Për një gjë të tillë sjam kompetentë

MasteR

I'm offline
PER NJE GJE TE TILLE SJAM KOMPETENTE

Një sahabij (shok i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e pa një çun rreth moshës 12 vjeçare duke falur namazin me plotë sinqeritet dhe kujdes të posaçëm. Pasi e përfundoi namazin sahabiu e pyeti:
- Bir i kujt je?
- Jam jetim - u përgjigj çuni.
- A pranon që të bëhesh djali im? - e pyeti sahabiu.
- A më ushqen nëse më kaplon uria? - e pyeti çuni.
- Po – iu përgjigj sahabiu.
- A më veshmbathë nëse mbetem zhveshur dhe zbathur? - pyeti përsëri çuni.
- Po – iu përgjigj sahabiu.
- A më ringjallë nëse vdes? - pyeti çuni i vogël.
- Për një gjë të tillë s’jam kompetent – u përgjigj sahabiu duke u çuditur në pyetjet e tij, e sidomos në këtë të fundit.
- Atëherë – i tha çuni i vendosur - më lerë t’i drejtohem Atij, i Cili më krijoi, më ushqen, më veshmbathë, më merr shpirtin dhe së fundi më ringjall.
U largua sahabiu duke thënë: “Për Zotin xhel-le shanuhu ka shpëtuar ky çun. اdokush që mbështetet sinqerisht te Allahu subhanehu ve teala do t’i mjaftojë atij”!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top