Nishani shpërndan dekoratat në ditën e pavarësisë. Mes personaliteteve të dekoruara, edhe bashkëpunëtorët e pushtuesve. Dekoratë edhe lobuesit amerikan të Berishës.
PD-ja njollosi, një ditë para festimit, ditën e shënuar të 70 vjetorit të çlirimit të vendit. Në pritjen e organizuar nga presidenti i republikës, mes personaliteteve të shquara që dhanë kontribut për pavarësinë e Shqipërisë dhe çlirimit të vendit, ishin edhe disa prej nacionalistëve, që bashkëpunuan me pushtuesit nazi-fashistë dhe që më pas luftuan kundër forcave partizane që çliruan vendin. Presidenti Bujar Nishani zgjodhi ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë për të nderuar personalitetet e shquara të pavarësisë, si Isa Boletinin, Mujo Ulqinakun apo Qemal Stafën,.
Por mes tyre ishin edhe emrat e Abaz Kupit, Hysni Lepenicës dhe Safet Butka, që janë renditur si bashkëpunëtorë të fashizmit gjatë luftës së Dytë Botërore. Por ajo që bie në sy është dhe dekorimi i Xhonatan Mur (Jonathan Moore), ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, aktualisht ambasador i OSBEsë në Bosnjë, i cili ka mbërritur në Tiranë pa axhendë zyrtare. “Kam kënaqësinë që në emër të të gjithë shqiptarëve, t’i adresoj një mirënjohje të veçantë zotit Xhonatan Mur, ish-drejtor i Departamentit të Shtetit për اështjet e Evropës Qendrore dhe Lindore”, - tha Presidenti i Republikës.
Motivacioni që shoqëron dekoratën e ish-zyrtarit të DASH-it është: “Për kontributin e veçantë në forcimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndihmesën e çmuar të dhënë në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri”. “Jam mirënjohës që jam me popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit. ثshtë një nder i jashtëzakonshëm”, - tha Mur, i pranishëm në ceremoninë e dekorimit, zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Mur ishte një mbështetës i qeverisë së ish-kryeministrit Berisha gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij, duke zhvilluar edhe një agjendë personale, e cila nuk ndiqej as nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ai ishte një ndër lobuesit kryesore për procesin e dyshimtë të privatizimit të kompanisë shtetërore Albpetrol, i cili dështoi, ende pa nisur. Dekorimet e presidentit Nishani, një zyrtari të bindur në shërbim të ish-kryeministrit Berisha, bëhen në një konflikt të hapur mes pozitës dhe opozitës, kur kjo e fundit e akuzon se po mbron luftën partizane që çoi në çlirimin e vendit 70 vite më parë dhe se po rikthen mitizimin e figurës së Enver Hoxhës dhe vijon të mos e njohë 29 nëntorin si datë të çlirimit të vendit. Kreu i shtetit shqiptar, Nishani, u mundua që të japë mesazhe paqeje, gjatë fjalës së tij, duke deklaruar se 28 nëntori është ditë e shënuar për shtetin shqiptar dhe se sot më shumë se kurrë, duhet t’iu përulemi mundit dhe sakrificës që Ismail Qemalit, Isa Boletinin dhe personaliteteve e tjera të pavarësisë.
“Nderojmë personalitete të shquara të rrugës së gjatë e të mundimshme të pavarësisë së Shqipërisë, që ruajtën parimet e lirisë, pavarësisë, personalitete të përkushtuar me mish e me shpirt përmes patriotizmit dhe punës për çështjen kombëtare shqiptare”, - tha Nishani. Kreu i shtetit tha gjithashtu se dita e 28 Nëntorit është momenti më domethënës që gjithë shqiptarët, pa dallim bindjesh dhe përkatësish, vlerësojnë përpjekjet shekullore që shqiptarët kanë bërë për të ruajtur identitetin kombëtar. Presidenti po ashtu theksoi se shqiptarët sot janë kthyer në faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. “Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara gjatë këtyre 102-viteve, duke u kthyer sot në një faktor bashkëjetese në rajon. Dëshiroj të përcjellim për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen një urim të përzemërt, gëzuar 28 Nëntorin. Tashmë historia jonë po ndriçohet çdo ditë e më tepër, dhe është pjesë e sakrificave të shqiptarëve ndër shekuj, që në faza të ndryshme të kësaj historie ditën të dalin mbi çdo interes për të çuar interesin kombëtar në vend”, -tha presidenti Nishani.
Suela Topi / Shekulli