Kresha
A pretty face can never trick me
Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Pejës. Policia e Kosovës nga stacioni policor në Pejë , më datë 26.02.2014 rreth orës 13:20 min, nga ana e disa dëshmitarëve është njoftuar se në rr.” Tahir Demaj “ në Pejë gjendet një trup i fetusit të pa jetë.
Menjëherë njësitë përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, dhe lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ju ka përgjigur vendit të ngjarjes dhe nën udhëheqjen e plotë të tij është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes.
Trupi i pa jetë i ketij fetusi ( 3- 4 muajsh) , është gjetur i mbështjellur në një qeskë të letrës dhe i hudhur në një grumbull të mbeturinave të materialit ndërtimor. Vdekjen e viktimës NN e ka konstatuar ekipi mjekësor. Viktima me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Qendrën e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetuesit rajonal në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për operativo – hetimore për të gjetur kyesit e mundshëm të veprës penale //gazetaexpress