Kresha
A pretty face can never trick me
Partia e Drejtësisë ka shprehur keqardhje që nuk është gjet një mënyrë për faljen e borxhit të jashtëm të Kosovës.
Në konferencën e rregullt për shtyp, që u mbajt sot në zyrat e Partisë së Drejtësisë, para gazetarëve folën Mr. Amir Ahmeti, nënkryetar dhe Jeton Svirca, nënkryetar dhe shef i shtabit zgjedhor.
Partia e Drejtësisë përshëndeti marrëveshjen e arritur rreth demarkacionit, por njashtu edhe shprehi habinë për mënyrën e ngutur të arritjes së kësaj marrëveshjeje pa ndonjë debat publik e veçmas me banorët e vijës kufitare.
Sa i përket fillimit të shlyerjes së borxhit të jashtëm, zyrtarët e Partisë së Drejtësisë kanë shprehur keqardhje që nuk është gjet një mënyrë për faljen e borxhit të jashtëm për Kosovën sikur që ndodhi me rastin e borxhit të jashtëm të Serbisë.
Gjatë konferencës për media, Partia e Drejtësisë ftoi udhëheqësit e institucioneve të nivelit qendror që të mos lënë anash angazhimet politike me interes për shtetin duke u angazhuar në fushatën zgjedhore, sepse kjo fushatë është për nivelin lokal dhe t'i lënë të kandiduarit për këto zgjedhje të bëjnë fushatën.
Në konferencë po ashtu u fol edhe për Zgjedhjet Lokale 2009 ku Partia e Drejtësisë kërkon nga mediat që ti jepet hapësirë e njëjtë në debatet për kandidatë për kryetar të komunave dhe të prezantimit të subjekteve në përgjithësi. Partia e Drejtësisë shprehi pakënaqësinë e vet me rastin e mbulimit të posterave nga ana e LDK-së në Prishtinë, si dhe për grisjen e posterave të PD-së nga aktivistët e partive tjera në Pejë. /drejtesia.org/