LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Trupi i pajetë i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, dyshohet se është i varrosur në njërin nga bazenet e Burgut të Dubravës. Kjo informatë u bë e ditur nga Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, gjatë një mbledhje në komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione. Ai ka thënë se për këtë ka informacione ende të pakonfirmuara, por bën të ditur se departamenti që ai e udhëheqë do të filloj hetimet në muajin maj për këtë rast.
lajmpress.com
lajmpress.com