Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përballë pasqyrës morale

32593_7.jpg


Nga: DRITAN HILA

Nëse 21 janari është data kur fëmijët e viktimave do hapin dyer e presin për herë të fundit miqtë dhe dashamirët që do ti
vizitojnë për të afërmit e tyre të vrarë, kjo datë është edhe moment reflektimi i shoqërisë shqiptare për atë ditë dhe plagët e mahisura që ajo zbuloi.
Në të njëjtën kohë kur zhvillohej demonstrata në Tiranë, policitë e Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera përballuan presione dhe sulme akoma më të egra ku nuk harrohen policë të marrë flakë nga bombat molotov të demonstruesve në Athinë; durimi ndaj atyre që kishin pushtuar katet e para të Ministrisë së Brendshme Italiane, apo sulmet e huliganëve anglezë ndaj policisë së tyre të paarmatosur. Por në asnjë rast homologët e shqiptarëve nuk e humbën toruan dhe morën jetë njerëzish. Në këtë aspekt policinë shqiptare dhe efektivët e saj Bujar Nishani mund ti quajë si të dojë, por ata europianë nuk janë.
Ministra shqiptarë, të dehur apo jo; kryeministri i vendit dhe kryetarja e legjislativit artikuluan skenarë nga më qesharakët dhe groteskë për çadra e stilolapsa me helm saqë sot pas një viti të duket e pabesueshme që personazhe të tillë kaq të prapambetur kulturalisht vazhdojnë e na qeverisin ende. Tridhjetë vjet mbas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, skenarët sinoptikë të Sali Berishës dhe fantazia e tij e varfër për të sajuar komplote dëshmojnë degradimin e tij. Epitetet e vëna ndaj demonstruesve duke i quajtur “kokëpalarë”, nga Ilir Meta, ish zëvendësi i Berishës, janë tregues i dehumanizimit të klasës drejtuese përpara humbjes së jetëve njerëzore.
Më keq se një vit përpara, tashmë njerëzit nuk besojnë tek drejtësia, si pushtet që duhet të korrigjojë gabimet e pushteteve të tjera. Vështirë se shumica e kujt përbën këtë trupë nuk punon për interesin personal, duke shfrytëzuar postin publik. E vërtetë që ka një pakicë që njohin rëndësinë që ka posti i tyre, por duket presin ditë më të mira dhe kohë më të përgjegjshme. Ky sistem nuk mund të korrigjojë politikën dhe as të marrë rolin e saj në një shoqëri demokratike. Por nuk ka pse bëhet palë apo hyzmeqar i saj, siç po ndodh sot.
Një vit pa pak përpara me krenari rektori i UT Dhori Kule, dilte në ekrane dhe mburrej se asnjë nga grigja e tij nuk kishte marrë pjesë në demonstratë. Sa turp për një profesor i cili në vend të merrte krahun e kujt ishte në rrugë për shkak të varfërisë e videos të turpshme, bëhej palë me pushtetin dhe dëshmonte rishtas se sa pak pedagogë shqiptarë janë edukatorë të qytetarëve dhe evropianëve të ardhshëm; që institucionet kryesore të prodhimit të mendjeve të lira janë në duar të konformistëve me pushtetin. Nëse sillet kështu një universitet me traditë, atëherë nuk ke çfarë të presësh dhe as tu vësh faj universiteteve private që janë çeta propagande të pushtetit. ثshtë shumë të pretendosh dinjitetin e universiteteve franceze, apo greke në përballjen me dhunën shtetërore dhe krijimin e njerëzve të lirë. Por jemi shumë thellë në kohë që rektori i universitetit të flasë me gjuhën e një rektori sovjetik, pasi do kemi në mes tonë vetëm njerëz me diplomë të blerë e shpirt të vdekur.
Nja dy ditë pas vrasjeve për kushedi çfarë qasjeje, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari, thirri në aktivitet njeriun i cili ishte i akuzuari kryesor dhe edhe sot mbas një viti mbetet i dyshuari kryesor për dhënien e urdhrit që të qëllohej mbi demonstruesit: Sali Berishën. Në kushtet kur jeta intelektuale e vendit është inekzistente dhe forume të tilla si Akademia e Shkencave vegjetojnë, Biblioteka Kombëtare mund të shërbente si pol i respektit ndaj jetës njerëzore, apo të paktën mos bëhej palë me një njeri të dyshuar për urdhërdhënie vrasjeje. Mjerisht të shkolluarit shqiptarë e paskan më kollaj të fusin kokën në zgjedhë, se sa ta mbajnë drejt e të lirë. Mund të përpiqen të gjejnë çfarëdo justifikimi për veprimin e tyre, por asgjë nuk i afron me mendjet që jetët ja kanë kushtuar triumfit të dinjitetit njerëzor. Librat që mbajnë në rafte, nuk i paskan lexuar. E në i kanë lexuar, nuk i paskan nxënë.
Sot një vit më pas ende ka njerëz që qortojnë një demonstratë, duke mos parë te kjo një filizë të ndrojtur të emancipimit të shoqërisë shqiptare, ku ai që proteston, ka më të drejtë se kush është në pushtet; se zemërimi mund të shprehet edhe duke gjuajtur policinë me gurë; se uria dhe varfëria nuk mund të gjykohet por vetëm kuptohet dhe ndihmohet. Fatkeqësisht një vit më vonë, pushteti dhe njerëzit e tij kanë kurajën dhe merren me detaje të një proteste, duke harruar se fajtorë nuk ishin njerëzit që duan të jenë pjesë e qeverisjes dhe zëri i tyre të dëgjohet, por ata që vranë katër vetë. Fajtor nuk është ai që rri përballë armës i shtyrë nga nevoja dhe skamja, por ai që shkel këmbëzën e armës. Nuk është fajtor fukarai që proteston për paratë që po i vidhen nga një i pangopur që bën dietë të tresë dhjamin e tepërt , por është fajtore klasa drejtuese e këtij vendi, e cila nuk njeh ende sensin e masës dhe ndjenjën e fajit. Sot mbas një viti, shihet se kush kreu vrasjen nuk e bren pendesa; kush e mbrojti, nuk e vret ndërgjegjja, dhe ca më keq, ky vit dëshmoi se sa larg është psikologjikisht superstruktura e këtij vendi për të qenë europiane në mentalitet.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back