Për Madeleine Albright dhe Condoleezza Rice, përherë mirënjohje prej shqiptarëve.

a.kapllaj

Antarë
Eshtë detyrë e brezit tonë të sotëm, që t'iu
transmetojmë brezave që do vijnë më pas, trashëgiminë
e pasurisë shpirtërore, të mirënjohjes, për dy zonjat më
të mëdha deri më sot të politikës amerikane,
zj.Madelein Albright e zj.Condoleezza Rice, që kontribuan
më shumë se askush tjetër për ndërkombtarizimin,
mbështetjen e fitoren e çështjes shqiptare të Kosovës.
Eshtë kjo ndjenjë shpirtërore, që duhet të shoqërojë
e karakterizojë të ardhmen e çdo qytetari të shoqërisë
tonë dhe të politikës kombëtare.

Janë këto dy zonja dhe përsonalitete botërore, që i
treguan botës dhe çdo qytetari amerikan, se në mesin e
kontinentit më të vjetër të botës, për popullin me
një histori mijëra vjeçare, pasardhësit e Aurelianos,
Kostandinit e Dioklecianit e shumë të tjerë, kishte
ardhur momenti më i përshtatshëm, për t'i njohur
shumë të drejta të mohuara deri para pak vitesh.

Kur 60 vjet më parë, menjëherë mbas grushtit të
shtetit të Pragës, me 26 shkurt të 1948-s, diplomati
Josef Korbel, u deturua të linte vendin e tij, për tu
vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, askush nuk e
mendonte se ky burrë i shtetit, do të ishte një ndër
themeluesit e një doktrine të re të politikës
ndërkombëtare, që do të formonte një brez të tërë
politikanësh, që të nesërmen, pra sot, do të drejtonin
politikën ndërkombtare të Amerikës e për rrjedhojë
edhe të perëndimit. Ish ambasadori i اekosllovakisë në
Beograd, nga viti 1936 deri në vitin 1939, ikjet nga
persekutimet, një herë nga Nazistët, në vitin 1939 dhe
mbas 9 vjetësh, nga persekutimi i sistemit stalinist i
vendosur me grusht shteti në اekosllovaki nga rusët, do
t'i shërbenin si eksperienca të padrejtësive
ndërkombëtare të jetuara dhe të vuajtura përsonalisht,
padrejtësi të cilat më vonë dekani i studimeve
ndërkombtare të Universitetit të Denverit, do të
gjente zgjidhjen e duhur në pregaditjen e studentave, për
çështjet ndërkombëtare të rajonit të Rusisë dhe
vendeve të Lindjes, që kur të vinte momenti do të
vendosnin drejtësinë, duke hedhur poshtë padrejtësitë
shekullore në prezencën e indiferentizmit të vendeve të
tjerë.

Asnjëherë tjetër në historinë e politikës së jashtme
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politika
republikane dhe demokrate, nuk ka pasur kaq konvergjenca dhe
qendrime të ngjashme sa në rastin e politikës mbi fatin e
Kosovës. Shumë analista, që kanë ndjekur dhe komentuar
politikën botërore, kryesisht atë të Ballkanit të 18
viteve të fundit, e kanë parë të qartë se gjithë kjo
politikë kishte një origjinë të përbashkët: profesorin
e të drejtës ndërkombtare z. Josef Korbel, i njohur më
vonë si babai i të parës grua në nivelin e Sekretares
së Shtetit më të madh të botës zj. Madelein Albright,
si dhe pedagogu dhe këshilltari më besnik i të parës
afro-amerikane në nivelin e ministres së jashtme të
Amerikës zj. Condolezza Rice.
"Madelein Albright, më shumë se askush tjetër në
administratën e Bill Clinton, është e udhëhequr nga
biografia e familjes së saj", ka deklaruar pak kohë
më parë një diplomat amerikan për gazetën Washington
Post. Biografia e saj është kundër luftës, e për këtë
arsye në Rambouillet me 22 shkurt të 1999-s, së bashku me
Christopher Hill, përdori të gjitha mënyrat bindëse të
diplomacisë për pranimin e planit të paqes, që
përfshinte në fillim vetëm autonominë e Kosovës.
Serbët nuk e pranuan shansin e fundit të dhënë prej
ndërkombtarëve, e jo vetëm kaq por thelluan më tepër
dhunën, vrasjet dhe dëbimet e popullsisë kosovare.
Kështu Sekretarja e Shtetit të Amerikës, e cila ka pasur
si pikë referimi historik Mynihun e 1938-s, kur aleatët
perëndimorë e braktisën اekosllovakinë dhe e lanë në
dorë të Hitlerit, nuk mund të lejonte që të ndodhte e
njëjta gjë edhe me Kosovën, siç ndodhi pak kohë
më parë me Bosnjen.
Pyetjes së një gazetari, se si ndjehej kur 78 ditët e
bombardimeve mbi strukturat ushtarake serbe, shumë
gazetarë dhe analistë e quanin lufta e Madeleine Albright,
ajo u përgjigj, " ndjehem shumë krenare, sepse nëse
nuk do ta kishim bërë, do ta dënoshim vehten shumë
ashpër, për pasojat që do kishim pasur nga veprimet
nacionaliste të Millosheviçit".
Më vonë, do të ishte Condoleezza Rice, Sekretarja e
Shtetit e SHBA-së në kabinetin e Bush-it, që do të
kërkonte përkrahjen e shteteve të tjera perëndimore,
për mbështetjen pa kushte të indipendences së Kosovës,
si të vetmen alternativë për stabilizimin e përhershëm
të gjithë rajonit. Kur pak kohë më parë një gazetarë
e pyeti zj. Rice, se ky vendim i Shtëpisë së Bardhë do
të shkaktonte një preçendent për reagimin edhe të
pakicave të tjera, që kanë kohë që kërkojnë
pavarësinë, Sekretarja e Shtetit u përgjigj, se
"rasti i Kosovës është "sui generis"
(qëndron mbi grupet e llojeve brenda gjinisë) e nuk ka
asgjë të përbashkët me rastet e tjera. Ishte e para
përfaqësuese e shtetit më të madh të Botës, që
menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt,
pak orë më vonë nga Kenya, lëshon deklaratën e
departamentit të shtetit, " lumturohemi së bashku me
popullin e Kosovës për këtë
ditë të madhe të historisë, e njohim Kosovën si shtet
sovran e të pavarur dhe menjëherë do të lidhim
marrdhëniet me këtë vend të ri, për të forcuar lidhjet
e veçanta të miqësisë që ekzistojnë mes dy vendeve
tona".
Kjo ishte linja e vazhdimësisë, në sintoni me Albright,
që do të ndiqte studentja e profesorit të së drejtës
ndërkombtare, si një realizim i një testamenti jo të
shkruar, që kishin lënë leksionet mbi lirinë dhe të
drejtat e njeriut të dekanit Josef Korbel.


Nga A. Kapllaj

> Shkrimi është botuar në gazetën 55.
> ___________________________________
> Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità,
> consigli... e la tua opinione!
> Yahoo! Mail blog
 
Redaktimi i fundit:
I nderuar spo kuptoj cka ka lidhje kjo me moden edhe me estetiken???
Kjo eshte kolumne edhe duhet te bartet tek analizat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top