Pensionet, qeveria do ndryshojë skemën

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e pensioneve. Zv.mi-nistri i financave ka treguar për “Panorama” se përfitimi i parë i këtij ndryshimi do të jetë rritja e diferencës mes pensionit minimal dhe atij maksimal. Sot, pavarësisht se sa para paguan për sigurimet shoqërore, pensioni maksimal, me ligj është sa dy pensione minimale. Qeveria ka vendosur dhe po bën gati edhe ligjin për në Kuvend, për ta zëvendësuar me tre pensione minimale diferencën e pensionit maksimal.
Skema
“Pensionet do të kenë disa objektiva specifike sepse pensionet jo vetëm që do të rriten, ashtu siç kemi njoftuar në programin për 4-vjeçarin që nis në shtator, por ne do të vazhdojmë edhe një ristrukturim më të thellë, që do të thotë se ne do të fillojmë të thellojmë diferencën mes pensionit minimal dhe maksimal. Deri më sot, ne japim maksimumi dy pensione minimale. Me ndryshimet që kemi gati, ne mendojmë të japim 3 pensione minimale. Kjo është hera e para dhe do të jetë një reformë e thellë në sistemin e pensioneve. Për pensionet fondi është shtuar 4-5 miliardë lekë, por këto fonde ne do t’i kompensojmë në një farë mase edhe me uljen e evazionit fiskal, me rritjen e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Por siç e thashë kjo reformë do të jetë e thellë sepse do ti konsiderojë të gjitha përfitimet, mbasi sot sistemi është i deformuar, shumë përfitime janë përfitime me karakter social, të cilat në vitet e ardhshme do të jenë përfitime të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë Punës dhe اështjeve Sociale. Ne do të bëjmë një lidhje të fortë dhe më të drejtpërdrejtë midis kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe përfitimeve nga këto kontribute”. Nryshimi i skemës, pra rritja e përfitimeve, do të prekë të gjithë pensionistët. Problemi është se reforma e pensioneve do të ketë efekt prapaveprues apo jo. Pra kjo reformë do të jetë për ata që janë aktualisht në punë, apo edhe për pensionistët. Sidoqoftë, rritja e shkallës së përfitimit nga 2 pensione minimale, në tre pensione minimale, prek edhe të gjithë pensionistët që janë midis dy ekstremeve të përfitimit.
Rritja për 2010
Shehu ka treguar për gazetën edhe sa do të rriten pensionet gjatë vitit që vjen. Sipas tij, sërish përfitimin më të madh do ta kenë pensionet e fshatit. “Pensionet e fshatit do të rriten më shumë se 20 për qind, se fshati ka dhe një objektiv tjetër: nuk do të ketë pension në fshat më të ulët se pensioni minimal në qytet. Pra pensionet e fshatit do të bazohen me pensionet minimale në qytet dhe kjo tregon që ritmet e rritjes do të jetë më të larta për sa i përket fshatit”. Nga ana tjetër, niveli i rritjes së pensioneve në qytet do të ruajë të njëjtin ritëm si gjatë viteve të fundit. “Për sa i përket pensionit të qytetit, ne do të synojmë që në dy vitet e para të rrisim pensionin minimal. Kjo do të thotë, pensionet që janë rritur deri më sot me 7 deri në 10 për qind do të kenë një rritje të paktën prej 20-30 për qind. Njëkohësisht do të vazhdojë edhe rritje mesatare e pensioneve prej 10 për qind”, thekon Shehu. Por duke qenë se pensioni minimal llogarit edhe atë maksimal, atëherë rritja do të kenë edhe pensionistët me të ardhura më të larta për të ruajtur diferencën mes pensioneve ekstreme.


Banka Botërore: Sistemi aktual i dështuar
Banka Botërore në raportin e saj për pensionet shqiptare e ka cilësuar të dështuar sistemin që përdor Shqipëria. Vetë përfaqësuesja e BB në Tiranë, ka theksuar se është e nevojshme përdorimi e një skeme të re për përfitimet e pagesës së pleqërisë. Sipas bankës, sistemi aktual i pensioneve është drejt dështimit, jo eficient për nxitjen e punësimit dhe i vështirë për t’u administruar. Skema që propozon Banka Botërore është me tre shtylla. Shtylla e parë, përmes së cilës kryesisht garantohet mbrojtja e të moshuarve nga varfëria. Kjo shtyllë duhet të jetë e detyrueshme dhe nën administrim tërësisht shtetëror dhe është pjesë e funksionit rishpërndarës të shtetit. Shtylla e dytë, e cila mundëson zgjedhjen individuale për një shpërndarje për gjithë jetën të konsumit të tij. Kjo shtyllë mund të jetë private ose publike dhe bazohet mbi kapitalizimin apo rishpërndarjen, por duhet të jetë qartazi e ndarë nga shtylla e parë. Shtylla e tretë, e cila është tërësisht private dhe bazohet mbi kapitalizimin fakultativ, sipas zgjedhjeve të individëve. Sipas përfaqësueses së Bankës Botërore, për reformimin e skemës së pensioneve duhet patjetër konsensus. “Eksperienca nga vende të tjera, të cilat kanë modernizuar dhe përshtatur me sukses programet e tyre të pensioneve, ku ekonomia e tregut po mëkëmbet, kanë treguar se është shumë e rëndësishme arritja e një konsensusi të gjerë për të kryer këtë proces. Kjo është veçanërisht e vërtetë, pasi përcaktohet drejtimi i reformës dhe fillon procesi gradual i përshtatjes së sistemit të pensioneve. Se sa shpejt do të arrihet konsensusi mbi drejtimin dhe hapat e reformës, kjo varet nga opinionet e aktorëve të ndryshëm dhe axhenda politike”.
*panorama*
 
Back
Top