Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Per cfar votohet son ne Shqiperi (info)

votime5.jpg

Zgjedhjet e 8 Majit janë zgjedhje lokale. Në 20 vjet pluralizëm, kjo është hera e gjashtë që Shqipëria rinovon administratën lokale. Pas reformës zgjedhore dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2007, mandati i të zgjedhurve lokalë nga 3 është bërë 4 vjet.
Për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti u regjistruan fillimisht 56 parti, por në fund të afatit ligjor, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve paraqitën lista vetëm 53 prej tyre. Nga këto 53 parti, 45 janë grupuar në dy koalicione të mëdha: 22 parti në aleancën e djathtë dhe 23 parti në aleancën e majtë.

Vendi ka gjithsej 384 njësi të qeverisjes vendore, bashki ose komuna, për kryetarët e të cilave partitë kanë paraqitur gjithsej 872 kandidatë. Kryetarët e bashkive apo komunave zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, pra fiton kush merr më shumë vota.

Por kryetarët e njësive vendore përfaqësojnë në nivel lokal pushtetin ekzekutiv. Atë që quhet "pushtet përfaqësues" e ushtrojnë këshillat bashkiakë ose komunalë. Këshillat e 384 njësive vendore kanë gjithsej 6152 vende këshilltarësh. Për këto vende garojnë 6882 kandidatë. Këshilltarët zgjidhen sipas sistemit proporcional, pra votat e marra nga partitë jashtë apo brenda koalicioneve përllogariten sipas një formule matematikore dhe pastaj mandatet u shpërndahen partive.

Pra, në zgjedhjet lokale, ka 2 fletë votimi, një për kryetarin e bashkisë ose të komunës dhe një fletë tjetër për këshillin.

Tirana paraqet një vecori. Bashkia e kryeqytetit ndahet në 11 minibashki, ose sic quhen zyrtarisht "njësi bashkiake". Secila prej 11 njësive bashkiake të kryeqytetit përbën një njësi më vete, me kryetarin dhe këshillin e vet. Ndaj në Tiranë ka katër fletë votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë, një fletë votimi për kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe një fletë për këshillin e Njësisë Bashkiake.

Ku votohet? Zakonisht qendrat e votimit janë në ambiente publike, shkolla, kopshte, cerdhe, dhe kur nuk është e mundur, edhe në ambiente private të marra me qera.

Gjithsej në rang republike ka 4882 qendra votimi. KQZ ka nxjerrë një spot informues sesi veprohet brenda një qendre votimi.

Për zgjedhjet e këtij viti ka 3 166 279 shtetas që gëzojnë të drejtën e votës. Për këta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka printuar 3 710 698 fletë votimi.

Votimet hapen në orën 7 të mëngjesit dhe vazhdojnë deri në orën 7 të mbrëmjes.

top channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back