Përdoruesit e Internet Explorer në rrezik

Arfenilla

Themelues i Forumit

foto.php







Microsoft i ka paralajmëruar konsumatorët se një dobësi në shfletuesin e tij të njohur, Internet Explorer, mund t’i lejojë hakerët të fitojnë qasje të paautorizuar dhe shfrytëzim të të drejtave në kompjuterët e tyre.

Mangësia e shfaqur në shfletuesin Internet Explorer prek versionet e IE-së prej 6 deri në 11, dhe Microsoft ka thënë se ishte në dijeni për rrezikun e “kufizuar” dhe “sulmet e shënjestruara” të cilat do t’i rrezikonin përdoruesit e saj. Sipas NetMarket Share, versionet e IE përbëjnë më shumë se 50 për qind të tregut të shfletuesve global të internetit.

Microsoft ka thënë se po e heton problemin dhe se do të ndërmarrë hapat “e duhur”. Kompania e ka lëshuar një këshillim të sigurisë gjatë fundjavës për përdoruesit e saj.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet për njerëzit të cilët e përdorin sistemin operativ Windows XP, pasi që Microsoft tani e ka ndërprerë mbështetjen për këtë version të sistemit të tij operativ.B.Indeksonline
 
Titulli: Përdoruesit e Internet Explorer në rrezik

Mos e hengra...po programet e mia nuk hapen pa internet explore
 
Pe: Përdoruesit e Internet Explorer në rrezik

Gjithmon me eshte duk shfletuesi me kot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top