Përgjigje për disa budallenj!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga Imer TOPANICA

Nuk ka pyetje të gabuara, për mendimin tim, por ka përgjigje të gabuara. Ta zëmë, çdo variant që do të zgjidhej si përgjigje e pyetjes: A ndiheni më parë…: a) musliman/e?, APO, – b) shqiptar/e?, do të ishte e gabuar. Përgjigja më e drejtë, do të thoshte Tarik Ramadani, është të mos përgjigjesh fare në këtë pyetje. Por jo për faktin se në vetë këto gjysmëpërgjigje nuk ka vërtetësi, por më tepër sepse cilado nga përgjigjet që do të zgjidhej do të ishte gjysmake. Ta sqarojmë më tutje këtë version të shpjegimit duke marr një shembull: nëse një shqiptar që për besim ka zgjedhur Islamin bie nesër a pasnesër dëshmor në një luftë duke e mbrojtur Kosovën, askush nuk do të thoshte se këtij njeriu i ka vdekur vetëm pjesa e identitetit kombëtar, ndërsa identitetet e tjera përbërëse që e kanë ndërtuar personalitetin e tij, si për shembull ajo fetare, janë ende të gjalla. Apo, nëse ai do të vdiste në rrethana normale, duke e falur namazin, pjesa që përbën identitetin kombëtar do të thotë se ka mbetur gjallë? Jo pra, natyrisht, me vdekjen e njeriut vdesin të gjitha identitetet e tij. Identitetet e tilla janë shtresime që ndërtojnë personalitetin tonë, dhe duke mos qenë përjashtuese njëra me tjetrën, ato përbëjnë një vlerë. Personaliteti ynë përbëhet nga shtresime të tilla identitare si ai nacional, fetar, racor, profesional, etj. ثshtë e qartë që këto shtresime identitare i fitojmë në mënyrë graduale me evoluimin tonë si qenie, por përderisa identifikohemi me to, ato i bartim njëkohësisht në qenien tonë. Janë rrethanat pastaj që na e theksojnë ndonjëherë më shpesh një shtresim më fort se një tjetër. Ndërsa mbetet përgjegjësi e intelektit dhe moralit tonë nëse duam të bartim më shumë identitete apo përpiqemi ta shtypim ndonjërin si një shtresim të pavlefshëm. Esenciale është të kuptojmë se qenia jonë mund të bartë një shumësi identitetesh njëkohësisht.

“Që kur ika nga Libani për t’u vendosur në Francë, në vitin 1976, më pyesnin me dashamirësi nëse ndjehem ‘më shumë francez’ apo ‘më shumë libanez’. Unë përgjigjem vazhdimisht: ‘Edhe ashtu edhe kështu.’ Jo nga ndjesia për të ruajtur ekuilibrin dhe paanshmërinë, por, nëse do të përgjigjesha ndryshe, do të gënjeja. Pikërisht fakti që u përkas njëkohësisht dy vendeve, dy a tri gjuhëve, dhe shumë traditave kulturore, më bën të jem unë dhe jo një tjetër. Pikërisht kjo përcakton identitetin tim. A do të isha më i vërtetë nëse do të cungoja një pjesë të vetes time?”

E përfundon me një pyetje retorike këtë paragraf Amin Maalouf te libri i tij i njohur, Identitete Vrastare. Kështu pra, ne jemi këta që jemi. Shqiptarë dhe muslimanë njëkohësisht. Qe besa ka do shekuj që jemi të tillë. Në qoftë se kjo dikotomi (atme e fe), ka përbërë esencën që e ka ndërtuar identitetin tonë prej shekujsh, kjo përjashton çdo rrezik nga ndonjë çekuilibrim. Në fakt, identiteti ynë rrezikohet përditë nga disa faktorë të tjerë krejt realë. Të shumtët janë të dukshëm, por do të mjaftoheshim nëse do të thoshim se ne s’kemi arritur të ndërtojmë më shumë sesa një shtet surrogat. Ky shtet surrogat është emëruesi i të gjithë faktorëve që mund ta çajnë identitetin e ndërtuar prej shekujsh. Në qoftë se nuk do të ndërtojmë politika më të mençura arsimore, ekonomike e sociale, që do ta përmirësonin mirëqenien e qytetarit tonë të zakonshëm, vetë këtë qytetar detyrimisht do ta vendosim në një pozicion ku do të kërkojë alternativa për të mbijetuar. Një pjesë e madhe e kosovarëve do të migronte fill, me mundësinë e parë, dhe me shumë dëshirë, po qe se do t’i ofrohej një alternativë më e mirë jetese në vendet e Perëndimit. Kjo do të thotë që asimilimi nga kulturat e mëdha do të fillonte që nga çasti i mësymjes në këto rrugë.

Muslimanët shqiptarë janë ndjerë komodë për sa i përket çështjes së identitetit. Vetëm në luftën e fundit kanë rënë dëshmorë 36 hoxhallarë për çlirimin e vendit. Por, po t’i hyjmë historisë më thellë, në të gjitha periudhat, kleri musliman ka luajtur rol jetik për fatin e trojeve shqiptare. Prandaj është shumë e çuditshme se si tash, në këtë kohë, kur Presheva është duke e përjetuar një spastrim etnik të heshtur, dhe po ashtu Veriu i Mitrovicës është duke pësuar një rikolonizim para syve tanë, të shtrohen këto dilema e të bëhen këto debate.

اështja e identiteteve ka marr hov këto ditë, falë (gjoja), një hulumtimi nga KIPRED-i, rezultatet e të cilit i nxorën 37% të të anketuarve me identitet musliman para se shqiptar. Aktualizimi i këtij debati të kotë ka ardhur si përpjekje për t’ia tërhequr vëmendjen qytetarit kosovar dhe për t’ia mjegulluar shikimin sa për t’mos e parë Veriun e Mitrovicës, shtatoren e Car Llazarit, Kufirin me Malin e Zi, Preshevën, mjerimin në sistemin arsimor e shëndetësor, kolapsin ekonomik, e sidomos, sidomos, atë politik. Pra, meqenëse ka një numër “budallenjsh” (siç do t’i cilësonte Umberto Eco) të cilëve interneti ua ka falë të gjitha mundësitë që të bëhen pjesë e debatit publik dhe të cilët mendojnë se identiteti musliman është pengesë për t’u realizuar shoqëria përparimtare e demokratike, detyrohemi të marrim kalemin dhe t’ju japim gjegjen e merituar bash këtyre. Këta duhet ta kuptojnë që ne ndjehemi fort mirë me Islamin tonë dhe nuk e kemi ndërmend të heqim dorë. /tesheshi.com/
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top