Përdhosja e flamurit të Turqisë në Pejë

Lauri

Anunnak
Ambasada turke në Prishtinë dënon përdhosjen e flamurit të Turqisë në Pejë



Prishtinë, 16 janar 2014 – Ambasada e Turqisë në Kosovë, përmes një kumtese dërguar medieve, e ka dënuar aktin e njollosjes së flamurit të Turqisë, i cili ishte vizatuar në një shkëmb, në parkun e qytetit të Pejës “Karagaç”.

“Kërkojmë nga autoritet e Kosovës që kryesit e këtij akti të gjenden dhe aktet si ky në Pejë të mos përsëriten asnjëherë, as ndaj simboleve të Turqisë dhe as ndaj simboleve tjera” thuhet në reagimin e Ambasadës së Turqisë.

Në regim i bëhet thirrje komunës së Pejës që të bëjë largimin e shenjave të cilat njollosin flamurin e Turqisë.

Në fund të reagimit, ambasada turke shpreh besimi se këto akte janë të izoluara dhe nuk do të ndikojnë në raportet e shkëlqyera ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Turqisë.

Sipas raportimeve të medieve në Prishtinë, kjo është hera e tretë e përdhosjes së flamurit të Turqisënë parkun “Karagaç“. Ky park ishte rinovuar në vitin 2005 me një donacion të Turqisë.

(B.Salihu)
Ambasada turke n

flamuriturk2_zpsd9c91bec.png
 
Back
Top