Pedalojmë kundër Homofobisë(Vidio)

[video=youtube;PojSw-ozP1k]http://www.youtube.com/watch?v=PojSw-ozP1k[/video]pedalimi44.jpg


Përpjekja e aktivistëve në mbrojtje të komunitetit gay për të organizuar një aktivitet paraprak, 3 ditë përpara paradës së paralajmëruar dhe njëkohësisht të shumëdiskutuar të homoseksualëve, më 17 maj, në Ditë Ndërkombëtare kundër Homofobisë, ka rezultuar e pasuksesshme, pasi një grup të rinjsh kanë provokuar duke hedhur lëndë plasëse në drejtim të tyre.

“Aktivistë për të drejtat e LGBT pedaluan të hënën me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke sfiduar jo vetëm kushtet e këqija të motit dhe shiun që ra pa ndërprerje, por mbi të gjitha mentalitetin dhe fobirat e pajustifikuara të një vendi që kishte muaj që diskutonte a do bëhet apo jo një paradë gay”, – thuhet në një njoftim të shpërndarë nga aktivistë të LGTB, ben te ditur "Shqip".

“Aktiviteti i mësipërm, i pari i këtij lloji në Shqipëri u organizua nga dy organizatat që mbrojnë të drejtat e LGBT: organizata “Pro LGBT” dhe “Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT”. Aktiviteti u mbështet nga EcoVolis që vuri në dispozicion jo vetëm biçikletat, por përmes këtij akti tregoi publikisht mbështetjen ndaj çdo kauze që mbron të drejtat e njeriut.






Mirëpo, pak sapo aktivistët kishin nisur pedalimin, një grup të rinjsh të fshehur në kolonat mes rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik hodhën lëndë plasëse pranë gomave të biçikletave dhe u zhdukën me vrap. Ne i bëjmë thirrje policisë, e cila sot na ka qëndruar afër me mbështetjen e saj, që të bëjë të mundur vënien para drejtësisë të atij grupi të rinjsh që tentuan të prishin një manifestim ligjor”, lexohet më tej në këtë njoftim.







Personat që hodhën fishekzjarrë mbi aktivistët në mbrojtje të komunitetit gay janë marrë menjëherë nga policia, e cila ishte e shumtë në numër për të mbikëqyrur këtë aktivitet të “pazakontë” për mjedisin e kryeqytetit. Rreth 30 forca policie janë vënë në dispozicion të aktivistëve të LGTB, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen deri në fund të aktivitetit të tyre.

“Ky është vetëm fillimi”, – tha Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës, – ne do të vijojmë me aktivitete të tjera, së pari në Vlorë ku do të diskutojmë në një forum të hapur me të rinjtë mbi të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa eventet do të kulmojnë me çeljen e ekspozitës ‘Kukafshehti’ në Tirana Ekspres, atje ku për herë të parë do të ekspozohen portrete të vetë pjesëtarëve LGBT, që të gjithë shqiptarë”. Sipas Karajt, është e rëndësishme që komuniteti LGBT ka nisur tashmë të thyejë frikën dhe murin e heshtjes dhe të tregojë se nëse organizohet mund të arrijë gjithcka.







Duke sqaruar edhe sloganin e këtij viti për këto evente që është “Flije mendjen! Disa njerëz janë gay.”, Kristi Pinderi, drejtues i Pro LGBT u shpreh për median e pranishme në event se, “bulevardi kryesor i vendit është ndërtuar në epokën e pushtimit fashist dhe simbolizon edhe në formë sëpatën e Demokleut, por sot, në vitin 2012 këta të rinj dhe të reja sfiduan simbolikisht një sëpatë Demokleu moderne që u qëndron mbi jetët e tyre dhe të familjeve të tyre e që është: diskriminimi dhe detyrimi për të jetuar një jetë të dyfishtë”.




Drejtuesi i Ecovolis, Ened Mato sqaroi se “Pedalojmë Kundër Homofobisë, është një nismë qytetare për të promovuar dashurinë dhe jo urrejtjen, për të nxitur mirëkuptimin dhe jo ndarjen, për të treguar se në fund të fundit, të drejtat e njeriut janë parimet bazë mbi të cilat duhet të bazojmë bashkëjetesën tonë me qytetarë që jo detyrimisht janë kopje të njëjta të vetes sonë!”



pedalimi1.jpgpedalimi2.jpgpedalimi3.jpgpedalimi4.jpg

/t/ch/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pedalojmë kundër Homofobisë(Vidio)

Po po vidio :P
Ue une duke pare videon ne ate kenge te bukur, vec kur ia ben nje bum u tremba LOL
Edhe se sjam dakort, lezetshem ajo ''flije mendjen''.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top