Kresha
A pretty face can never trick me
Nga: Halil Matoshi
Presidentja nga zarfi po rrokulliset në humnerë së bashku me shtetin që e udhëheq. Ajo po bëhet bashkëpjesëmarrëse dhe bashkëfajtore në krim ndaj shtetit dhe shoqërisë. Kosova e mbytur në korrupsion (e zonja Jahjaga e pati themeluar nifar biçim task-force për ta luftuar atë!?) mirëpo ajo hezitoi, nuk guxoi dhe nuk diti dhe u bë vetë luftëtare e denjë kundër luftës antikorrupsion – thjesht u korruptua dhe vetë me heshtjen dhe të qenmit komode!?
Po thonë se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, do të raportojë para Kuvendit të Kosovës, sipas detyrës kushtetuese, por pakkush po thotë se çka ka kjo zonjë t’u thotë qytetarëve të Kosovës? Prandaj raporti i saj do të duhej të përfshinte vetëm argumentet më të forta para kombit për dorëheqjen e saj nga posti.
Sepse, ajo s’ka asgjë më shumë për t’i thënë qytetarit kosovar.
E po cilat na qenkan arritjet e zyrës së saj pos shfaqjes e gjallë në ekranet televizive dhe në rubrikat e gabimeve në lexim (Ooops)?
Për ç‘dreq do t’i raportojë ajo Kuvendit pashë këtë tokë të shkelur e të rrjepur, pos për pozat e saj apo edhe përparimin eventual në lezim të letrave të shkruara keq nga dëftues përrallash për borëbardha dhe shtatë xhuxha si Ramush Tahiri.
اfarë reformash ajo ka bërë në këtë shoqëri, për këto vjet sa e mban “fronin”?
Cila është politika e jashtme e ideuar prej saj (njohjet, aleancat, OKB-ja) dhe cila është shkalla e mirëqenies në vendin që ajo e udhëheq?
A ndihet keq kjo grua, a i vjen inat dhe turp se vendi i saj po rrokulliset drejt humnerës, pa t’keqen e askujt.
Anija, timonin e së cilës po e mban zonja Jahjaga po mbytet.
E ka kaplue fukarallëku dhe korrupsioni, në radhë të parë, e të mos flasim për të ligat tjera që ia ka shkaktue keqqeverisja e disa hajdutëve.
Kurse sytë dhe mendja e kryetares nuk kanë shërbyer që ta mbrojë kushtetutshmëninë dhe ligjshmërinë në vend, duke denoncuar modelin kakistokratik të qeverisjes e për ta vendosur ligjin dhe të drejtën si shtylla kurrizore të vendit, që të mbajë unik popullin dhe që t’i hapë perspektiva të reja, t’i vëjë dritare të reja shtëpisë që po pikon shi e mërzi.
Por syri i saj ishte vetëm sy i mësyshit, duke qenë e pavetëdijshme dhe jo në nivel të detyrës, ajo nuk e di se nuk drejtohet vendi me bestytni se vjen dikush e t’i kryen rangt e shtëpisë, kurse ti rri para pasqyrës, në pozitë ndeje, duke bërë sehir dhe duke miratuar në heshtje mbytjen e anijes së quajtur Kosovë.
Po t’i marrim vetëm dy fakte, indeksin e Bankës Botërore të varfërisë dhe indeksin e Transaparency International për shkallën e korrupsionit në vend, kryetarja e shtetit Jahjaga do të duhej të ulej e të qante në një skutë të godinës qeveritare, duke e shkruar dorëheqjen e vet, pra t’i thërrasë ndërgjegjes qytetare, në shenjë pakënaqësie e refuzimi me këtë pushtet të keq që e ka zaptue vendin.
Vetëm këto dy të liga, duhej t’ia thyenin zemrën kryetares, duke anashkaluar krimin e organizuar, rrezbitjen e shkollës shqipe në përmasa mjeruese, papunësinë e lartë dhe paperspektivën (shumë të mjerë që Jahjaga i qeveris shihen edhe nën ura e në kampe gjithandej nëpër Europë e botë duke kërkue bukën e gojës); pastaj rritjen e tendencave klerofashiste, rritjen e çarjeve mes komuniteteve dhe deficitin demokratik, gjuhën e urrejtjes në përmasa të terrorit verbal mes konkurrentëve politikë, dhunën në familje etj. të krijohet pasqyra në të cilën shihet qartë një shoqëri që po shkatërrohet, pra defigurimi i saj.
Prandaj ç‘i duhet të qëndrojë kjo zonjë tutje në postin e të parit të vendit?
Për të dalë n’televizor!?
Për të qenë dëshmitare pasive e stërkeqjes së një shteti, i cili, jo vetëm nga armiqtë e tij, por edhe nga disa prej aleatëve po cilësohet si “shtet i dështuar”.
Shihni imazhet e përditshme në qytetet dhe katundet e Kosovës, i shihni njerëzit që mbledhin mbeturina nga kantat, për mbijetesë.
Dhe i shihni se si e trashin qafën qeveritarët e luksit, në vendin më të varfër në Europë, të cilët janë pasuruar nga zyrat publike dhe në emër të privatizimit e kanë uzurpue, ble e zaptue tokën e Kosovës dhe po ndërtojnë pallate e vila të stilit të serialit të dikurshëm “The Karrrington Dinasty”.
Fakti i parë, përse Jahjaga duhet ta lërë detyrën duke u kërkuar falje kosovarëve se nuk ka mund të bëjë asgjë në drejtim tjetër, e për të alarmuar forcat progresiste të vendit, se më keq s’ka ku shkon, është raporti i Bankës Botërore.
Viti 2014 sipas BB-së do ta gjejë Kosovën si shtetin më të varfër në rajon, me 10.2% të qytetarëve kosovarë që jetojnë në varfëri ekstreme.
Nëse Kosova i ka rreth dy milionë banorë, rrafsh 100 mijë nga ta hallakasin nëpër bërllogje për të gjetë diçka për të ngrënë, pra jetojnë në mjerim.
Ky institucion ka vlerësuar po ashtu se në Kosovë vazhdon vartësia e lartë nga transferimet e parave nga jashtë, remintencat e emigrantëve ekonomikë.
Në raportin e saj mbi zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore, “Rimëkëmbja e ngadaltë”, Kosova parashihet që në vitin 2014 të ketë një rritje ekonomike solide, por të pamjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Diçka e tillë është jetike për Kosovën. Krijimi i një klime më të mirë për thithjen e investimeve, krijimi i një stabiliteti jo vetëm ekonomik fiskal, që është kyç, por edhe një lloj stabiliteti ekonomik do të thosha i një imazhi pak më të mirë në botë, që investitorët e huaj që kanë ardhur në rajon të mos kenë frikë të vijnë edhe në Kosovë”, ka thënë Agim Demukaj, ekonomist i zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, transmeton TCH.
Prandaj, kryetarja Jahjaga pos faktit se populli i saj ballafaqohet me mjerim, përballet edhe me një të ligë shtesë.
Vendi i saj ka imazh negativ në botë, pra ajo s’ka bërë asgjë që ky imazh të përmirësohet.
Sepse u buzëqesh me mirësjellje hajnave korridoreve të Qeverisë dhe merr pjesë në koktejet plot luks e hipokrizi, të organizuar nga ta.
Ndërsa fakti më rrëqethës, që një qytetar normal e bën të ndihet në siklet sa t’i çohen flokët përpjetë, është indeksi i Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK), sipas të cilit, në listën prej 177 shtetesh, Kosova renditet në vendin e 111 nga vendi i 106 krahasuar me vitin e kaluar.
Pra nëse kjo kryetare vazhdon komoditetin e saj në këtë post publik, vitin që vjen Kosova do të shkojë edhe më poshtë në humnerë.
Në Europën Juglindore vetëm edhe Shqipëria i ka punët më keq. Shqipëria renditet në vend të 116 nga vendi i 113 që ishte një vit më parë.
ثshtë i tmerrshëm fakti se vendi që e drejton Jahjaga i ka keq punët edhe me vetë perceptimin e korrupsionit Kosova nga 34 në 33 pikë. D.m.th., ky vend po dremit në një gjumë të sëmurë.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia, kurse kampione botërore del të jetë Somalia, ndërsa vendet që thuaja nuk e njohin këtë lëngatë shkatërruese janë Danimarka dhe Zvicra.
Sipas këtij raporti, treguesit e këtij viti janë një paralajmërim se shpërdorimi i pushtetit, abuzimet e fshehta dhe ryshfetet vazhdojnë t'u sjellin shkatërrime shoqërive kudo në botë, e për shoqërinë e re kosovare kjo është goditje fatale.
Dhe ky raport për fatin e keq të Kosovës vjen në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.
Akti më fisnik i saj do të duhej të ishte dorëheqja e argumentuar pikërisht nisur nga këta dy faktorë, si një akt civil dhe etik për të qëndruar qytetare e denjë e këtij vendi të lodhur nga plangprishës e hajdutë dhe për hir të brezave të sotshëm e të ardhshëm të njerëzve që e duan këtë vend.
Kosovës i duhet një grua ose burrë reformator trim, që i rreshton policët, prokurorët dhe gjykatësit në shërbim të atdheut, që s’lejon t’i çahet uniteti i kombit nga racistë e turbonacionalistë të tërbuar, thjesht që s’lejon ta vjedhin shtëpinë e vet.
Nëse Madiba (Nelson Mandela i ndjerë) mundi që nga një vend aparteidi të krijonte një komb unik, duke i ballafaquar në komisionet e së vërtetës viktimat me xhelatët e djeshëm e për t’i pajtuar e bashkuar për hir të të bërit vepra të mëdha së bashku sot dhe për hir të asaj çfarë do të jenë nesër, pse nuk mundet askush në këtë vend?
Sepse këtejpari injoranca dhe lakmia janë fuqi – ngase janë shumicë!
Dhe lidershipi i vendit më parë ka pranuar të qeverisë me injorantët e harambashët se sa së bashku me opozitën demokratike.
Prandaj kryetarja e shtetit, nuk ka asnjë shans, sepse nuk ka vetë as ide reformiste e potenciale intelektuale, por as mbështetje politike dhe guxim qytetar me e folë qoftë edhe një fjalë: Boll ma hajna!
Ndoshta me dorëheqjen e saj ajo do të alarmonte tërë shoqërinë me teposhtëzen që ka marrë vendi, ndoshta dëgjon dikush i kthjelltë dhe i thotë me forcën e mendjes dhe me fuqinë e votës popullore: ndal shkatërrimit!?
Dorëheqja e kryetares së vendit do ta kursente këtë grua nga rrëshqitja e mëtutjeshme në konformizëm dhe mjerim lidershipi, sepse nesër është vonë.
Ky do të ishte i vetmi shërbim i mirë, për t’u mbajtur mend për vendin.
Ndryshe, ajo do të jetë bashkëpjesëmarrëse dhe bashkëfajtore.
Madam Jahjaga: Kthehu në shtëpi! //koha