Love
βeℓℓe â๓e
Pergatiti: Xhek Preçetaj
............. Emirjon Senja
Shpesh dëgjojmë nëpër lajme deklarata të qeveritarëve për një mirëqënie të lartë dhe pensione në rritje. Por nga e gjithë ajo propagandë e bukur dhe fasadë e krijuar nga qeveria, brendësia është një realitet i kalbur dhe një shembull perfekt i “alternativës më të vlefshme apo plotësimit të nevojave të përditshme”. Kjo përkon në zgjedhjen midis dy mundësive, në këtë rast mundësitë janë tre, pensionistët shqiptarë duhet të zgjedhin që me pensionet e tyre të “mrekullueshme” të ushqehen, të paguajnë taksat ose të kurohen me ilaçet që çdo ditë pësojnë rritje çmimi.
Pensioni
Pensioni bazë i një të moshuari në qytet është 11 100 lekë në muaj. Me këtë shumë mendohet që ai duhet të paguajë ilaçet, ushqimet dhe taksat. Krahasuar me vitet e tjera, mund të themi me plot gojën se pensionet janë rritur. Dhe po me plot gojën mund të themi se edhe kostoja e jetesës është rritur. Madje, çmimet kanë pësuar një rritje me ritme më të shpejta se pensionet. Duke dalë nga çdo retorike politike që ka të bëjë me rritje pagash apo pensionesh me aq apo kaq për qind, ne kemi analizuar jetesën e një çifti pensionistësh, të cilët si burim të vetëm të jetesës kanë pensionin (dhe të tillë nuk janë të paktë). Kemi marrë për bazë pensionin bazë në qytet për një pensionist, i cili është rreth 11 100 lekë dhe kemi bërë përllogaritjet se çfarë mund të blejë një pensionst me këto para. Të ardhurat e tyre në bazë të pensionit nuk shkojnë kurrë përtej 22 200 lekë në muaj.
Ushqimet bazë
Ky çift për t’u ushqyer (sigurisht që përllogaritja është bërë në gjërat minimale-bazë), përtej frutave dhe perimeve (të cilat po i konsiderojmë një luks të panevojshëm për ta), ka nevojë edhe për disa ushqime bazë të cilat sipas nevojave minimale për një muaj përkojnë në: bukë (1 bukë në ditë), vaj (3 shishe), makarona (6 pako apo 3 kg), oriz (4 kg), miell (4 kg), sheqer (2 kg), mish (2 kg), vezë (20 kokrra), djath (2kg), gjalp (1 kg), kos (15 tasa nga 500 ml), qumësht (10 shishe nga 1,5 litër qumësht që sillet nga fshati në shtëpi) dhe salcë (2 lt). Këto ushqime do të mundësonin që çifti i pensionistëve të ushqehej minimalisht për të gjithë muajin.
اmimi
Sipas çmimeve mesatare të tregut del që afërsisht vetëm një pension nevojitet për produktet e mësipërme, konkretisht ato janë: çmimi mesatar i bukës, produktit bazë është mesatarisht 80 lekë dhe për 30 bukë në muaj, buka do të shkonte 2 400 lekë në total. Për 3 shishe vaj që do të shërbenin për gatim në bazë të çmimit mesatar prej 240 lekësh, totali do të shkonte 720 lekë. اmimi i makaronave mesatarisht është 100 lekë dhe 6 pako do të kushtojnë 600 lekë. Mielli kushton mesatarisht 100 lekë dhe për 4 kg do të paguhen 400 lekë. Sheqeri kushton 280 lekë për 2 kg me çmim mesatar 140 lekë. Për orizin me çmim mesatar prej 140 lekësh do të paguhet 560 lekë për 4 kg. Mishi një nga produktet më të rëndësishme dhe më të kushtueshme, në tregun vendas kushton mesatarisht 700 lekë/kg dhe për 2 kg do të shpenzoheshin 1400 lekë në muaj. 20 kokrra vezë do kushtonin 240 lekë (12 lekë/kokër), 2 kg djath do kushtonin 800 lekë (400 lekë/kg), 1 kg gjalp do të kushtojë 300 lekë, 15 tasa kos me çmimi mesatar prej 50 lekësh do të kushtonin 750 lekë në muaj, salcë për 2 shishe do paguhej 200 lekë (100 lekë/shishja) dhe për qumështin duke marrë për bazë që një familje pensionistësh konsumon qumështin që vjen nëpër shtëpi nga fshati dhe që shitet me 100 lekë për një shishe që mban 1.5 litra qumësht, totali do shkonte 1000 lekë në muaj vetëm qumësht. Duke i mbledhur të gjitha këto shpenzime në bazë të çmimeve mesatare dhe të sasisë së ushqimeve të nevojshme për këtë çift pensionistësh në muaj do të merrnim një total prej 9650 lekë. Dhe, siç u pa më sipër, këtu nuk përfshihet asgjë e tipit domate, spec apo fasule apo fruta.
Paratë e mbetura
9650 lekë në muaj do të zinin 43% të shumës totale të 22 200 lekëve që do merreshin nga pensionet. Por sa peshë duhet të kenë ilaçet, frutat dhe perimet, si dhe taksat?! Nëse gjithçka do ndahej proporcionalisht, atëherë do të kishim 25 % për çdo zë të lartpërmendur. Ndërkohë, nëse vetëm ushqimet bazë zënë 43% të të ardhurave, atëherë në këtë rast çiftit do t’i duhet të heqë dorë ose nga taksat, ose nga ushqimet e tjera, ose nga ilaçet. Le të themi pa frikë se nga një pjesë e ushqimeve tashmë kanë hequr dorë (shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët harxhojnë më pak në të ngrënë). Dhe me shpenzimet e mësipërme, duke përfshirë ujin dhe dritat (këto të fundit me tendencë rritjeje çmimesh), atëherë një çift pensionistësh, jashtë lëvdatave dhe krekosjeve, është vërtet në gjendje mbijetese.
اmimet e shtrenjta gërryejnë xhepat e familjeve shqiptare
اmimet e mallrave të konsumit po fillojnë të rriten përsëri me ritme të larta. Pas një stabilizimi në dukje përgjatë muajve të verës, kurba e çmimeve duket se po fillon përsëri të ngjitet në këto ditë dimri.
Në fakt, ulja e çmimeve gjatë verës preku më së shumti zarzavatet dhe frutat, për shkak të futjes së prodhimit vendas, ndërkohë që çmimet e ushqimeve, si: miell, vaj, sheqer, bukë, oriz etj., ose kanë qëndruar në të njëjtat nivele, ose janë rritur edhe më tepër. Referuar të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, çmimet e ushqimeve përgjatë muajit të shkuar janë rritur mesatarisht me 1 për qind. Rritjen më të madhe mësohet se e kanë pasur zarzavatet. Edhe kjo shpjegohet me pakësimin e prodhimit vendas dhe mbushjen e tregjeve me prodhime të huaja. Vjeshta është stina tipike kur çmimet fillojnë të rriten për të arritur më pas kulimin gjatë festave të fundvitit.
Krahas ushqimeve, janë edhe karburantet ato të cilat kanë pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm prej muajsh me radhë duke bërë që konsumatorët të shpenzojnë gjatë kësaj periudhe më shumë para krahasuar me një vit më parë për të blerë të njëjtën sasi benzine, nafte apo ushqimesh. Rritja e çmimit të karburanteve ka qenë një ndër më të mëdhatë gjatë këtij viti. Goditja e parë erdhi në shtator kur qeveria miratoi një taksë të re mbi naftën dhe benzinën pas heqjes së doganës së makinave. Taksa ishte 5 lekë për çdo litër, e cila bashkë me TVSH-në pasqyrohet me 6 lekë për çdo litër naftë apo benzinë. Rritja tjetër në këtë drejtim erdhi pak ditë më parë, kur kompanitë e karburanteve vendosën të shtrenjtonin përsëri me 5 lekë për litër naftën dhe benzinën, kësaj radhe me arsyetimin se ishte rritur bursa apo kursi i këmbimit të dollarit me lekun. Rritja e çmimeve ka prekur edhe cigaret, ku që prej muajit janar çdo paketë kushton të paktën 20 lekë më shumë.
Studimet të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë shtimin e peshës së çmimeve të ushqimeve në treguesit e përgjithshëm të inflacionit. Mësohet se pjesa më madhe e tij përbëhet nga rritja e çmimeve të ushqimeve, tregues i cili përllogaritet të arrijë deri në 70 për qind të inflacionit total. Pra, ndikimi që ka vetëm shtrenjtimi i ushqimeve në treguesit e inflacionit, është sa 70 për qind e përbërësve total të tij. Kjo e dhënë është tepër shqetësuese nëse marrim parasysh se më shumë se gjysma e shpenzimeve totale mujore të familjeve të vendit bëhet për t’u ushqyer. Të kombinuar me njëri-tjetrin, shtrenjtimi i çmimeve të ushqimeve me peshën e madhe në buxhetin familjar që kanë shpenzimet për t’u ushqyer, përkeqësojnë edhe më tepër gjendjen financiare të konsumatorëve.