Per here te pare ne RTK serbi fol para kamerave se si i vrau 100 shqiptar ne Peje

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ish- paramilitari serb, Zoran Rashkoviq, i cili tregon se si njësiti i tij “اakejtë” kishte organizuar masakrat në fshatrat shqiptare Qyshk, Zahaq, Pavlan e Lubeniq, duke i vrarë më shumë se 100 shqiptarë gjatë luftës.

Pse iu deshën Rashkoviqit 14 vjet për të folur haptas për këtë çështje dhe për të dëshmuar kundër 13 paramilitarëve që po gjykohen tash në Beograd për këto krime?

Pse paramilitari me mbiemrin Kastratoviq insistoi që të mos vritej fisi Kastrat në Zahaq?

Si mendon të kthehet në Kosovë ky ish-paramiliatar dhe njëherësh dëshmitar, në gjykimin për krime të luftës në Beograd?
News Focus


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Per here te pare ne RTK serbi fol para kamerave se si i vrau 100 shqiptar ne

E percolla me vemendje cdo fjale te ketij krimineli i cili nder te tjera thoshte: Po une e bej gjumin rehat, por mire me kujtohen gjerat qe kemi bere dhe se ata nuk e dinin se ku do te shkonin dhe cfare do te benin???!! Te tere fajin ia ngarkonte komandanteve qe i kishin urdheruar (kur komandanti i tij "Merki" tashme eshte deklaruar si i vdekur). Nje kriminel qe ka jetuar ne Peje, kthehe dhe vret bashkevendasit e tij pa asnje skrupull dhe ne anen tjeter thote: Per mua eshte njesoj si te jetoj ne Serbi si ne Kosmet (dhe jo Kosove) sepse me mire te me vritni ju se sa ata ne Serbi. Pra serish edhe pas te gjithe krimeve qe ka bere ai se bashku me 29 kriminel te tjere te grupit paramilitar "Cakejt" mendon te na e lere bishtin ne dore duke e vrare ketu ne Kosove. Edhe me paraqitjen e ketij krimineli, shihet kjarte se cfare jane keta kriminel dhe se cfare u pjell mendja.
Them se eshte vetem nje e mire ne kete deklarim te tije e qe ka te bej me pranimin e krimeve ne Kosove te shkaktuara nga forcat e rregullta dhe paramilitare serbe. Aq me teper qe e eliminon aresyetimin e mbrojtjes, kur thote qe ata (Cakejt) nuk kane pare asnje arme qe u eshte drejtuar atyre. Pra ishte thjesht shfryerje e krimineleve ndaj popullates se pa mbrojtur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top