Për festa në një çadër

Për festa në një çadër

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Merita Beqiri me dy fëmijët e saj do t’i kalojnë festat e fundvitit në një çadër. Kaq ishte mundësia e Bashkisë së Peqinit për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje banesa e të cilëve u shemb nga tërmeti rreth 3 vite më parë ndërsa për dëmshpërblim ende nuk bëhet fjalë.

Shtëpia e tyre u cilësua e pabanueshme pas tërmetit.

“Kërkojmë një shtëpi”, thotë Merita.

Më e vogla e familjes, Marsida nuk e mban mend herën e fundit që ka festuar. Viti i Ri për të do të jenë këta dy dyshekë të shtruar përtokë.

“Do të doja që të kisha një shtëpi, të mos jetoja në këtë çadër. ثshtë shumë ftohtë. Nuk kemi festuar si gjithë të tjerët. Dua të shkoj në shkollë. Librat i marr përgjysmë”, thotë Marsida.

Me një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekësh, Merita mezi mban frymën gjallë, ndërkohë që bashkëshorti e ka braktisur 13 vite më parë. Ajo pranon çdo lloj pune, mjafton që të ushqejë dhe shkollojë fëmijët.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top