Përbindëshat e Homerit ishin kafshë parahistorike

Lauri

Anunnak
Një studiuese amerikane ka zbuluar që në shumë vende të Greqisë ku lindën mitet ka mbeturina paleontologjike të cilat i dhanë lëndë përrallave të lashta. Kockat e fosileve gjigande të cilat i zbulonte toka, frymëzuan mitologjinë greke.

Kockat fosile të mamuthëve, rinocerontëve, xhirafave gjigande, arinjve të shpellave e deri dinozaurëve, ishin burimi nga i cili dolën protagonistët e mitologjisë greke apo të cilat u interpretuan nga popujt e lashtë grekë si Kocka e Akilit, gjigandë të vrarë nga Zeusi, ciklopi i Polifemit, Grifonë dhe krijesa të tjera miti.

Kështu studiuesja amerikane Adrienne Mayor që ka nxjerrë në publik librin "Gjuetarët e parë të fosileve" (The first Fossil Hunters) ka zbuluar që në 18 nga 22 zonat e Greqisë dhe të Azisë së Vogël ku lindën këto mite janë zbuluar fosile të kafshëve të mëdha çfarë duket të pohojë origjinën paleontologjike të vetë këtyre miteve. Pra mitet në vetvete janë përpjekje për të shpjeguar gjetjet e kockave gjigande kafshësh që kanë jetuar me mijra ose me miljona vjetë më parë.

Një dëshmi të mirë të lidhjes së mitit me paleontollogjinë Mayor e ka gjetur të vizatuar në një vazo korintase të vitit 550 Para Erës Sonë ku shfaqet çasti kulminant i një miti të treguar nga Homeri tek Iliada, i cili ka për protagonist Herkulin, princeshën Hesiona dhe një përbindësh të tmerrshëm deti. Miti tregon se në bregdetin pranë Trojës u shfaq një përbindësh deti dhe për të shpëtuar qytetin nga rreziku mbreti vendosi t'i bënte flijë të bijën e tij Hesionën. Herkuli ndërhyn dhe e shpëton princeshën duke vrarë përbindëshin. Përbindëshi i vizatuar në vazo është identifikuar tashmë nga paleontologët si një paraqitje e përsosur e një fisi samotheriumësh, një xhirafë gjigande që ka pasur jetuar rreth 8 miljonë vjet më parë, dhe mbetjet e së cilës i sjellin rrymat në brigjet e Egjeut dhe të Turqisë (Anatollisë së lashtë).

Një origjinë të tillë paleontologjike duhet të ketë edhe miti i Laokontit dhe të dy djemve të tij të cilët u vranë nga dy "dragonj" që dolën nga shkëmbinjtë në ishullin Tenedos, jo larg Trojës, në të cilin janë gjetur shumë fosile kockash të kafshëve të mëdha.

Prania e këtyre kockave kafshësh të mëdha i kishte dhënë grekërve të kuptonin që dikur në lashtësi kishte pasur kafshë të gjata deri në 5 metra. Kështu greku Filastrato (218 p.e.s.) mund të pohonte pa mëdyshje se "dikur ka pasur gjigandë, sepse mbetjet e tyre mund të shihen nëpër të gjithë botën".

Ndërsa në një tempull në Olimp ruhet gjurma gjigande e ngurtësuar e Pelopit, nismëtarit të Lojërave Olimpike. Mendohet të jetë gjurma e një mamuthi ose elefanti, mbetjet fosile të të cilëve i nxjerr herë pas herë në sipërfaqe lumi Alfeo, pranë Olimpit.

Ky studim mund të hedhë dritë edhe mbi mite të popujve të tjerë. Me origjinë paleontoligjike mund të jetë edhe legjenda mbi Balozin e Zi të Detit, pjesë e pasurisë sonë kombëtare.
 
Titulli: Përbindëshat e Homerit ishin kafshë parahistorike

Po keto gojedhenat e kan modifikuar shume historine e botes....megjithate kafshet e medhaja dhe keto te ashtuquajtura mite, jan zhdukur me miliona vjet me pare qe i bje me breza njerezor, qindra miliona breza, duke pasur parasysh sa jetonin njerezit me pare...dhe duke pasur parasysh qe vizatimet e para kan linur 200 000 vjet me pare, mua me duken absurde keto lidhjet e fosileve me mitet e Homerit te dala nga keto vizatime...nuk e di une po ca gjera eshte mire mos ti levizesh sic jan....te ndihemi nga nje here te vegjel dhe ne kur lexojme keto tregime te mocme.
 
Pe: Përbindëshat e Homerit ishin kafshë parahistorike

mitologjia greke,

me teper kam lexu se sa kam studiu por ka qen diç qe me ka terheq,

tani po te flasim per 12-çen e pare te titaneve, qe ishin, 1. oceanus. pushteti oqeanit, ku më pas ne nje gjenrat tjeter u zevendesu nga Poseidoni (qe te gjith e njofim, kujtojm çerrat e forumit nqs kan pa Ariel(Sirenën) Poseidoni ishte ai qe mbente shkopin tri-dent (tredhembesh) ) 2. hyperion. pushteti dritës, ku dhe tek "odisea" homerit permendet si hyperionides (djali i hyperionit). 3. Coeus, 4. cronus. babai i zeusit, me pas zues qe i merr fonin duke e dërguar ne tartar (atje ku u derguan shumica e titaneve pas ardhjes se zeusit, lufta per pushtet), ku u shquante për kosën e tij te vogel te dorës, ku hodhi posht nga froni babain e tij (uranus, parajsën, qiellin), 5. crius, 6. Iapetus (babai prometeut) pushteti jetës së vdekshme.

me pas rradhiten femrat jo me pak nga rendesia,

1. mnemosyne. personifikimi i memorjes, 2. tethys. motra dhe gruaja e oceanus (pushteti detrave, oqeaneve) dhe kjo si rrjedhoj ishte e till, 3. theia. drita e cila supozohet se i dha drite helios (diellit), 4. phoebe (hëna), 5. rhea. gruaja dhe motra cronus-it(babai i zuesit) 6. themis (urdher, drejtesia, gjykimi)


pra jo më kot i shkrujta gjith keto, jo se nuk jam dakord me shkrimin qe ti sjell ketu, por po ti shikojm gjithë këta "titane" ato jan veç njerez. (QثNIE NJERZORE). e cila mitologjia (mendja njerzore) i kthen ne njerez te mbinatyrsh dhe i jep atyre pushtet,

me lejo te dal nga tema dhe te them,

se po te ulemi me kemb ne tok, do te besojm se ne ate kohe, paralelizohet kjo e sotmja ose me sakt siç ka ndodhur gjithmon ne epoken e njerzimit, pra LUFTA PER PUSHTET.

veçse sot esht me e justifikuar.


le ti hyjm prap temës,

shum titan ose perbindesha, jan me teper imagjinata e njeriut, per te besu te mbinatyrshem ose te pushtetshmin, pse them kjo? kur themi se zeusi godet padrejtsi me rrufe, eshte njesoj sikur te themi se shteti denon krimin por me burg (jo rrufe).


po te bazohemi ne fosile psh, ke centauri (gjysëmnjeri-gjysëmkal),

si na e sjell kët studiuesja amerikane,

po pegasusin apo meduzën, pra mendja njerzore ketu theksohet me shumë se sa bazimi ne fosile gjinganteske (jo se e hudh posht, por nuk esht bindës dhe aq ky i fosileve).

---------- Post added at 01:36 ---------- Previous post was at 01:30 ----------

me lejo te paralelizoj "mitologjine greke" me "biblën" dhe "kuranin",

te trija lindin si "URANES(parajsa,qielli)GAJA(nena, toka)"ADAMI&EVA"ADEMI&HAVA". mund ta shikosh dhe ne kete aspekt, te trija flasin per ate qe quhet parajs, po ashtu per botën e nendheshme (FRIKثN).

po te lexosh kupton akoma me shum te perbashketa,
 
Pe: Përbindëshat e Homerit ishin kafshë parahistorike

atehere qe ka pas kafshe me permasa tejet te medha ...kjo eshte e vertetuar tashme(dinosaur/Mamuth)...

Dhe qe njerezit si homosapienc ,mund te kene qene me permasa me te medha se sot.Kjo dhe mund te merret me mend.

Duke dit qe zhvillimi fizik mvaret nga kushtet e jeteses,kushtet atmosferike si dhe menyra e te ushqyerit.

PSH: ndryshimi midis aziatikeve (races se verdhe)dhe europianeve nga gjatesia eshte i dukshem. Arsyeja,eshte se Europianet konsumojne me shume mish dhe ne sasi te konsiderushme.
 
Back
Top