Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Për mashtrimet
Pse një person gënjen se ka qenë ushtar pa qenë fare? Pse një familje mashtron se anëtarët e saj të vrarë kanë qenë ushtarë dhe janë vrarë në luftime? Si arriti Enric Marco t’i mashtronte të gjithë se ishte një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit?
Ditë më parë publicisti dhe shkrimtari V. Surroi botoi një tekst që kapte fenomenin e mashtrimit me luftën. Sipas tekstit, një familje në Shalë, në vend se të përgatiste dëshmitë e mjaftueshme për t’i paditur forcat serbe për vrasjen mizore të disa anëtarëve civilë të familjes, kishte zgjedhur të bënte krejt të kundërtën: të mashtronte (Surroi është më i matur, nuk e përdor termin sulmues që po e përdor unë menjëherë në këtë parafrazim) se ata nuk ishin vrarë si civilë, por si ushtarë, duke iu kundërvënë forcave të armikut.
Një histori pothuajse e zakonshme, ndër ne. Aq e zakonshme është, se më nuk e habit askënd. Të nisësh t’ia tregosh dikujt, të ndërpret ende pa e përfunduar. Gjëra të njohura, të dëgjuara dhe të përjetuara. Duke qenë se i bëjnë të gjithë, gati se pa përjashtim, atëherë shndërrohet në një gjë të rëndomtë dhe si e tillë nuk zgjon më habinë e askujt. Të mashtrosh, është të shkosh rrugës. Të mashtrosh, është të ulesh të pish një kafe. E kujt do t’i dukej e habitshme një ecje rrugës, a të ulurit për të pirë një kafe?
*
“Mashtruesi” (përkthimi B. Shehu, botoi Dudaj, 2017), kështu mban titullin njëri prej romaneve (pa fiksion) të fundit të Javier Cercas, autorit që u bë i njohur në botë me romanin “Ushtarë të Salaminës”. Libri flet për sindikalistin spanjoll Enric Marco, (Enric Marco Batlle, 12 prill 1921), i cili, për rreth 35 vjet, kishte gënjyer, ndër të tjera, se ishte një i mbijetuar i një kampi përqëndrimi nazist, atij të Flossenburg-ut, në Gjermani. Kjo gënjeshtër e kishte ndihur të bëhej president i shoqatës Amicale di Mauthausen, të mbante ligjërata nëpër shkolla, të fliste nëpër konferenca, të merrte pjesë nëpër manifestime të ndryshme në lidhje me Holokaustin, të nderohej, të dëgjohej dhe në fund të konsiderohej hero i vërtetë. Mashtrimi ishte zbuluar më 2005, nga historiani Benito Bermejo, në prag të përvjetorit të çlirimit të kampit të Mauthausenit, me çrast do të organizohej një menifestim i veçantë në të cilin ishte parapë që Marco të merrte pjesë bashkë me presidentin spanjoll.
Dalja në dritë e këtij mashtrimi kishte zgjuar reagime të ndryshme, përgjithësisht indinjate, zemërimi dhe padurimi.
Marco nuk është mashtruesi i vetëm, i Holokasutit. Emra të tjerë të njohur i bashkohen klubit të tij: Herman Rosenblat, Binjamin Wilkomirski, Misha Defonseca, Martin Grey, Rosemarie Pence. Rosenblat dhe Wilkomirski, për shembull, kanë shkruar edhe libra.
*
Nuk do mend, Enric Marco ishte një mashtrues perfid, gënjeshtar i pashoq. Asnjë njeri me pak mend në kokë dhe me pak dhembshuri në shpirt nuk do të bënte atë që kishte bërë ai. E megjithatë, megjithatë, nëse për një moment e lëmë anash këtë fakt, Enric Marco, me mashtrimin e tij egoist, kishte bërë edhe një të mirë. Enric Marco, për ta bërë të besueshme biografinë e tij të rreme, kishte sajuar ndodhi, vuajtje e peripeci që në masën më të madhe u kishin ngjarë viktimave të vërteta të Holokaustit. Me këtë, pra, kishte hapur rrugë, sidomos në Spanjë, të njihej e vërteta për kampet e përqendrimit naziste (pothuajse të injoruara deri atëherë), të bëheshin studime, zbulime. Një e mirë, në atë lëmsh mashtrimesh. Një e mirë në atë të keqe, të cilën nuk e kishte bërë për para, të cilën, më e shumta, e kishte bërë nga mediomania. Ose nga donkishotomania.
*
Mashtrimi me luftën, mashtrimi me listat e veteranëve, për të cilin flet Surroi, kanë folur edhe të tjerë, kam folur edhe unë, nuk ndodh nga ato arsye markiane. Përkundrazi, ndodh për arsye krejt meskine.
E para: vesi (i bashkëndarë) për të gënjyer ata që e dinë të vërtetën dhe për t’i bërë pikërisht dhe vetëm këta që e dinë të vërtetën ta besojnë gënjeshtrën. Do të thotë, të gjithë e dimë që anëtarët e asaj familjeje kanë pasur një fund tragjik, duke përfunduar të vrarë vetëm pse ishin shqiptarë dhe civilë, të pambrojtur. Për këtë, duhej të përgatitej materiali i nevojshëm dhe të nxirrej para drejtësisë kryesi i aktit. Do të thotë, më tej: të jesh ai që je nuk leverdis; të jesh vrarë, si civil, i pambrojtur, nga një forcë kriminale, është e turpshme; duhet të gënjesh se nuk je vrarë si një qenie njerëzore e pafajshme, por në logun e trimërisë që nuk ekzistonte.
E dyta: Egoja e thjeshtë dhe e pastër e asaj pak (por shumë) plaçke, që është pensioni i veteranit.
Në rastin e parë, ashtu si edhe në të dytin, mashtrimi i bën dëm tërë shoqërisë. Shoqërisë, për të kaluarën e saj, në të tashmën dhe në të ardhmen e saj.
*
Si është e mundur të ndodhë e tërë kjo?
Te “Mashtruesi”, njëra ndër përgjigjet është: «heshtja që mbron». Pra, ne njerëzit përreth mashtruesit e dimë se ai po gënjen, por, ngase nuk duam të konfrontohemi, ngase na zë në befasi, ngase nuk ia kemi ngenë të merremi me rrenën e tij, ose ngase na konvenon edhe ne ajo rrenë, zgjedhim të heshtim. Cilado qoftë arsyeja e vërtetë, kjo na bën bashkëfajtorë.
Sidoqoftë, edhe kur qytetarët e rëndomtë vazhdojnë të jenë të zhytur në atë «heshtje që mbron», do të duhej që institucionet përkatëse të intervenonin për ta zbuluar dhe luftuar mashtrimin. E di se duket banale, në këtë moment, në këtë gjendje, kjo që po them. Sepse në të vërtetë, mashtruesit e mëdhenj janë në ato institucione. Mashtruesi i madh është vetë presidenti i vendit, kryeministri (dy prej figurave kryesore të lëvizjes së armatosur) dhe të drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta. Komandantë, bashkëluftëtarë, familjarë, miq, shokë, të afërm, të njohur, që të gjithë, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë, kanë mbrojtur në heshtje mbi dyzetmijë persona që kanë mashtruar se kanë qenë pjesëtarë të UاK-së, vetëm e vetëm (për t’i rënë shkurt) që ta plaçkitin shtetin e vet me një pension veteranësh.
*
Ka edhe mjaft histori të tjera mashtrimesh të tilla.
Persona të vrarë në trazirat e marsit 2004, duke plaçkitur pronat e banorëve serbë, përkujtohen si ushtarë të UاK-së. Kryeministri ynë u ka ndarë, nga fondi i shkatërruar i sigurimeve shëndetësore, shuma të konsiderueshme familjeve të një grupi kriminal që kishte sulmuar policinë maqedonase në vendin e tyre. Gjesti e ka bërë tashmë të mundshëm legjitimimin e tyre si luftëtarë për të drejtat e shqiptarëve. Sepse për të tillë kishin tentuar ta na i paraqisnin familjet dhe miqtë e tyre.
Ka edhe mashtrime të llojeve të tjera. Këto ditë, për shembull, Gjykata Themelore e Prishtinës ka proceduar rreth njëqind padi ndaj qytetarëve që kanë përfituar jashtëligjshëm pensione të familjarëve të vdekur. Një rast tjetër skandaloz është ai ndërtimit të paligjshëm të shtëpive nëpër vendet ku ishte paraparë që kishte zhvendosje, në mihjet sipërfaqësore të fshatrave të Obiliqit. Të gjitha ato ndërtime janë kompensuar dhe do të kompensohen, duke rënduar buxhetin e vendit dhe duke e vazhduar dhe legjitimuar traditën e mashtrimeve. Për t’ia shtuar kësaj ndërtimet pa leje nëpër qytete, pothuajse tërësisht të legalizuara, të cilat kanë krijuar kaos të vërtetë ndërtimor e urbanistik.
Autor: Arben Idrizi