Arfenilla
Themelues i Forumit
Microsoft i ka paralajmëruar konsumatorët se një dobësi në shfletuesin e tij të njohur, Internet Explorer, mund t’i lejojë hakerët të fitojnë qasje të paautorizuar dhe shfrytëzim të të drejtave në kompjuterët e tyre.
Mangësia e shfaqur në shfletuesin Internet Explorer prek versionet e IE-së prej 6 deri në 11, dhe Microsoft ka thënë se ishte në dijeni për rrezikun e “kufizuar” dhe “sulmet e shënjestruara” të cilat do t’i rrezikonin përdoruesit e saj. Sipas NetMarket Share, versionet e IE përbëjnë më shumë se 50 për qind të tregut të shfletuesve global të internetit.
Microsoft ka thënë se po e heton problemin dhe se do të ndërmarrë hapat “e duhur”. Kompania e ka lëshuar një këshillim të sigurisë gjatë fundjavës për përdoruesit e saj.
Megjithatë, problemi kryesor mbetet për njerëzit të cilët e përdorin sistemin operativ Windows XP, pasi që Microsoft tani e ka ndërprerë mbështetjen për këtë version të sistemit të tij operativ.B.Indeksonline