Përgjaken rrugët, vdesin 4 të rinj

cent

...Lontano
Bilanc tragjik nga aksidentet e ndodhura ditën e djeshme. Katër të rinj, të moshës nga 18 deri në 22 vjeç, humbën jetën në vend në Korçë dhe në Divjakë. Viktimat nga Korça po ktheheshin nga festimet në fundjavë, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin me motor. Ngjarja e parë është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit përgjatë bulevardit “Republika” në Korçë, teksa automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dy 21-vjeçarët Elton Bazelli dhe Ermir Spiro, ndërsa ka mbetur i plagosur Aldo Naumi. Makina është përplasur me një pemë në vendin e quajtur “Lëndina e Lotëve”, pasi ndër vite nënat e këtij qyteti, me lot në sy, aty përcillnin djemtë në kurbet. Sipas Policisë, shkak i aksidentit tragjik, viktima të të cilit mbetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vendin e parë, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po ecnin të rinjtë, ndërsa mësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur. I plagosuri Aldo Naumi ka qenë i ulur në sediljen e pasme të automjetit dhe ka marrë dëmtime të shumta. “Kanë konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.

Viktima Ermir Spiro dhe Viktima Elton Bazelli
2elfrt0.jpg


Makina e aksidentuar në Korçë
16h0utt.jpg

Sipas shenjave të frenimit të automjetit duket qartë që kanë qenë me shpejtësi të madhe, pasi gomat kanë lenë shenjë dhe vija është të paktën 10 metra e gjatë. Ka pasur edhe një spostim të automjetit pas goditjes me pemën. Nga këqyrja që bëmë, dy viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, edhe pse automjeti ka pasur airbag i cili në momentin e përplasjes është hapur”, tha njëri prej ekspertëve që këqyrën vendin e ngjarjes. Nga informacionet e mbledhura prej Policisë, tre të rinjtë shokë me njëri-tjetrin kishin dalë për të kaluar fundjavën dhe gjatë gjithë mbrëmjes kishin konsumuar pije alkoolike, ndërsa rreth orës 02:45 ata janë larguar nga njëri prej lokaleve në qendër të qytetit. Pasi kanë marrë automjetin e tyre, ata janë nisur me shpejtësi në drejtim të stadiumit të qytetit ku, pasi kanë dalë nga kthesa me qëllim për të hyrë në bulevardin “Republika”, janë përplasur me njërën prej pemëve përgjatë rrugës. Kanë qenë disa banorë të zonës, të cilët pasi kanë dëgjuar zhurmën e përplasjes, kanë dalë për të parë dhe kanë njoftuar Policinë. Menjëherë sapo ka marrë sinjalin, kjo e fundit ka kërkuar edhe autoambulancën për t’u dhënë ndihmën e parë të rinjve, por për dy prej tyre ka qenë e pamundur, pasi kishin gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e dytë e rëndë u shënua në vendin e njohur si “Shën Premte” në Lushnjë. Dy të rinjtë, Dritan Dervishi, 22 vjeç dhe Bajram Balla, 18 vjeç, të cilët po udhëtonin me një motoçikletë në rrugën اermë-Divjakë, u përplasën nga një furgon. Aksidenti i ndodhur rreth orës 19:00 shkaktoi vdekjen në vend të dy të rinjve. Edhe pse ata u transportuan menjëherë për në Spitalin e Lushnjës, nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, pasi plagët e rënda të marra gjatë përplasjes kanë shkaktuar dëmtime fatale. Dyshohet se një parakalim i gabuar të ketë sjellë dhe përplasjen me pasoja tragjike të dy djemve, banorë të zonës Shën Premte në Divjakë. Policia ndaloi drejtuesin e furgonit, Kujtim اekrezi.

Aksidentohet 50-vjeçarja
Hajrije Kalaj, 50 vjeç, e cila udhëtonte në motoçikletë bashkë me të shoqin dhe djalin, mbeti e vdekur pas përplasjes nga një furgon. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në Kryebushat, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas Policisë Rrugore, furgoni i drejtuar nga shtetasi Arjan Tahiri e ka përplasur motoçikletën, duke aksidentuar të tre udhëtarët që ndodheshin mbi të. Për shkak të dëmtimeve më të rënda, gruaja ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës. Policia ndaloi drejtuesin e furgonit deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal./BeratiLive
 
Titulli: Përgjaken rrugët, vdesin 4 të rinj

Paskan qen te rinj gjynoh
 
Pe: Përgjaken rrugët, vdesin 4 të rinj

Koka ben, koka peson...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top