Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pensionisti 92-vjeçar që do të udhëheqë Malajzinë

Pensionisti 92-vjeçar që do të udhëheqë Malajzinë

101245164_mediaitem101245159.jpg

Pas një fitoreje befasuese në vazhdën e një fushate të ashpër zgjedhore, Mahathir Mohamad përgatitet të marrë në duar frerët e qeverisë malajziane, duke u bërë njëkohësisht udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur i botës.


Mohamad, 92 vjeç, kishte dalë në pension, por vendosi të rikthehet në skenën politike të vendit duke kaluar në anën e opozitës, për të goditur prej aty njeriun që dikur ishte i preferuari i tij, Najib Razak, sot i akuzuar për korrupsion.

Fitorja historike e 92-vjeçarit përmbysi koalicionin “Barisan Nasional” (BN), i cili ka qenë në pushtet që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1957.

“Po, po, jam ende gjallë”, u shpreh Mahathir gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi se koalicioni i tij nuk do të kërkojë shpagim, por thjesht rikthimin e sundimit të ligjit.

Rritja e kostos së jetesës dhe akuzat e korrupsionit të shtrira në kohë ishin ato që ndikuan votën e shumicës së elektoratit, i cili zgjodhi kështu t’i largohej Najibit dhe ekzekutivit të tij dikur të palëkundshëm.

Mahathir ka qenë kryeministër i vendit dhe udhëheqës i “Barisan Nasional” për 22 vite, nga 1981-shi deri kur vendosi të tërhiqej në 2003-shin.

Nën drejtimin e tij, Malajzia u kthye në njërin prej “tigrave ekonomikë” të Azisë, por ai ishte gjithashtu edhe një figurë autoritare që përdorte ligjet kontroverse të sigurisë për të bllokuar kundërshtarët e tij politikë.

Situata e krijuar i ka shtyrë njerëzit ta votojnë sërish, e tani premton të garantojë faljen e ish-zëvendësit të tij të burgosur për korrupsion, duke i hapur kështu rrugën e rizgjedhjes.

Top Channel
 

Attachments

  • 101245164_mediaitem101245159.jpg
    101245164_mediaitem101245159.jpg
    63 KB · Shikime: 0
Tiger of Malaysia!
Sikur te ishte nja 20 vjet me i ri te pakten!
Ama dhe 92 vjec eshte admiruese sesi me punen e tij ka arritur te fitoj kaq shume dashuri nga populli.
Sikur te kishim dhe ne nje kryeminister sa gjysma e tij. Ah sikur! :)

p.s. Nese me akuzoni prap si Malajzjane dashese meqe them ah sikur te ishte kryeministei yn sa gjysma atij, bejeni. JAM!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back