Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Per maturen:)

U nisem ne qiej mbushur me dyshime,,,
sikur ndertesat na gllaberonin,,,,
me fshehtesine e dhomave simetrike,,
fytyrat te reja qe buzeqeshnin..
hutoheshim dhe praponim korridoreve..
bertisnim fjalet e fiksuara ne kujtesa adoleshentesh te mire e te marre...
shume dite ne ore vitesh krahgjere,
u larguan me vrap enderrimesh...
E mbeten ne mendje jo vdekatare..
Stonimet ne goditjet e bankave,
gafat e te qeshurat plot,
sysh qe perconin mengjeset e acarte te qytetit
ne mall per cdo frymemarrje....
Dhe gjithcake i erdhi trokitja e fundit
gishta shkeputen, zemra keputen, se qeni
ndjesi e jetes plot aventure....
shikime qe prisnin padurim....
aty mbetemi si gjithkush ne emigrim...
se trishtim me te bukur nuk ka..
SHOQERIA, MATURA dhe JETA ime.......


Keto shkarravina qe kane zene vend ne librin tim te kujtimeve ketu e shume vite me pare, me shtyne te hap kete teme. Matura dhe vitet shkollore thone qe jane vitet me te vecanta ne jete, dhe shoqeria e krijuar gjate kesaj periudhe nuk mund te krijohem me ne te larten... Po mendoja qe gjithsecili te kthehej pas ne kohe dhe te tregoje nese e kthejne ndonje her koken pas? i mbajne lidhjet me shoqerine e shkolles? kane festuar mbremje mature? dhe c'eshte me e rendesishmja a keni ndonje liber ku cdo mik i juaji i ngushte ju ka lene dicka si kujtim? Apo secili ka mare nje rruge te caktuar dhe vitet e adoleshences jane harruar me kohen?.....
Hm... as vete se di si ta ngrij kete teme, por nese keni dicka per te thene thjesht shkruajeni....:)


p.s. nqs mendoni se eshte teme si tip "childish" mund ta fshini:p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Per maturen:)

ahahhaha a mire bane se na tregove moshen :P
 
Titulli: Per maturen:)

per fat te keq jo vitin e fundit me moren per ushtar :P
 
Pe: Per maturen:)

Maturant??Ca ka ndryshim me vitet e tjera??...Ah po merr diplomen e pjekurise,zyrtarisht futesh ne boten e te pjekurve(edhe pse disa nuk pjeken as kur dalin ne pension)...
 
Titulli: Per maturen:)

Ehh ca viti ka qene ai :( po une se kam shiju edhe aq ngaqe kam leviz shume edhe kam pas edhe stresin e provimeve te fundvitit,,

Po nga fundi ja kemi kalu super mire ,madje diten e fundit jena pas gjujt me miell e me veze , se harroj kurre pamjen e flokeve te mia qe po ju pikonte veza LOL ,pastaj se kush blevi nje kuti te madhe me miell e filloi lufte me miell u beme tgjith si kulac per petullaaa hahahah...me vone u nisem per velipoje e kemi ndejur deri masdite edhe atje...dmth dite qe snuk harrohet :D

Mbremja e matures ka qene shume e bukur gjithashtu sepse un kam qene pjese e organizimit kshuqe nrm do dilte bukur ;P
Kam vujt jashte mase me gjet fustanin edhe 2 dite para mbremjes i kam rregullu te gjitha...

Bllok kujtimesh sme ka shku mendja me bo ..po kam i bluze te bardhe qe me kan shkrujt kujtimet edhe emrat :)))
 
Re: Per maturen:)

Une ne kte faze jam dhe po me pelqen realisht. Ka disa kujtime qe do ngelen gjithmone ne mendje dhe ka disa te tjera qe as do kujtohen ndonjehere, se ju kam bere block :p. Per mendimin tim, s'eshte se ka ndonje te vecante, ashtu sic kujtoj me nostalgji femijerine, do kujtoj dhe maturen
 
Titulli: Per maturen:)

Une nje her snuk fare si maturant :P :P
 
Titulli: Per maturen:)

Vitet e shkolles se mesme per mua kane qene te paharrueshme. Te katerta, por me teper 2 te fundit dhe me shume me shume akoma, ai i fundit fare lol.
Ketej ne USA kane ate qe quajne "yearbook", ne te cilin nje grup nxenesish (qe merren edhe me gazeten e shkolles ne pergjithesi) gjate vitit kane per detyre te mbledhin fotografi gjate aktiviteteve te ndryshme, gjate oreve te mesimit, ose fotografi qe dergojne nxenesit me shoqerine e tyre sipas temave qe jep ky grup nxenesish. Ne fund te vitit shkollor, shperndahen keto libra (pak te shtrenjte per mendimin tim, por jane kujtim i bukur). Ne to pastaj, shoqeria shkruan tek librat e njeri tjeterit. Javen e kaluar e lexova librin... kisha nostalgji (sot e 6 vjet... uuuu sa larg qe duket). Nje nga komentet me pozitive, dhe me te bukurat aty ka qene i shkruar nga mesuesja ime e spanjishtes (e kam dashur shume shume).

Mbremja e matures... aaaahhhhh :)
Ne shkolle te mesme kemi pasur shume organizata nxenesisht qe merreshin me organizimin e aktiviteteve te ndryshme ne shkolle. Si presidente e "qeverisjes" se trupit studentor, organizuam mbremjen e matures me temen "A night in Paris". Doli shume shume bukur, dhe une ngela shume e kenaqur me punen tone. Muzika ishte e bukur, fustani im bojeqielli i bukur lol... Mbaj mend nje shoqja ime sapo ishte ndar nga i dashuri nje nate para mbremjes se matures (ehhhhh), dhe une shkoja rrija me te e ngushelloja 2 min, pastaj ikja kerceja (epo tani, cfaj kisha une, yhyyy sa cuna te tjere kishte aty, kjo vriste mendjen per ate tjetrin, lol). Sa here ia kujtoj tani, edhe qeshim me rendesine qe u vinim ketyre gjerave atehere.

Pastaj si qershija mbi torte, dita e graduimit. Ehhh... na bere nostalgjike Solli :)
 
Pe: Per maturen:)

Ndersa une mbaj mend si ja kam "grabitur" nga dora diplomen nga dora drejtorit gjate ceremonise LOL LOL
 
Titulli: Per maturen:)

Eh qe thoni ju, u titullova "Prom Queen". Pse?? Isha e vetmja e bardhe ne vit! (s'po bej shaka!). Filluan pastaj komentet nga indjankat qe ishin pergatitur per te mare kuroren. LOL

Ishte nje nate tejet gazmore!!
 
Titulli: Per maturen:)

se mbaj mend fare..pastaj ate nate ""shoqeria "" me la vetem.....se kisha dale me mire se gjithe tjeret :p
 
Pe: Per maturen:)

hahaha... sa te forta.. sidomos karamelja me Elushen...lol

Ne fakt une kam kujtime te paharrueshme gjate te mesmes sidomos vitit te fundit... Pervec lidhjes me te ngushte qe u krijua gjate vitit te fundit me shoqerine ishte dhe Libri i kujtimeve.
E beme te gjithe nje, madje dhe msusja kujdestare..:p. Une pervec shoqerise kam dhe shenimet e shumices se msusve, meqe isha presidente shkolle:P... Plus dhe bluzen e bardhe me shenime e ruaj akoma(si ajo e Ajsit),

Ndersa nata e fundit ishte mbremja qe kemi bere tek pallati i kultures. Ai ishte Eveniment me vete. Cuditerisht si Karamelja dhe une kisha veshur fustan bojeqiell:p... Atje e kemi shkrire talentin ne aktrim, ne kendim, e ne poezi ... Dhe momenti me i lezetshem ishte kur u lexuam poezite mesuesve ku nxirrnim dhe disa "sekrete" te tyre...lol... Po imagjinoni poezi humoristike per mesuesit para 1000 te ftuarve...:LOL..

Ndersa kulmi me emocjonues per mua ishte kur gdhenda emrin tek trungu i shkolles & putha Flamurin.
Mendova mos te gjithe kan pas kshu kujtimesh prandaj hapa dhe temen por, ....ncuq...ncuq....:p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Per maturen:)

Sa inat u kam more, sa inat. Mbanim keso libra kujtimesh dhe kur ndalem i lexoj ndjeje nostalgji, por ne kohen time, se paku ca gjeneratave nuk na lan fare te mbajme mbremje mature :( Kjo gjenerate pati ca perparesi tjera ndaj jush ama kesi organizimesh nuk na lane, se nuk na lane se jo qe nuk dinim cfare ishte.
 
Re: Per maturen:)

Personalisht kam shiju me shume Vitin e III gjimnaz se sa te IV ...

Ne te IV filloi konkurenca trysnia pe studime ,,,fejesa etj etj
se kishte kush koken per shoqeri dhe ne se shume pak :(
Ah po viti i IV ishte klasa jone e para qe organizoi te ashtuquajturat mbremje maturet me kamera e nje disko e improvizuar vete lol
Ne gocat donim sesben te benim floket me model....ne ate kohe skishte fare parukeri ,,,

Na u desh te merrnim taxi per Shkoder ,,,kjo po qe ishte sakrifice :))))))
 
Titulli: Per maturen:)

Une kam pas maturen me date 17 maj te vitit 2007..E mbaj mend si sot gjithe ate eufori qe kisha e qe ka me percjell gjate gjithe asaj kohe kur benim pregaditjet…Ca fustani do vesh, do e blej apo do e qep, tek cila parukiere do vete, ne do kem partner apo jo, nese po cili do jete :lol:..Eh sa kam heq, kam qene shume konfuze per gjithe keto gjera LOL..E vjen pastaj dita qe gjithe ato qe i ke menduar per nje muaj ikin sa hap e mbyll syte..Gjithsesi e kujtoj si mbremje shume te bukur..Muzike, vallzim, te qeshura pa fund, fotografi sa me njerin sa me tjetrin LOL..

Se desh harrova, ska vetem ju te levderoheni se keni mare mirenjohje :P…Kam mar dhe une :D..Aso kohe nga cdo klase zgjidheshte nxenesi me i mire dhe nga klasa ime kishe privilegjin te jem une e zgjedhura :D.

Ate muajin e fundit, dmth para se te perfundonim me mesimet duhej te pergadisnim dhe librin e kujtimeve..Cdo nxenes duhej te pershkruante gjithe nxenesit e klases dhe te thonte shprehjen qe ka thene me shpesh :D…Siper saj qendronte fotoja qe kishim bere ne nje foto-studio..Dhe kjo puna e fotove ka qene mjaft intereante..Dhe per ate dite duheshte te rregulloheshim se do dilnin ne librin e kujtimeve pastaj :P…Duhej te gjithe te ishim te veshur me kemisha te bardha dhe bluza te zeza :)

Nga viti i katert mbaj mend dhe ekskursionin qe kishim bere..Shetitje, lojra, emocione e shume net pa gjume nga ajo shetitje..

Me det c’na bet nostalgjik :D.
 
Titulli: Per maturen:)

Nfakt un skam qen ne matur :)
Sme pelqeu te ikja :)
Ja beja mamit nemi mua se mduhen mua ato leket :P
Sesa ti harxhoja kot lol
 
Titulli: Per maturen:)

ua c'teme germove moj jetmira.. na ktheve ne rini :P
 
Weee.. gjalle kjo tema. "ca gjera dilkan me shpirtin"- nuk paskan thene kot! :)
Kerkova temen e bllokut kujtimeve e me doli kjo qe paskam hapur per maturen..

@Endrra a do rritem najhere une mi? se ti me njeh qe "femije" haha
 
Weee.. gjalle kjo tema. "ca gjera dilkan me shpirtin"- nuk paskan thene kot! :)
Kerkova temen e bllokut kujtimeve e me doli kjo qe paskam hapur per maturen..

@Endrra a do rritem najhere une mi? se ti me njeh qe "femije" haha
Moj me sa shoh .. te gjithe paskemi qen me te pjekur ather se tani 🤣🤣
 
Kam pas nje bllok kujtimesh posi .. po u humb gjate rruges per emigrim.
Cfare sdo jepja ta kem dhe nje here ne duar ...
Di qe te gjitha faqet i kam ilustruar free Hand...me guns and Roses 🌹 e Metallica.
Fotot qe kam pas aty si kam me .. po ka nje vidio nga mbremja e matures.
E para fare ma do mendja .. e kush tj pervec meje i kish keto ide 🤣
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back