PD paguan mëkatet e ‘baballarëve’, dinin të ndërtonin parti, por jo shtet!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Kim-Mehmeti.jpg

Nga Kim Mehmeti

“Pasi fletë populli, duhet të heshtim edhe ne që mendojmë se ai ka ‘gabuar’!

Për dallim nga ne, populli kurrë nuk gabon! Dhe votuesit e Shqipërisë folën dhe e bën zgjedhjen e vet!

Sa i përket kryetarit aktual të PD’së, ai tani do e kuptojë se kur je i fortë, ke miq të rrejshëm, e kur bie nga froni, përballesh me armiqtë e vërtetë! Vlerësoj se kryetari i sotëm i PD’së, duhet të mburret me kontributin që dha për një Shqipëri ku do vendos votuesi, e jo numëruesi i votave!

Pastaj, ai duhet ta ketë të qartë se PD’ja të cilën ai trashëgoi, ishte ajo që e rrënoi njëmendësinë komuniste, por jo edhe mendësinë politike që shtetin e barazon me partinë! Me çka e çoi popullin të pyes veten se a është më mirë të mirëmbash dhe durosh një, apo më shumë banda ‘hajdutokratësh’ si dhe, e çoi popullin të besojë se besnikëria ndaj flamurit partiak, është e barabartë me atë ndaj flamurit Kuq e Zi!

Andaj, Pra, PD’ja e sotme paguan mëkatet e ‘baballarëve’ paraprak partiak, që dinin të ndërtonin parti, por jo edhe shtet! Sido qoftë, tani le të vlerësojmë sa çfarë fitoi, apo humbi Shqipëria, e jo partitë! Posaçërisht kur neve shqiptarëve jashtë mëmëdheut, na intereson një Shqipëri e fortë, e jo parti të forta!”politiko.al
 
Back
Top