Përfundon mbledhja e KQZ nga 89 kuti të hapura 150 vota Basha, 63 vota Rama

WxP

Staf në FV.AL
Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon sot për të tretën ditë numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara, pavarësisht kundërshtimeve të përfaqësuesve të opozitës, të cilët akuzojnë KQZ se po shkel ligjet. Nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga Ristani quhen fletë të panumëruara, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 të akorduara për Edi Ramën. SHBA thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri për të respektuar procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. PS padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor. Protestuesit bllokojnë akset kryesore me gurë e goma. Ka përfunduar protesta e PS para KQZ rreth orës 20:15 ku në përfundim të saj deputeti i PS Taulant Balla i ka bërë thirrje mbështetësve që sërisht të mblidhen nesër para KQZ.
Gjatë protestës deputet dhe përfaqësues të PS kanë mbajtur një fjalim të shkurtër me megafon, ku në pjesën më të madhe të tyre kritikat i janë drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj si reagim kundrejt dhunimit te 2 protestuesve socialist mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në protestë është vënë re prania e nënës së liderit të PS Edi Rama e cila shoqerohej me bashkëshorten e tij. Gjatë protestës në ndryshim nga një ditë më parë nuk ka pasur tentativa për të thyer kordonin e policisë. Policia e qytetit të Vlorës ka dërguar për ndjekje penale kreun e sapozgjedhur të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën. Sipas njoftimieve të policisë kryetari socialist i bashkisë ka organizuar tubim të paligjshëm.

KQZ HAP 89 KUTI, 150 VOTA BASHA, 63 VOTA RAMA
Ora 22:44 KQZ ka mbyllur mbledhjen e sotme për ta vijuar sërisht nesër për numërimin e kutive të njësisë numër 5. KQZ gjatë 3 ditëve ka hapur gjithsej 89 kuti, nga të cilat ka konstatuar janë gjetur fletë të hedhura gabim që nuk i përkisinin kutisë ku ishin hedhur. Nga mbledhja e këtyre fletëve llogariten 150 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 63 vota për kanditin e PS Edi Rama.

VLORE, POLICIA NDJEKJE PENALE KREUT Tث BASHKISث
Ora 21:55 Policia e qytetit të Vlorës ka dërguar për ndjekje penale kreun e sapozgjedhur të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën. Sipas njoftimieve të policisë kryetari socialist i bashkisë ka organizuar tubim të paligjshëm, në mbështetje të protestave të organizuara në Tiranë.

KQZ HAP 87 KUTI, 143 VOTA BASHA, 62 VOTA RAMA
Ora 21:42 KQZ ka hapur gjithsej 87 kuti, nga të cilat ka konstatuar janë gjetur fletë të hedhura gabim që nuk ipërkisinin kutisë ku ishin heshur. Nga mbledhja e këtyre fletëve llogariten 143 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 62 vota për kanditin e PS Edi Rama.

HAPET KUTIA 19 69, 1 VOTث RAMA
Ora 20:45 KQZ ka hapur kutinë numër 19 69, KZAZ 53, njësia 9 ku kanë rezultuat 4 fletë të kontestuara për kryetar bashkie, 1 fletë votimi shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PS, Edia Rama. 1 fletë për këshillin e bashkisë shkon për PS dhe 2 fletë të vlefshme shkojnë për këshillin e njësisë për PS.

HAPET KUTIA 19 60/1, 1 VOTث RAMA, 1 BASHA
Ora 20:30 KQZ ka hapur kutinë numër 19 60/1, KZAZ 53, njësia 9 ku kanë rezultuat 2 fletë të kontestuara për kryetar bashkie, 1fletë votimi shkojnë për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, 1 fletë votimi shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PS, Edia Rama.

PثRFUNDON VIZITA E AMBASADORثVE Tث SHBA, BE DHE OSBE TEK SELIA ROZث
Ora 20:24 Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-ve Aleksandër Arvizu, i BE-së Etore Sequi, dhe Eugen Wollfarth i OSBE-së me liderin e opozitës. Tekasa është ndalur një moment me gazetarët ambasadori i SHBA i ka bërë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë që ka pohuar se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për Tiranën.

PثRFUNDON PROTESTA E PS
Ora 20:15 Ka përfunduar protesta e PS ku në përfundim të saj deputeti i PS Taulant Balla i ka bërë thirrje mbështetësve që sërisht të mblidhen nesër para KQZ.Gjatë protestës deputet dhe përfaqësues të PS kanë mbajtur një fjalim të shkurtër me megafon, ku në pjesën më të madhe të tyre kritikat i janë drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj si reagim kundrejt dhunimit te 2 protestuesve socialist mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në protestë është vënë re prania e nënës së liderit të PS Edi Rama e cila shoqerohej me bashkëshorten e tij. Gjatë protestës në ndryshim nga një ditë më parë nuk ka pasur tentativa për të thyer kordonin e policisë.

TAHIRI: Tث MBIDHEMI DERISA Tث GJUNJثZOJMث SALIUN
Ora 20:10 Deputeti i PS Sajmir Tahiri duke iu drejtuar forcave të policisë që të mos dhunojnë qytetarët i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen derisa të gjunnjëzojnë kryeministrin e vendit.
‘Mos të guxojë njeri të vëjë dorë mbi qytetarët se do e paguajë shumë shtrejtë. Kjo betejë është e fituar që në nisje, që në momentin që në këtë shesh jemi sa jemi dhe në cdo aks janë shqiptërë që protestoijnë. Thirrja ime është jepini forcë zërit tuja, shpirtit, jepini forcë hajdeni mblidhemi nesër dhe pasnesër gjersa të gjunjëzohet Saliu.’,- deklaroi Tahiri

SHALSI: SALIU PO NDثRSEN SHIPثTARET MES TYRE
Ora 19:59 Gjatë fjalës së tij Shalsi deklaroi se kryeministri po ndërsen shqiptarët ndërmjet tyre dhe jo PS.
‘Vetëm plagë ka ditur të hapët, mos harrojmë se kemi të njëtin njeri që disa vite më parë solli firmat piramidale ndërkohë që sot vrau dhe dogji Shqipërinë. Nuk jemi ne që kërkojmë të ndërsejmë shqiptarët por është ai që kërkon ti ndërsejë ndërmjet njëri tjetrit, sot jemi të vendosur, ishte Sali Berisha që i provoi pastër si mund të vjedhë në mes të ditës. Sali nuk kemi rrugë vetëm po të kalosh mbi trupat tanë, ndaj të rezistojmë, mund të na bllokosh por ne përsëri do ecim.’

DOKLE: POLICث MOS PREKNI PROTESTUESIT SE DO MBANI PثRGJEGJثSI
Ora 19:51 ‘Kur dolën 10 me yll për Edi Ramën i ndryshuan, shqiptarët e panë se si dolën rezultatet para medias dhe ndryshuan pllakën dhe u bashkuan me kryqëzatë kundër Edi Ramës’,- deklaroi deputeti socialist Namik Dokle gjatë protestës që po mbahet para KQZ.
Dokle i bëri thirrje policisë që të mos dhunojë protestuesit se do të mbajë përgjegjësi. ‘Ju jeni për të mbrojtur qytetarët nga hajdutët, pse mbroni hajdutët nga qytetarët. Këtu është njëri prej tyre. Mos prekni njerëzit, i keni prekur shpirtin duke i prekur votën, mos prekni se do përgjigjeni

HAPET KUTIA 19 77, 3 VOTA RAMA, 3 BASHA
Ora 19:45 KQZ ka hapur kutinë numër 19 77, KZAZ 55, njësia 9 ku kanë rezultuat 11 fletë të kontestuara 6 për kryetar bashkie, 4 për këshill bashkiak dhe 1 pwr kryetar të njësisë numër 9. Nga këto fletë të cilat kanë rezultuar të kontestuara, 3 fletë votimi shkojnw për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, 3 fletë votimi shkojnw për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PS, Edia Rama.

HAPET KUTIA 19 74, 1 VOTث BASHA
Ora 19:30 KQZ ka hapur kutinë numër 19 74, KZAZ 55, njësia 9 ku kanë rezultuat 2 fletë të kontestuara 1 për kryetar bashkie dhe 1 për këshill bashkiak të njësisë numër 9. Nga këto fletë të cilat kanë rezultuar të kontestuara, 1 fletë votimi shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, 1 fletë votimi shkon për kryetar të këshillit bashkiak e vlefshme për PS.
Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i PS Saliani e ka kontestuar këtë vendimi di të jashtëligjshëm. Kosovrasti: ‘Veprimi është thënë qartë për të gjithë, fletën e votimit që na ka ardhur nga komisionerët si fletë jo e duhur do e cojmë në kutinë e duhur’.

HAPET KUTIA 19 76, 1 VOTث BASHA, 1 VOTث RAMA

Ora 19:25 KQZ ka hapur kutinë numër 19 76, KZAZ 55, njësia 9 ku kanë rezultuat 3 fletë të kontestuara 2 për kryetar bashkie dhe 1për këshill bashkiak të njësisë numër 9. Nga këto fletë të cilat kanë rezultuar të kontestuara, 1 fletë votimi për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, 1 fletë votimi për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PS Edi Rama. 1 fletë votimi për kryetar të këshillit bashkiak e vlefshme për PS.

HAPET KUTIA 19 66/1, 2 VOTA BASHA, 1 RAMA
Ora 19: 13 KQZ ka hapur kutinë numër 19 66/1, KZAZ 55, njësia 9 ku kanë rezultuat 3 fletë të kontestuara për kryetar bashkie të cilat kanë shkuar 2 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha, 1 votë për kandidatin e PS Edi Rama.

PS, PROTESTث PARA KQZ, KOCI: POPULLI ZGJEDH, OLIGARKIA DO Tث HUMBASث

Ora 19:06 Deputetë dhe përfaqësues së PS po vijonë protestat para KQZ, ku nëpërmjet thirrjeve me megafon po marrin fjalën duke akuzuar vendimn e padrejtë të KQZ.
Petro Koci: ‘Populli zgjedh, oligarkia do të humbasë, fitoren e popullit dhe kandidatit të vet Edi Rama e do dhe zoti me ato 10 vota. Kjo ishte fitore e madhe e demokracisë. Komisioni i vjedhjeve do të na thotë se në Shqipëri nuk fiton vota që hiodhet në kutinë e saktë po në atë të gabuarën. Ndërkobëtarët kanë thënë zbatoni ligjin dhe kjo seli është kthyer në seli të PD’.

PثRFUNDOJNث PROTESTAT Nث Tث GJITHA RRETHET, NISIN PARA KQZ-së
Ora 19:00- Ndërkohë që janë mbyllur përfundimisht protestat e mbështetësve të opozitës në rrethe, një tjetër protestë ka filluar nga mbështetësit para KQZ-së. Deputetët e PS ashtu sic ndodhi edhe paraditen e sotme po hedhin thirrje kundër qeverisë e KQZ-së, ndërsa i bëjnë thirrje popullit t’i bashkohen kësaj proteste. Petro Koci flet me megafon: KQZ-ja është kthyer në seli të PD-së. I bëjmë thirrje 4-shes së PD-së të zbatojnë ligjet.

ARVIZU, SEQUI E WOLLFARTH TAKIM ME RAMثN Nث SELINث ROZث
Ora 18:30- Teksa KQZ ka nisur numërimin e votave të kontestuara, zhvillime të tjera ka në selinë e PS. Në këto momente aty kanë mbërritur ambasadorët e SHBA-ve Aleksandër Arvizu dhe ai i BE-së Etore Sequi, dhe Eugen Wollfarth i OSBE-së, të cilët kanë nisur një takim me liderin e opozitës Edi Rama.

RINIS MBLEDHJA E KQZ
Ora 18:20 Ka rinisur mbledhja e KQZ për numërimin e votave të kontestuara në zgjedhjet e 8 majit. Ndërkohë që edhe jashtë ambienteve të saj vërehet një mobilizim i forcave të policisë dhe një ri grumbullim i protestuesve. Situata është e qetë. Midis protestuesve vihet re nëna e kreut Socialist znj. Antoneta Rama dhe gruaja e tij Linda Basha.

PثRFUNDON PROTESTA E PS Nث DISA RRETHE
Ora 18:12- Ka zgjatur për rreth dy orë protesta e mbështetësve të PS në rrethe. Korespondentët atje na njoftojnë se në këto momente kanë nisur të shpërndahen protestuesit në Elbasan, ndërsja janë zhbllokuar edhe akset Elbasan-Tiranë apo Elbasan-Librazhd të bllokuara nga ta.
Po kështu protesta e mbështetësve të PS duket se ka marrë fund edhe në Berat, ku është zhbllokuar Ura Vajgurore. Raportohet se protesta ishte e qetë.
Përfundon protesta edhe në Fushë-Krujë. Përfundon protesta edhe në Gjirokastër.

POLICIA BLINDON KQZ-në, PRITET Tث NISث MBLEDHJA
Ora 17:42- Ndërsa ora po i afrohet 18:00-tës forcat e policisë kanë filluar të blindojnë përsëri KQZ-në, aty ku pritet të rinisë edhe mbledhja për numërimin e kutive të kontestuara të votimit. Gazetari i NEWS24 Arbër Hitaj raporton se forca të shumta policie janë grupuar përpara KQZ-së, ndërkohë që nuk mungojnë edhe protestues nga ana e socialistëve.

BOGADANI: RAMA NDثRMERR PROTESTA SE NUK PRANON REZULTATIN
Ora 17:15 Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani nga Selia Blu ka deklaruar se kreu i opoziës nuk dëshiron që të pranojë rezultatin dhe për këtë arsye nëpërmjet protestave do të ndalojë numërimin e votave madje edhe ato në favor të tij. Lexoni lajmin e plote ketu (Bogadani: Rama ndërmerr protesta se nuk do të njohë rezultatin)

NIS PROTESTA EDHE Nث FIER
Ora 17:16- Protestuesit e Fierit janë mbledhur fillimisht në sheshin Fitorja, duke nisur më pas marshimin drejt aksit nacional Fier-Lushnje, e bllokuar kjo me goma makinash dhe gurë. Nuk raportohet për incidente.

VLORث, PROTESTUESIT BLLOKOJNث URثN E MIFOLIT
Ora 17:10- Ka nisur protesta e militantëve të PS edhe në qytetin e Vlorës. Ashtu si edhe në qytetet e tjera edhe këtu është ndjekur forma e bllokimit të rrugëve. Protestuesit kanë bllokuar Urën e Mifolit. Protesta e qete.

PROTESTA, Nث SARANDث, BERAT, POGRADEC, FUSHث-KRUJث
Ora 16:45- Protesta e socialistëve ka nisur edhe në Sarandë, ku kanë bllokuar urën e Gajdarit. Edhe në Berat protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin e Urës Vajgurore.
Protestuesit e Beratit udhëheqeshin nga deputetët e PS Ermonela Felaj dhe Marko Bello.
Mbështetësit e PS, protestojnë sot edhe në Pogradec, ku edhe atje është bllokuar aksi Pogradec-Prrenjas, me gurë e goma makinash. Nuk ka munguar edhe sot djegia e gomave. Protestuesit e Pogradecit shoqëroheshin nga deputetët e PS Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko.
Në protestë janë ngritur edhe simpatizantët e Fushë-Krujës të cilët kanë bllokuar autostradën Fushëkrujë-Shkodër, duke i bllokuar kështu Tiranës lidhjet me zonat veriore.

PS PROTESTث Nث RRETHE, BLLOKOHET AKSI GJIROKASTثR-TEPELENث
Ora 16:18- Ashtu sic ishte parashikuar ka rinisur rreth orës 16:15 protesta e Partisë Socialiste në 6 qytete të vendit. Aktualisht raportohet se protestuesit në rrethe kanë bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Bllokimi i këtij aksi është bërë me goma automjetesh. Protestuesit shoqerohen nga deputetet e PS, Ethem Ruka e Arta Dade. Ndërkohë që protesta e opozitës ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit. Janë bllokuar edhe aty rrugët që lidhin qytetin me Tiranën e Librazhdin. Raportohet që në Elbasan ka edhe reshje shiu, por protestuesit vazhdojnë të rezistojnë e mbajnë akset të bllokuara.

PS DثRGON Nث KOLEGJIN ZGJEDHOR KQZ-në
Ora 16:10- PS ka paditur sot në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tejkalimin e afatit të shpalljes së rezultatit për Bashkinë e Tiranës si dhe për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ Nr.49 që i përket njësisë nr. 5.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN PثR Nث ORثN 18:00
Ora 15:50- KQZ ka numëruar edhe një kuti tjetër, nga e cila dy vota i ka marrë Rama dhe 2 Basha. Pas mbylljes së kësaj kuti KQZ-ka mbyllur mbledhjen për një pushim, për ta rinisur në orën 18:00. Në total janë numëruar 75 kuti, nga të cilat Basha ka marrë 125 vota dhe Rama 53.

KQZ NUMثRON EDHE 2 KUTI Tث TJERA
Ora 15:35- KQZ ka numëruar deri në këto momente edhe dy kuti të tjera të KZAZ. 52. Kutitë e numëruara janë 19 43 dhe 19 44/1. Në total nga këto kuti janë shtuar 4 fletë votimi të vlefshme për Edi Ramën dhe 4 të tjera për Lulzim Bashën.

RAMA: PARTNERثT Tث NDثRHYNث SA NUK ثSHTث VONث
Ora15:30 ‘Miq dërkombëtarë ndërhyni për të ndalur masakrën zgjedhore të KQZ’ ka qënë thirrja e kreut socialist drejtuar ndërkombëtare për situatën postzgjedhore të krijuar ndë vend. Ndërkohë që ka theksuar se KQZ po vepron në kundërshtim të Kushtetutës ndaj opozita do të njohë vetëm Kushtetutën e Shqipërisë. Lexoni ketu lajmin e plotë (Rama: Partnerë, ndërhyni sa nuk është vonë)

HAPET KUTI 19 37, 1 VOTث BASHA

Ora15:00 Në kutinë 19 37 është gjetur një fletë e hedhur gabim për kryetar bashkie në KZAZ 52, një fletë votimi e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, dhe një për këshill bashkie për subjektin PD.

HAPET KUTIA 19 35, BASHA-RAMA NGA DY VOTA
Ora 14:55- 4 fletë për kryetar janë miratuar në këtë kuti, dy i shkojnë Bashës dhe 2 Ramës. Ndryshohet tabela e rezultateve edhe për këshillin bashkiak, 3 vota I shtohen PD, 2 PS dhe 1 Aleancës Demokratike. ثshtë ndryshuar edhe tabela për këshillin e minibashkisë, 3 për PD dhe 1 për LSI.

KQZ VAZHDON NUMثRIMIN, 3 VOTA BASHA, 1 RAMA
Ora 14:50- Nga numërimi i kësaj kutie KQZ-ja ka shtuar 3 fletë votimi të kontestuara për kandidatin Lulzim Basha dhe një fletë për kandidatin Edi Rama. Një tjetër fletë është miratuar për këshill bashkiak për subjektin PD.

KQZ NUMثRON KUTINث 19 27/1
Ora 14:36- Nga numërimi i kësaj kutie KQZ-ja ka shtuar 3 fletë votimi të kontestuara për kandidatin Edi Rama dhe një fletë për këshill bashkiak për subjektin LSI.

KQZ NUMثRON KUTINث 19 31
Ora 14:28- KQZ ka nisur në këto momente numërimin e kutive të KZAZ nr. 52. Në kutinë 19 31 janë shtuar 2 fletë votimi në favor të Bashës. Përfaqësuesit e PS kanë kundërshtuar miratimin e këtyre fletëve.

KE: KQZ TE GARANTOJE RESPEKTIMIN E KUADRIT LIGJOR
Ora 14. 09 Komisioni Europian deklaron se po ndjek “orë pas ore” situatën në Shqipëri dhe “KQZ duhet të garantojë respektimin e kuadrit ligjir dhe të veprojë pa ndërhyrje politike”
“Nuk mund të ketë dy rezultate të ndryshme dhe rezultatet duhet të bëhën në mnëyrë të shpejtë” – nënvizoi sot zëdhënësja e Komisionerit Europian për Zgjerimin Sfetan Fyle, Natasha Butler duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari bërë në konferencën e zakonshme për shtyp në Bruksel. Ndërkohë që shefi i saj, zoti Stefan Fyle dhe presidenti i KE-së ndodhen në Prishtinë, ndërsa anulluan vizitën në Tiranë për shkak të tensionit politik pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Ora 13. 55 Protestuesit PS largohen nga KQZ, protesta rifillon ne oren 17:30

PROTESTUESIT PS NGA DURRESI NISEN DREJT TIRANES
Ora 13:20 Pesë autobusë me simpatizantë të PS-së janë nisur në mesditë drejt Tiranës për tju bashkuar protestës para KQZ-së në mbrojtje të votës së lirë. NEWS24 raporton se militantët PS janë mbledhur rreth orës 11:00 pranë muzeut të dëshmorëve dhe më pas të hipur në autobusë janë nisur drejt Tiranës. Ndërkohë që në orën 16:00 janë paralajmëruar protesta paralele në disa qytete, si Elbasan, Gjirokastër, Fier, Korcë, Fushë Krujë e Berat.

BALLA: Tث QENDROJMث KثTU ME DITث Tث TثRA
Ora 13:14- Edhe deputeti i PS Taulant Balla i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qendrojnë përpara KQZ-së në mbrojtje të votës së lirë.
“KQZ-ja i ngjan një godine të komunizimt. Të vazhdojmë të qendrojmë këtu me orë me ditë, të rezistojmë për të fituar të gjithë së bashku”, tha Balla.

TAHIRI: POLICIA DHUNOI DJE DY PROTESTUES
Ora 13:10- Ndërkohë që protestuesit vazhdojnë të thërrasin në korr, “Poshtë diktatori”. I pranishëm në këtë protestë deputeti Sajmir Tahiri deklaroi se dje janë dhunuar nga policia dy protestues që sipas tij mëkatin më të madh që bënë ishte të vinin në protestë e të mbronin votën që po vjedh KQZ-ja

“Dje janë rrahur barbarisht dy protestues. Sot shpirti ynë është atje me ta në spital. Ata që guxuan të venë dorë mbi Shpëtimin dhe vëllain e tij ta mbajnë mend mirë. Mëkati më i madh i tyre ishte ardhja këtu në protestë. Ata që i dhunuan do japin llogari para nesh dhe ligjit.

NUMثROHEN 8 KUTITث E KZAZ 50
Ora 13:01- Janë numëruar deri në këto momente 8 kuti të kontestuara që i përkasin KZAZ nr. 50, në njësinë bashkiak nr.6 nga e cila 7 vota i shkojnë Ramës, ndërsa Basha merr 25 kuti. Kështu në total Bsha ka marrë 105 vota dhe Rama 38. Mbeten edhe 25 kuti për t’u numëruar, KQZ-ja ka marrë një pushim prej 15 minutash.

KLOSI: E GJITHث SHQIPثRIA SOT DUHET Tث JETث Nث PROTESTث
Ora 12:52- Deputetët e PS-së së bashku me qindra protestues vazhdojnë të bëjnë thirrje për të gjithë shqiptarët para KQZ-së. Deputeti i PS-së Blendi Klosi tha se sot duhet të protestojnë të gjithë shqiptarët për votën që KQZ-po I vjedh Tiranës.
“E gjithë Shqipëria sot duhet të jetë në protestë, ne jemi me të drejtën, duam të shpllet ligjshmëria. Po sot cfarë thonë injorantët e KQZ? Në spote thonë se vota e hedhur në kuti të gabuar nuk do të numërohëet, ndërsa sot thonë gjë tjetër. Ne nuk mund t’i lejojmë”, tha Klosi.

Klosi deklaroi më tej se ata kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë protestë paqësore.
“Nuk luhet mandati iTiranës por fatin e Shqipërisë. Ta vazhdojmë këtë protestë se partnerët europianë na mbështesin.

TOPI TAKON KREUN E VثZHGUESVE Tث OSBE, STOUNSTRIT: KQZ Tث ZBATOJث LIGJIN
Ora 12:30- Politika shqiptare të tregojë mature e qetësi. KQZ-ja të respektojë ligjin. Kështu ka deklaruar sot kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR Xonatan Stonustrit gjatë takimit të zhvilluar paraditen e sotme me presidentin shqiptar Bamir Topi. Ketu mund te lexoni lajmin e plote (Topi takon kreun evëzhguesve të OSBE, Stounstrit: KQZ të zbatojë ligjin)

NUMثROHET KUTIA E 5-Tث 4 VOTA BASHA 1 RAMA
Ora 12:15- Numërohet kutia e 5-të 18 81 në KQZ. Kjo kuti i përket KZAZ 50. Kreu i KQZ-së Arben Ristani shtoi 4 vota nga kjo kuti për kandidatin Basha dhe 4 për kandidatin Rama.

GJONCAJ: ثSHTث PREKUR INTEGRITETI I KUTIVE, ZGURI: ANKOHUNI TEK KOLEGJI ZGJEDHOR
Ora 12:05- Ndërkohë që vazhdojnë numërimet e votave në KQZ debatet përfshijnë përfaqësuesit e majtë dhe të djathtë. Përfaqësuesi I PS-së Genci Gjoncaj shprehet se“Ne vërejmë këtu shkelje flagrante të ligjit. Këtu është vrarë procesi zgjedhor. Kjo është për të ulëtitur, është prekur integriteti i kutive. tha Gjoncaj.
Ndërsa Zguri i PD-së i kundërpërgjigjet “Askush nuk mund të pretendojë se në kuti ka ndërhyrje. Në rast se subjektet zgjedhore janë të pakënaqura ato mund të ankimojnë në KQZ apo në Kolegj Zgjedhor”, tha Klement Zguri.

NUMEROHET KUTIA E 4-tert PER SOT, BASHA 3 VOTA PLUS
Ora 11. 47 Numërohet kutia e katër 1879/1 e KZAZ 50, e njësisë 6. Tre fletë votimi i janë shtuar tabeles së rezultatit për Bashën në këtë kuti. Përfaqësuesit PD deklarojnë se akuzat e PS se po mbushim kutitë me fletë votimi shtesë janë të pabaza. Ndryshimi i rezultatit behet me 4 vota pro ne KQZ.

DOKLE JASHTE KQZ: NE DO REZISTOJME. FITORJA ESHTE E JONA, NUK NA E VJEDH AS SALIU, AS RISTANI
Ora 11: 33 Jashtë deputeti socialist Namik Dokle i bën thirrje me megafon protestuesve të mbështesin PS në këtë beteje. “Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të shkojë në greminë. Do mbrojmë votën tonë.... Nuk ka rrugë tjetër , fitorja është e jona nuk ka kush të na e vjedhë as Ristani e as Berisha.. Ne do të rezistojmë për votën ”- tha Dokle. Fjala e tij shoqërohej me thirrjet e protestuesve “Poshtë qeveria” dhe duartrokitje të forta. Ndërkohë që forcat e policisë kanë blinduar godinën situata është e qetë.

HAPET KUTIA E 4 PER SOT. BASHES I SHTOHEN GJITHSEJ 92 VOTA, RAMA 32
Ora 11. 28 Hapet kutia 1878/1. Nga dy fletë votimi për kryetar bashkie, njëra u cilësua e pavlefshme pasi kishte dy shenja, ndërsa tjetra u vlerësua si e vlefshme për kandidatin Lulzim Basha. Me votim 4 vota pro, Ristani urdhëroi ndryshimin e tabelës së numërimit të kutisë 1878/1 duke përfshirë këtë fletë të panumëruar në rezultatin për kandidatin Basha. Përfaqësuesi i PS-së Saliani akuzoi Ristanin se po ndryshon tabelën e numërimit “Kjo fletë votimi është vlerësuar një herë nga grupi i numërimit, ju ndryshuat një tabelë të grupit të numërimit në Tiranë, ju shtuat një fletë votimi më tepër se sa kanë votuar në këtë qendër, ky vendim është i ndërmjetëm dhe së bashku me vendimin përfundimtar mund të ankimohet.”

KQZ HAPET KUTIA E 3-te PER SOT, BASHA 91 VOTA GJITHSEJ, RAMA 32
Ora 11: 02 Hapet kutia 1873/1, e KZAZ 50 me fletë të kontestuara, një votë i kalon Bashës. Përfaqësuesi i dy partive te vogla PSVI 91, Idajet Beqiri akuzoi Ristanin se po manipulon dhe po shton fletët e votimit. Me vetem 4 votat pro te maxhorances, u miratua ndryshimi i tabeles se rezultatit ne kete kuti. Subashi e Laze kundërshtuan ndryshimin e tabelës së kësaj kutie.

bALKANwEB
 

Attachments

  • numerimi-dita3.3.jpg
    numerimi-dita3.3.jpg
    6.3 KB · Shikime: 112
Titulli: Përfundon mbledhja e KQZ nga 89 kuti të hapura 150 vota Basha, 63 vota Rama

Ka ende kuti qe duhen hapur?? Sa frike kam qe mund te eskaloje situata! :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top