Përdorimi i standardit të gjuhës shqipe në Kosovë

Love

βeℓℓe â๓e
Publicisti Migjen Kelmendi, një nga nismëtarët e debateve për ndryshime mendon ndryshe. “Standardi ka pësue fiasko në Kosovë. Njerëzit e qytetnuem kishin me u ulë e me e pa ku janë shkaqet, e jo me e tabuizue këtë temë dhe me e politizue...

Vitin që vjen, mbushen dyzet vjet që nga koha kur shqiptarët krijuan një standard të gjuhës shqipe. Në Kosovë, gjysma e kësaj moshe të standardit, po përshkohet nga debate rreth funksionimit të tij. Kjo ka bërë që edhe vlerësimet të jenë nga më të ndryshmet, nga ato që kërkojnë mbrojtjen e standardit aktual, deri tek ata që kërkojnë ndryshimin e plotë të tij.


Shefkie Islamaj, studiuese e gjuhës dhe këshilltare shkencore në institutin albanologjik thotë se standardi i përcaktuar në vitin 1972, paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar.

“Për shqiptarët, njësimi i gjuhës standarde, është një e arritur e madhe, ndër më të mëdhatë në shekullin e XX. Dhe diskutimet që bëhen këtu e njëzet vjet, më dinamike dhe më të intensifikuara, mendoj se absolutisht janë në të shumtën e herës joshkencore dhe nuk marrin parasysh as zhvillimin e gjuhës standarde dhe as zhvillimin e shqipes në përgjithësi dhe prirjet e saja zhvilluese të shekullit XIX dhe XX”

Publicisti Migjen Kelmendi, një nga nismëtarët e debateve për ndryshime mendon ndryshe. “Standardi ka pësue fiasko në Kosovë. Njerëzit e qytetnuem kishin me u ulë e me e pa ku janë shkaqet, e jo me e tabuizue këtë temë dhe me e politizue dhe stërpolitiziue sa mos me guxue kush me e hapë si temë”.

Studiuesi Rrahman Paçarizi thotë se në mungesë të matjeve empirike dhe interpretimeve të duhura shkencore, debatet po zhvillohen ndërmjet qasjeve të skajshme.

“Njëra palë thotë se duhet të përmbyset ky standard dhe duhet të bëhet një gegërishte pa e ditur se çfarë gegërishte do të jetë ajo. Dhe kemi qëndrimin tjetër të betonuar të partizanëve të standardit aktual dhe mendoj që asnjëra nga këto dy qëndrime nuk i bëjnë mirë zhvillimit të gjuhës”.

Por, ku janë shkaqet e mosfunksionimit të duhur të standardit me mësimin e të cilit asnjëri nuk është i kënaqur.

“Natyrisht që nuk jam absolutisht e kënaqur. Ende vazhdojmë të mos kemi një planifikim gjuhësorë, një politikë gjuhësore, ende vazhdojmë të mos kemi një përkujdesje institucionale. Ende vazhdojmë të sillemi sikur gjuha është diçka që nuk e do kujdesin. Shkolla shqipe ka kaluar nëpër vështirësi të mëdha. Përgatitja e kuadrove ka kaluar nëpër vështirësi po kështu të mëdha. Pozita e studimeve albanologjike ka pësuar rënie. Përkrahja materiale, financiare e projekteve studimore përreth shqipes kanë pësuar rrëgjim ose degradim. Të gjitha këto manifestohen, shfaqen, shihen edhe në ligjërimin tonë të shkruar por sidomos në të folur”, tha zonja Islamaj.

“Unë mendoj se ka një shpjegim. ثshtë neglizhue ajo që quhet gjuha amtare e një pjese të madhe të shqiptarëve. Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në gjysmën e Shqipnisë, jetojnë në gegnisht. Jeta e tyne flet gegnisht. Standardi është një artific, i cili nuk po ngjet. Arsyet që nuk po ngjet, duhet me i analizue të gjithë bashkë e sidomos njerëzit që kanë përgjegjësi për këtë punë dhe kanë marrë përgjegjësi publike për këtë punë, siç janë gjuhtarët”, tha zoti Kelmendi

“Ka shumë faktorë. Por, unë mendoj që faktori kryesor është fakti se në Kosovë është zhvilluar një sistem paralel i arsimit për një kohë të gjatë dhe kjo e ka rrëgjuar, e ka bjerrë në masë të madhe kulturën e të lexuarit dhe kulturën edhe të mbajtjes së mësimit. Telashet kryesore në Kosovë i kemi me sistemin arsimor në shkollën fillore dhe të mesme dhe për këtë arsye Universiteti i Prishtinës, është detyruar që kulturën e gjuhës, ta fus, për absurd, si lëndë të detyrueshme në të gjitha fakultetet. Domethënë edhe studentët e fizikës edhe të mjekësisë, duhet të mësojnë tash kulturë gjuhe”, tha zoti Paçarizi.

Për zonjën Islamaj, mosha e standardit është tepër e re për ndryshime rrënjësore dhe sipas saj standardit aktual të shqipes i takon e ardhmja. “Nëse nuk i takon e sotmja për shkak të vështirësive në zbatimin dhe zotërimin e saj, vështirësi nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt tjerë, standardit të shqipes, gjuhës standarde i takon e ardhmja, sepse shqiptarët kanë treguar pjekuri, vetëdije edhe para dyzet vjetësh, se shqiptarët duhet të ecin bashkë gjuhësisht dhe kombëtarisht”.

Për zotin Kelmendi një standard është i domosdoshëm.

“Patjetër. Unë nuk jam kundër një standardi. Unë vetëm e kam këtë qëndrim që standardi duhet me u shërbye njerëzve, me e lehtësue komunikimin e tyne, por jo me prodhue stereotipe, jo me e pamundësue komunikimin, jo me e thjeshtue interkaktimin”.

Studiuesi Rrahman Paçarizi, i cili sapo ka botuar një libër ku trajtohen problemet e pranimit psikolinguistikë të standardit të shqipes thotë se një rrugë e mesme do të krijonte mundësi më të mira të mësimit të këtij standardi.

“Lejimi i futjes së paskajores gege, e cila nuk ka referenca vetore dhe i absorbon te gjitha vetat, do të ishte e mjaftueshme për fillim dhe kjo me vete do të tërhiqte pas vetes edhe një pjesore të shkurtuar, gjë që do të t’i bënte folësit gegë të shqipes që të ndjehen mirë brenda standardit, meqë shqipja patjetër duhet të ketë një standard dhe patjetër duhet të ketë një standard të përbashkët. Nuk guxojmë të kemi dy standarde. Mirëpo, betonimi në këtë çështje, do të shkaktojë reaksionin tjetër të fuqishëm dhe unë mendoj se shqipja standarde në këtë kuptim mund të jetë e rrezikuar seriozisht”.

Debatet vazhdojnë tashmë një kohë të gjatë dhe përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh që kushtëzojnë vështirësitë e mësimit të standardit, Por si ata që kundërshtojnë standardin e vitit 1972, si ata që e mbrojnë atë pajtohen se një standard të përbashkët duhet të ketë.

Burimi: Peshkupauje
 
Pe: Përdorimi i standardit të gjuhës shqipe në Kosovë

Mbi standardin e gjuhes shqipe dhe perdorimin e tij ka kohe qe kane nisur debatet, por ne pergjithesi keto debate behen me inate dhe jo ne menyren se si duhet. Keto debate fatkeqesisht zakonishte behen nga politikan dhe njerez jo kompetent dhe kjo eshte njera nga arsyet qe nuk me pelqen fare ky debat. Se ka nevoje secila gjuhe per evulucion kjo eshte domosdoshmeri sidomos ne kohen kaq dinamike ne te cilen jetojme, por me kete ceshtje kaq delikate duhet te merren profesionaliste. Edhe nese eshte bere dicka e gabuar ne '72 tere debati mbi te eshte i kote ngase ajo kohe nuk munde te kthehet prapa. Duhet debatuar dhe duhet zhvilluar gjuha ashtu siq zhvillohen gjuhet e ndryshme te rajonit. Diku kam lexuar se edhe gjuha angleze pasurohet cdo dite me fjale te reja.

Te gjithe jemi deshmitar se gjuha e shqipeve perbehet nga dy dialekte kryesore por edhe nga disa dialekte krahinore qe egzistojne ne suaza te dialekteve, por ajo qe eshte e vertete eshte se kjo dallueshmeri e bene me te larmishme gjuhen shqipe dhe perkunder kesaj larmishmerie dialektet dhe nendialektet e gjuhes shqipe ne te shumten e rasteve kuptohen me njeri tjetrin. Pra nuk dallon ndonje ndryshim aq i madhe. Sa dialekte kane italianet dhe a kuptohen ato te gjitha mes vete? Sa kane anglezet? Sa kan franqezet? Sa gjermanet? A kuptohen gjermanet e Munchen-it me te rajoneve tjara gjermanike?

Kur e analizoje tere kete situate me del i paqarte tere ky debat i kote dhe megaloman i kinse analisteve tane. Kush po e pengon Kosovarin qe te diskutoje ne shtepin e tij ne gegnishte? Kush po e pengon ate qe te beje dashuri ne gegnishte? Apo shqiptarin e Maqedonise? Apo Shkodranin?

por se duhet egzistuar gjuha e unisuar kjo duhet te egzistoje ngase e kane te gjithe kete. E ka edhe franqezi, edhe gjermani, edhe Taljoni, edhe anglezi,..... Duhet ta kemi edhe ne.
Po nuk eshte e rregulluar mire? E po ateehre le te evuloje gjuha, ngase ajo pasurohet dhe evulon gjithnje, por kjo mendoj se duhet te behet nga specialistet e gjuhes e jo nga analistet amatore.
 
Kosova dhe Shqipëria mund të mësojnë me "një" abetare

Kosova dhe Shqipëria mund të kenë një abetarë te unifikuar. Ministria Arsimit dhe Shkencës ka publikuar edhe kriteret qe duhet per te krijuar nje abetare te perbashket, ku kushti i parë është që teksti duhet të jetë produkt i dy autorëve dhe dy shtëpive botuese nga të dy vendet.



abetare4.jpg


Programi mësimor i abetares së përbashkët do të bazohet kryesisht në kurrikulat e teksteve shqiptare dhe gjuha që do të përdoret do të jetë shqipja standarde ndërsa do të përfshihen simbolet kombëtare të ëe dy vendeve.


Nëse plotësohen këto kushte autorët dhe shtëpitë botuese nga Shqipëria dhe Kosova mund të nisin bashkëpunimet për hartimin e abetares së unifikuar me të cilën do të mësojnë nxënësit e klasave të para të dy vendeve..lajmi

Teksti fitues do të shpallet nga komisioni i hartimit të abetares së përbashkët i përbërë nga tetë anëtarë katër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri dhe katër nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në 3 prill 2012, i cili do ta çmojë atë nga përmbajtja metodike-shkencore, më pas nga çmimi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top