Pendohen terroristët, tregojnë planin për “sulmin ndaj Izraelit”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pendohen terroristët, tregojnë planin për “sulmin ndaj Izraelit”

isis-fighter.jpg


Pas 11 arrestimeve të kryera mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë për çështje terrorizmi, dy nga të dyshuarit kanë pranuar të flasin e të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Burime nga Krimet e Rënda deklarojnë se janë informuar nga homologët e tyre në Kosovë, se dy nga të dyshuarit kanë rrëfyer planin e tyre për të sulmuar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, fillimisht me eksploziv e më pas me armë zjarri.

Ky sulm do të kryhej gjatë mbërritjes së futbollistëve izraelitë, ndërkohë që grupi i të dyshuarve në Shqipëri do të ishin pjesa mbështetëse e terroristëve.

Pasi është vënë në dijeni të këtij informacioni, Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i dërgojë letërporosi Prokurorisë Speciale në Kosovë për t’i marrë të dhënat në rrugë zyrtare, së bashku me emrat e personave të tjerë të implikuar në Shqipëri në planin e sulmit të zbuluar nga përgjimet intensive jo vetëm të autoriteteve shqiptare, por edhe atyre të huaja.

Të katër të dyshuarit në Shqipëri, që mbahen në “arrest me burg”, nuk kanë pranuar të flasin duke mohuar çdo qëndrim të prokurorisë. Por ata shfaqen në komunikimet telefonike dhe në rrjetet sociale duke paralajmëruar se goditja do kryhej së shpejti.

Përveç akuzës së aktit terrorist, ata mbahen në paraburgim edhe për rekrutim të shtetasve në luftimet në Siri dhe indoktrinim të besimtarëve në grupin terrorist ISIS.
g.shqip
 
Titulli: Pendohen terroristët, tregojnë planin për “sulmin ndaj Izraelit”

i solle haberet e darkes lol
 
Titulli: Pendohen terroristët, tregojnë planin për “sulmin ndaj Izraelit”

Ky pendimi ne çfarë kuptimi se? - Unë askund nuk pashë pendim.
Eh pranim faji është tjetër gjë. Edhe unë nëse malltretohem orë
të tëra pranoj edhe ato që s'kam bërë, edhe besa ëndërrat i tregoj.

Ah, të mjerët ne, por deri kur do të bëjmë gjërat për qejfe të të tjerëve???
 
Titulli: Pendohen terroristët, tregojnë planin për “sulmin ndaj Izraelit”

Vallai per here te pare do isha dakord me nje akt terrorist..ta fillonin nga gjygjtari Turko-gjerman :P :P

mos Abo ca mbone kam me ja nxjerr inotin ktyne deleve myslymane tashi lol
 
Back
Top