Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve

auto_47575314_310269993157685_3156248195974037504_n1544012615-768x576.jpg

Në Tiranë Profesori Edmond Tupja i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Ai ka mbajtur një fjalë me mikrofon para studentëve. Protestuesit thërrasin: Duam të drejtat tona! Qindra studentë kanë rrethuar ministrinë prej orës 10:00 dhe bëjnë thirrje : Bashkohuni me ne!

“Të drejtat tona janë bazike dhe minimale. Ministria e Arsimit nuk ka rrugë të mesme vetëm të plotësojë kërkesat. Nuk ka rrugë tjetër” tha një protestues përpara mediave.

Ndërkohë në Shkodër pedagogu Arben Prendi i Fakultetit të Shkencave Shoqërore i bëri thirrje studentëve të mos tërhiqen.

“Vijoni të protestoni deri në momentin kur ju të keni nënshkruar plotësimin e kërkesave në të kundërt do të bini pre e një mashtrimi. Janë dhe të tjerë pedagogë që ju mbështesin edhe pse sot nuk janë këtu. Vijoni të protestoni!”.

Pedagogët në Shkodër kanë dalë në shesh krah studentëve dhe u kërkojnë atyre që të mos besojnë premtimet boshe. Ata thonë se solidarizohen me të gjitha kërkesat e studentëve të tyre.

Pedagogu i letërsisë Arben Prendi në Universitetin e Shkodrës i bashkohet protestës së studenteve dhe i kërkon që të mos tërhiqen e madje të shtojnë kërkesat e tyre. Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë të mbyllen degë të ndryshme si dhe kërkesat e tyre ti marrim vetëm me shkrim. Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria.

gazeta-Shqip
 
Ju lumte. Ah, ckam nje mall me qene aty e me tu cjerre me miliona kerkesa.
 
Ecni rrezojeni kete qeveri skandalesh. Ajo qe lexova sot ne lidhje me ate tenderin e unazes qe skandaloze. Bravo banoret per rezistencen, por s'kemi shtet qe ti fuse ne burg abuzuesit dhe qeveritaret.
Ja ku paska qene edhe problem pse ata nuk demshperblenin banoret.

TURP
 
Redaktimi i fundit:
Sa shumë dëshirë me qenë aty, me u rrëndit bashkë me studentet nga Tirana e gjithë Shqipëria :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top