Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
lezhe_horror_ne_gjykate-300x225.jpg

Dhuna ndaj grave nuk njeh të ndalur edhe kur personat janë të pranishëm në një sallë gjyqi. Para pak kohësh ishte gjykata e Lezhës që u përgjak nga një përplasje e dhunshme, kësaj here është gjykata e shkallës së parë në Fier që është mbuluar me gjak pasi një person ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, e cila po kërkonte një urdhër mbrojtje ndaj tij. Sipas Shqip, ngjarja ka ndodhur në zyrën e gjyqtares Irena Maneku. Ndërsa kjo e fundit po i komunikonte urdhrin e mbrojtjes babait të dy fëmijëve, Anesti Mëngjesit nga Pojani, ai ka goditur të shoqen duke ia përplasur kokën për muri. Në sallë ishin edhe fëmijët që kanë nisur të qajnë. Forcat e policisë kanë ndërhyrë, kurse Zhaneta e dhunuar është shoqëruar në spital ku ka marrë mjekim. Ndaj Anestit është shtuar akuza për ‘plagosje të lehtë me dashje’.

TemA
 
Pe: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

Ndaj Anestit është shtuar akuza për ‘plagosje të lehtë me dashje’.

Plagosje e lehte me dashje,u donte ndonje arme aty te ishte plagosje e rende??Ta fusin mbrenda te kalbet aty per nja 40 vjet e pak e ka...
 
Titulli: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

Gruaja e gjakosur në Gjykatën e Fierit, në mëshirë të fatit

9bb54f503685c1c5a2f7907b4967aaba.jpg


Gjykata nuk e jep urdhrin e mbrojtjes nga bashkëshorti i dhunshëm

Gruaja 41-vjeçare nga fshati Seman i Rrethit të Fierit, nënë e dy fëmijëve, e cila u dhunua fizikisht nga ish-bashkëshorti në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, teksa pritej që të caktohej urdhri i mbrojtjes për të, deri tani nuk ka arritur ta sigurojë këtë urdhër. Për shkak të ngjarjes, që tronditi edhe gjyqtaren e çështjes dhe kolegë të tjerë të saj të Gjykatës së Fierit, seanca e parashikuar për caktimin e urdhrit-mbrojtës për herë të tretë për 41-vjeçaren Zhaneta Peto dhe dy fëmijët e saj të mitur, nuk u krye. Që prej së hënës së kësaj jave, ajo dhe fëmijët e saj nuk mbrohen nga ligji, edhe pse u dhunua në zyrën e gjyqtares nga ish-bashkëshorti Anesti Mëngjesi, i cili tashmë po hetohet në gjendje të lirë. Për shkak të cilësimit të dëmtimit si pasojë e goditjeve me grushte dhe përplasjes së kokës në mur, si “plagosje e lehtë” prej mjekut-ligjor, policia dhe prokuroria në zbatim të Kodit të Procedurës Penale po e hetojnë në gjendje të lirë 47-vjeçarin Anesti Mëngjesi. Kjo, për shkak se plagosja cilësohet si kundërvajtje penale dhe jo si vepër penale dhe për këtë arsye, të gjithë personat që e konsumojnë këtë ndiqen në gjendje të lirë. Në këto kushte, ligji nuk e ndalon 47-vjeçarin Anesti Mëngjesi që e masakroi ish-bashkëshorten në prezencë të gjyqtares në zyrën e saj, që t’i afrohet së dëmtuarës dhe fëmijëve.

Ndërkaq, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, të pyetur nga gazeta “Shqip”, janë shprehur se nuk u është përcjellë nga gjykata ndonjë vendim urdhër-mbrojtje për të dëmtuarën Zhaneta Peto dhe dy fëmijët e saj. Burimet theksojnë se në këto kushte janë ngarkuar inspektorët e zonave që operojnë në fshatrat Pojan dhe Seman që të kenë nën kontroll situatën, për çdo shqetësim të mundshëm të pretenduar nga 41-vjeçarja. Burimet e bluve përfundojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm si me Zhanetën, si dhe me ish-bashkëshortin e saj, Anestin, për të shmangur dhe parandaluar çdo konflikt të mundshëm.

Në seancën gjyqësore të së hënës pritej që gjykata të vendoste për të tretën herë urdhër-mbrojtjen për 41-vjeçaren Zhaneta Peto dhe për dy fëmijët e saj. Urdhri ishte kërkuar prej saj, pasi e kishte denoncuar ish-bashkëshortin për ushtrim të dhunës ndaj saj dhe fëmijëve, që ishte bërë edhe shkak i divorcit mes tyre. Ajo ka arritur të fitojë divorcin dhe kujdesin e dy fëmijëve të mitur, djalit 13-vjeçar dhe vajzës 11 vjeçe. Por, edhe pas ndarjes me ish-bashkëshortin, Zhaneta e ka denoncuar atë për ushtrim të dhune. Për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit ka vendosur urdhër-mbrojtje që i ndalonte Anestit t’u afrohej ish-bashkëshortes dhe fëmijëve, si dhe të kontaktonte në mënyra të tjera. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën, Zhaneta pretendoi se ish-bashkëshorti kishte kontaktuar me fëmijët, kryesisht nëpërmjet telefonit dhe për këtë arsye ka kërkuar sërish urdhër-mbrojtjen.

Ajo i bëri apel policisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë që ta mbronin atë dhe fëmijët e saj, duke e cilësuar ish-bashkëshortin të dhunshëm. “Nëse ai më dhunoi barbarisht në ambientet e gjykatës, si mund të lihet i lirë dhe çfarë sigurie kam unë apo fëmijët e mi nëse eci rrugës”, tha Zhaneta Peto, në një intervistë për gazetën.

G.SHQIP
 
Titulli: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

ç' jane keta tipa qe sfidojne dhe drejtsin balle per balle !!! Ose me mire ç'eshte kjo drejtsi !!!
 
Titulli: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

Dhuna ne familje vertet eshte shume komplekse megjithate ne keso raste institucionet duhet te jene shume me efikase por edhe te matura dhe te kujdesshme.
 
Pe: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

Esht msu duke i gjuajtur deleve ose dhive ky dhe i esht dukur gruaja si kafshe....pff ca tipash.
 
Titulli: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

Bo Bo ca jemi ne Shqiptaret
 
Pe: Titulli: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

Bo Bo ca jemi ne Shqiptaret

Dhune ka kudo,jo vec ne Shqiperi...Me mir thuaj ca zbatim ligji kemi...
 
Titulli: Përgjaket gjykata në sy të gjyqtares, bashkëshorti dhunon të shoqen

A ka njerz gjall kjo njeri se shteti Shqiptar dihet se asht shtet kukllash
 
Back
Top