Përdhunimi” i Florijes, tre të dyshuar në Austri

Arfenilla

Themelues i Forumit
Prokuroria shqiptare transferon në Austri procedimin penal të hapur në lidhje me dyshimet për përdhunimin e Florije Peçit, studentes së mbijetuar nga tragjedia e Himarës, e cila u mjekua jashtë vendit për disa muaj me radhë. Këtë javë, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar procedurën e transferimit të procedimit penal në Austri, pasi rezulton se ngjarja apo rrethana të lidhura me objektin e hetimit nuk kanë ndodhur në Shqipëri.

Pak ditë pas dërgimit të analizës së ADN-së së vajzës që lindi Florije Peçi në një maternitet në Tiranë, organi i akuzës ka transferuar edhe dosjen e plotë të ngjarjes në drejtim të Austrisë.

florije-peci.jpg


"Nga hetimet e kryera në Shqipëri për më se 6 muaj, rezultoi se ngjarja nuk ka ndodhur në vendin tonë. Edhe personat e dyshuar se kanë pasur marrëdhënie me vajzën e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, nuk ndodhen në Shqipëri. Për këtë arsye është vendosur transferimi i procedimit penal në Austri", thanë burimet nga hetimi për Panorama.

Sipas tyre, kjo procedurë do t’i lejojë autoritetet austriake që të përdorin në hetimin e tyre provat e mbledhura nga Prokuroria shqiptare gjatë hetimeve që janë kryer në vendin tonë. Pas mbylljes së procedurave të hetimit në Shqipëri, është Prokuroria e qytetit Wels në Austri ajo që po vazhdon të kërkojë të vërtetën në lidhje me ngjarjen. Sipas të dhënave nga Prokuroria shqiptare, analizat e ADN-së së fëmijës që lindi Florije Peçi më 4 qershor 2013 në Tiranë, pritet të krahasohen me tre persona të dyshuar si baballarë të mundshëm në Austri.

Të dyshuarit janë persona që kanë pasur kontakt me studenten gjatë mjekimit dhe qëndrimit të saj në Austri. /albeu.com/
 
Titulli: Përdhunimi” i Florijes, tre të dyshuar në Austri

Histori shume e cuditshme, gjynah te perfitosh nga paaftesia fizike apo mendore e ta shfrytezosh.....
 
Titulli: Përdhunimi” i Florijes, tre të dyshuar në Austri

Kjo ngjarje me kujtoj nje ngjarje tjeter qe e pash ne tv para disa ditesh....ku nje vajz sa kishte lindur, kishte ren ne depresion dhe shkon ne spital te kerkoj ndihme, dhe mjeku kujdestar i jep nje ineksion qe te qetsohet, kur ajo ne fakt ka qen nje lloj droge... ai e dhunon ate mirepo ajo e sheh, dhe e akuzon....ai ben cmos qe te dal i pafajshem,deri sa gruaja e tij i telefonon policis, se ai e ka bere pasi per 3 vjet rradhaz e ka dhunuar edhe vajzen e sa qe nuk e ka pas me kete burre... jane ngjarje te tmerrshme...ato njerez nuk jane as ne nivelin e kafshve qe perfitojn ne nje rast te till...gjynah per viktimat..se nuk eshte as e para, per fat te keq as e fundit sdo jete...
 
Titulli: Përdhunimi” i Florijes, tre të dyshuar në Austri

Lajm i vjeter ky plus kjo koka llom nuk shkohet ne burg per nje te ttille nese do mbaja burg per dhunim do ta provoja me ndonje kategori te larte hahhaha po garant keta trimat kan qen ne qeli e ju ka ra terr syve
 
Back
Top