht se ia njoh CV kam dyshimet e mia, per ceshtjen e aftesise. Do thuash se po e paragjykoj?? ok terhiqem une , ashtu qofte , edhe pse ti ske sesi tia vleresosh kapacitetin , pervec atyre qe jane ne komunikim te perditshem.....por persoanlisht kam punuar me te per nje periudhe te gjate dhe nuk flas ne tym, por do thuash ti , kush je ti per te qene e besueshme , e spo flet nga ndonje xhelozi e mundshme....se kemi e keto ne :P . E kaq per Pamela Balluku Qirko :)
...perpos kesaj si proces ne vetvete sigurisht qe duam ti besojme ...edhe pse ende me duket amulli.
 
Back
Top