PDSH: Urgjentisht të njihet pavarësia e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Partia Demokratike Shqiptare përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Imer Aliu, të shtunën ka kërkuar nga Maqedonia që urgjentisht të njohë pavarësinë e Kosovës.

Aliu, në një komunikim të drejtpërdrejtë me mediat i rikujtoi opinionit publik se PDSH-ja para pak kohësh i dorëzoi parlamentit rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që rezoluta fatkeqësisht nuk është marrë në konsideratë nga ana e kryeparlamentarit dhe nuk është vendosur në rend dite.

Prandaj, PDSH-ja ka kërkuar urgjentisht nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë dhe nga shumica parlamentare, që rezoluta për njohjen e pavarësisë së Kosovës të vendoset të rënd dite me çka Maqedonia të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se Maqedonia po e zvarrit pa asnjë nevojë njohjen e shtetit të Kosovës, njohja e të cilit do të ndikonte ndjeshëm në stabilitetin e rajonit dhe do të ishte konform kërkesës së një pjesë të madhe të popullatës për njohje urgjente të pavarësisë së Republikës së Kosovës. اdo arsyetim dhe çdo vonesë e mëtejme do të ishte në dëm të stabilitetit të Maqedonisë dhe të rajonit”, ka thënë me këtë rast Aliu. /Telegrafi/
 
Po PDSH deri sa ishte ne qeveri kishte plot 6 muaj ta pranonte dhe te bente presion tek pala maqedonase per pranimin e Kosoves dhe nuk beri gje e tani bejne si qen dalin folin kot e kot pfffff ( Nuk do te thote qe keta te BDI-se jane me te mire dhe po bejne ndonje gje me konkrete rreth kesa ceshtje, por se paku keta te PDSH mos t'bejne keshtu apele - urgjentisht thokan upupuuppu cna ka gjet )
 
Eshte kerkese shume logjike, mirepo partia maqedone ne pushtet bene politike ditore te dirigjuar nga momenti. Eshte nje absurd me vehte qe Maqedonia nje pasaportat e Kosoves, mu sikur edhe Mali i Zi dhe dje edhe Greqia, por nuk e njohin shtetin??!! Eshte shume e quditeshme si politike nese mund te quhet politik veprimi i tille kontaverz.
Sipas shtypit Maqedonia me 23.09.2008 do ta njoh edhe zyrtarisht shtetin t ri te Kosoves. Neve na mbetet te shohim.
 
Kam pershtypjen qe shqipetaret e maqedonise nuk po bejne aq sa duhet, sidomos partite politike ne kete aspekt. Eshte e logjikshme qe maqedonasit vete te mos e pranonje realitetin ku vetem pak vite me perpara kane qene ne linjen e mosnjohjes se kosoves dhe tani realiteti dhe preionet nga jashte pa fund per njohje.

Ajo qe do ta njohe, do ta njohe, por pse ta vonoje...
 
Dikush qan e dikush qesh... Tashme Kosova do te qeshi gjithmone. Mendoj se sdo te kete me kthim prapa per Kosoven.

Mendoj qe jo vetem presioni i brendshem psikologjik i partive shqiptare ne maqedoni do te mjaftonte, nuk do te mjaftonte presioni i jashtem i politikes Shqiptare mbi politiken Maqedonese, Shqiperia e cila edhe kjo ne politike nuk po ben me as gje per ceshtjen ne fjale!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top