Përfundon numërimi në 34 Bashki, 22 i fiton PS, PD merr 12

WxP

Staf në FV.AL
Adm
TIRANث- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 34 Bashki. Ato janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukes, Bilisht, Leskovik. Prej këtyre 21 bashki janë fituar nga Aleanca për të Ardhmen, ndërsa 12 nga Aleanca për Qytetarin.

Kavajë fiton PS
Në Kavajë ka përfunduar të martën në mëngjes procesi i numërimit nga ku është shënuar fitorja e kandidatit të PS, Elvis Rroshi.

Corovodë fiton LSI
Në Corovodë është mbylur procesi I numërimit ku kandidati I LSI I Aleanca për Qytetarin, Nesim Spahiu ka marrë 1 710 vota kurse kandidati i PS 1 200 vota.

Fushë Krujë fiton PS
Edhe në Fushë Krujë është mbyllur procesi i numërimti të votave ku është shënuar fitorja e kandidatit të PS

Konispol fiton PS
Votimi është mbyllur dhe në Konispol ku PS ka shënuar fitoren me 1570 vota kundrejt PD me 1300 vota.

Pogradec fiton PS
ثshtë mbyllur votimi dhe në Pogradec ku Artan Shkëmbi I PS shënon fitoren me 7580 vota kurse kundërshtari i LSI, Luan Topciu 5 837 vota.

Cërrik fiton PD
Ka përfunduar procesi i votimt në Bashkinë e Cërrikut, ku fitues është shpallur kandidati i PD Servet Duzha me 2328, kundrejt 1928 votave që ka marrë kandidati i PS

Kucovë fiton PS
Bardhyl Gjyzeli kandidati i PS ka fituar në Kucovë me 4575 vota kundrejt kandidatit të PD Selfo Kapllani me 4121 vota.

PS fiton edhe Bashkinë e Policianit si dhe Urën Vajgurore. Fitore edhe në Divjakë.

Krumë fiton PS

Përfundon procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Krumës, ku "Aleanca për të Ardhmen" ka fituar me 1992 vota kundrejt 1484 vota të "Aleancës për Qytetarin'
Bajram Curri fiton PD
Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit edhe në Bashkinë e Bajram Currit ku ka fituar "Aleanca për Qytetarin" me 2110 vota, kundrejt 1242 votave të kandidatit të majtë.

Leskovik fiton PD
Në KZAZ nr.31, Ersekë, grupet e numërimit përfunduan numërimin e votave për Bashkinë e Leskovikut. Kandidati për kryetar bashkie të grupimit politik "Aleanca për Qytetarin", Fatmir Guda, ka marrë1592 vota dhe për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik "Aleanca për të Ardhmen", Sergei Peshtani, kanë votuar 1237 votues.

Bilisht fiton PD
Në KZAZ nr.33, bashkia Bilisht, grupet e numërimit përfunduan numërimin e votave për bashkinë e Bilishtit.
Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Valter Hoxha, për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik "Aleanca për Qytetarin", Valter Miza, kanë votuar 2638 zgjedhës dhe për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik "Aleanca për të Ardhmen", Haki Ajçe, kanë votuar 1971 votues. Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Valter Miza, fiton mandatin e dytë me 667 vota më tepër se kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Haki Ajçe.

Kukës fiton PD

Rreth orës 20:00 ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Kukësit, ku fitues është shpallur kandidati i PD Halili me 6147 vota. Ndërsa kandidati i PS Cengu ka marrë 3441 vota.

Lezhë fiton PD
Bashkia e fundit ku ka përfunduar procesi i votimit është Lezha. Nga 24 kuti votimi që kanë qenë në total, kandidati i PD Viktor Tusha ka fituar 4933 vota, duke u shpallur edhe fitues kundrejt rivalit të tij nga PS Gjok Jaku që ka marrë 4631 vota.

Gramsh fiton PS
Sekretari i KZAZ-në Nr.15 në Bashkinë e Gramshit Gëzim Toçila deklaron se janë numëruar plotësisht 11 kutitë e votimit me 5384 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat rezulton se ka fituar kandidati Dritan Bici i koalicionit "Aleanca për të ardhmen" me 3274 vota. Ndërsa Kastriot Zere, i koalicionit "Aleanca për qytetarin" ka marrë 1926. 184 vota kanë shkuar për Astrit Kosturin, kandidat i pavarur.

Gjirokastër fiton PS
Edhe në Bashkinë e Gjirokastrës është shpallur fitues kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime,pas përfundimit te procesit te numërimit të votave në KZAZ-në nr 24 . Sipas sekretar i KZAZ, nr 24 Belul Hila, Bime ka fituar 6479 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Genc Sinojmeri ka fituar 4927 vota.

Himarë fiton PS
Edhe në bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku rezulton fitues kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Gjergji Goro. Sipas kryetarit të KZAZ-së nr.63, Xhevahir اeloaliaj, kandidati socialist ka fituar me një diference prej 95 votash më shumë se rivali i tij më i afërt, Vasil Bollano, kryetar aktual i Bashkisë së Himarës, i rikandiduar nga PBDNJ. اeloaliaj bëri të ditur se është duke u kryer formalizimi i materialit zgjedhor, i cili pritet te mbyllet brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Përmet fiton PS
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Përmetit, që përfshihet në KZAZ-në nr. 27. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Zenel Jaçe, tha se kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", për bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçe, ka fituar 2150 vota kundrejt 1811 vota të kandidatit Kujtim Hoxha, i "Aleancës për qytetarin", i propozuar nga LSI.

Delvinë fiton PD
Ka përfunduar procesi i numerimit te votave në bashkinë e Delevinës, ku përfaqesuesi i 'Aleances për qytetarin", Dhurim Alinani, rikonfirmohet serish kryetar bashkie. Sipas kryetarit te KZAZ nr. 64, Qazim Bobaj, kandidati i se djathtës Dhurim Alinani ka marrë 2214 vota, ndersa Dashamir Hado i "Aleances per te ardhmen", 2114 vota

Peqin fiton PD
ثshtë mbyllur proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr. 16 të bashkisë së Peqinit, nga ku rezulton fitues kryetari aktual i Bashkisë, Ilir Rrushi, kandidat i "Aleancës për qytetarin".
Kryetari i KZAZ nr. 16 në Peqin, Julian Mahahasa, tha se nga numërimi i votave për kryetar të Bashkisë së Peqinit, rezulton se kandidati i koalicionit "Aleanca për qytetarin", Ilir Rrushi, ka marrë 2607 vota, ndërsa Naim Teqja i "Aleanca për të ardhmen" 904 vota.

Tepelenë fiton PS
Në Tepelenë ka përfunduar numërimi i të 7 kutive të votimit nga ku fitues rezulton kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Tërmet Peçi.Kryetari i KZAZ-së nr. 24, Behar Lulo, se kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Tërmet Peci, ka fituar 1741 vota kundrejt kandidatit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Reshat Zika, që ka marrë 1217 vota, ndërsa kandidati i "Aleancës për qytetarin", Sevo Mici, kryetari në detyrë i bashkisë, ka marrë 750 vota.

Memaliaj fiton PS
Ka përfunduar edhe në KZAZ nr. 26 në Tepelenë, numërimi i votave për bashkinë e Memaliajt. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Behar Lulo, tha se kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Lulëzim Meçi, ka marrë 1199 vota kundrejt 974 vota që ka marrë kandidatja e koalicionit "Aleanca për qytetarin", Hatixhe Qëndra.

Ballsh fiton PS
Përfundon procesi i numërimit në 8 kutitë e votimit. Kandidati PS fiton me 2316 kundrejt kandidati PD i cili ka 2136 vota.

Burrel fiton PS
ثshtë mbyllur procesi i numërimit në Burrel. Fiton PS me 3658 vota kundrejt PD me 3119 vota. Janë numëruar 16 nga 16 kuti.

Maliq fiton PS
Ka përfunduar procesi i numërimit në Maliq. Fiton kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’ me 3091 vota kundrejt kandidatit të ‘Aleancës për Qytetarin’ me 2909 vota. Janë numëruar gjithsej 7 nga 7 kuti.

Peshkopi fiton PD
Përfundon procesi i numërimit. Kandidati i PD fiton me 44 22 vota kundrejt kandidatit PS me 3013

Sarandë fiton PS
Perfundon numerimi. Kandidati i PS, Stefan Cipa fiton me 7234 vota, kandidati i PD-se, ka marre 4976 vota.

Rublik fiton PS
Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt , kandidatit të PD Mark Ruci me 1087 vota.

Rrogozhinë fiton PDIU

Përfundon numërimi fiton kandidati i PDIU, Ndriçim Dushku

Rrëshen fiton PS
Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00 '

Ersekë fiton PS
Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i "Aleancës për Qytetarin" i cili ka marre 1232 vota.

Pukë fiton PD
Në Bashkinë e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj , i poshter Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia Cështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.

(m.a/d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43047.jpg
    43047.jpg
    23.3 KB · Shikime: 19

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top