Përfundojnë hetimet ndaj Kastriot Ismailajt, ja si u vodhën paratë e CEZ-it

Përfundojnë hetimet ndaj Kastriot Ismailajt, ja si u vodhën paratë e CEZ-it.

kastriot-ismailaj.jpg


Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për të Kastriot Ismailajn, i cili akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë. Gjatë hetimit, për të cilin gjendet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, Kastriot Ismailaj, Prokuroria ka evidentuar dy episode të ndryshme, të lidhura me personin e akuzuar.


I pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar kompaninë “Adriatic Development Corporation Ltd” (ADC), në vitin 2005, me objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se kjo shoqëri ёshtё fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por nё llogarite e kësaj shoqërie janë kryer transaksione financiare qё shkojnë nё disa milionë euro. Vlera e transaksioneve të kryera nëpërmjet shoqërisë “ADC” ёshtё nё hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndёrsa transferat dalëse për transaksionet jashtë vendit janё nё shumёn dalje 4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro. Për të gjithë transaksionet hyrëse dhe dalëse nuk ka asnjë dokument justifikues.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur sekuestrimi i të gjitha parave të ndodhura në llogaritë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd”, si dhe të llogarive të shtetasit Kastriot Ismailaj. Shuma e gjetur dhe e sekuestruar nё llogaritё e kёsaj shoqёrie në total është 4.2 milionë dollarë dhe 455.000 euro si dhe 12.5 milionë lekë, pranë dy bankave të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri. Transfertat hyrёse shoqëria “Adriatic Development Corporation” shpk, i ka përfituar kryesisht nga shoqëria “Hassans Client”, me qendёr në Gjibraltar, dhe një pjesë tjetër nga disa shoqëri me qendёr nё Zvicër.

Më pas, paratë e përfituara, janë transferuar nё shoqëri dhe individë tё ndryshëm me vendndodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikën e Jugut etj. Gjatë periudhës 2006-2015, për transfertat hyrëse dhe dalëse, pёrgjithësisht nuk ka dokumente mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara/paguara. Ka rezultuar se shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, ka tërhequr nga llogaria e shoqërisë shumat 930.000 dollarë, 80,500 euro, si edhe ka bërë pagesa për kartën e tij të kreditit në shumat 11,725 USD dhe 15,652 euro.

Për faktet e mësipërme, Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj shtetasit Ismailaj akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ndërkohë që po vijon hetimi për transaksionet, që vlerësohen dukshëm të dyshimta.

Shoqëria “DIA” është regjistruar në vitin korrik 2010 në British Virgin Island nga një shtetase shqiptare, e cila ka emëruar si përfaqësues ligjor të kësaj kompanie në Shqipëri shtetasin Kastriot Ismailaj, të emërtuar “DIA-Dega Shqipëri”. Në regjistrin tregtar shqiptar, kjo kompani është regjistruar me aktivitet “Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjetike, infrastrukturën energjetike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit-blerje aksionesh, tregtimi, import-eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”.

Me datën 01.09.2010 subjektet “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. kanë lidhur një marrëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marrëveshjes ka qenë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme.

Kjo marrëveshje është firmosur nga i pandehuri Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi Josef Hejsek, aktualisht person në hetimin, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. Marrëveshja e parё nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqёrisё ”CEZ Shpërndarja” dhe pёr kёtё arsye, mё datё 01.02.2011, midis këtyre palëve ёshtё nënshkruar njё marrëveshje e dytë me tё njëjtin objekt dhe pёr një afat dy vjeçar. Kjo marrëveshje ёshtё zgjidhur nё muajin Tetor tё vitit 2011.

Nga tёrёsia e tё dhënave tё administruara gjatё hetimit tё këtij procedimi penal arrihet nё konkluzionin se qёllimi i shtetasit Kastriot Ismailaj nuk ka qёnё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpërndarja”.

Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё kёsaj shoqёrie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke përdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale. Nё kёtё mёnyrё ky shtetas ka kryer veprёn penale tё “ Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim”, si dhe veprën penale tё “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale”.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top