Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në mënyrë më të hapur se kurrë ka ofruar bashkëpunim me BDI-në. Në emisionin “Click plus” në TV 21 Thaçi theksoi se është koha që t’i jepet fund armiqësisë mes PDSH-së dhe BDI-së dhe të hapet rruga për një bashkëpunim të ri për çështjet strategjike të shqiptarëve. Thaçi në këtë kuadër përmendi koalicionet në qeverinë greke dhe atë të Kosovës mes PDK-së dhe LDK-së.
“Po a qenka keq me u bë dhe me hy bashkë. Nuk është keq. Absolutisht. Se hynë ‘Nea Demokratia’ me Papandreun, Hashimi me Isa Mustafa. Mund të thonë shih si u zbutën këto u bënë me BDI-në, por çfarë me bë. Lufto me to ne a morët fytyrën, jeni duke u rrahur, duke u vrarë, zbusim diskursin politik thonë jeni bërë bashkë. Nuk jemi bashkë ata janë pushtet, 99,9% të pushtetit lokal e kanë dhe 100% pushteti qendror, por nuk i trajtojmë më me armiqësi sepse duhet të përfundojë kjo më”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Megjithatë për BDI-në oferta e bashkëpunimit nuk duhet të interpretohet si koalicion i mundshëm edhe pse përshëndetet ideja për bashkëpunim në pika të caktuara strategjike.
“Interpretimet që iu bënë kësaj deklarate në media për kinse koalicion PDSH-së BDI janë tendencioze dhe qëllim këqija. Ne e përshëndesim qëndrimin për këtë kualitet të ri të opozitës shqiptare për bashkëpunim në pikat strategjike, por nuk nënkupton bashkëpunim në platforma politike, nuk mendoj se do të ketë bashkëpunim të tilla në platformat politike sepse nuk mendojmë se është e shëndoshë për shoqërinë shqiptare. Dallojnë platformat politike të BDI-së dhe PDSH-së dhe shqiptarët duhet të kenë oferta të ndryshme...Por për pikat strategjike që të kanë të bëjnë me të ardhmen e shtetit dhe të kombit ato duhet të bashkërendojnë”, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Për BDI-në pikat strategjike ku mund të bashkëpunojnë me PDSH-në janë integrimet në NATO dhe BE-së, barazia e shqiptarëve si dhe mirëqenia ekonomike.
Semra Musai
http://alsat-m.tv/