PD ndahet në klane për kreun e ri, familja e Berishës mbështet Bashën kundër Olldashi

Love

βeℓℓe â๓e
PD ndahet në klane për kreun e ri, familja e Berishës mbështet Bashën kundër Olldashit, Topalli jashtë loje.

olldashi_basha-300x260.jpg

Asnjë shpresë në horizont për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare. Pas dorëheqjes së dyshimtë dhe të gënjeshtërt të stalinistit të fundit të Evropës, Sali Berisha, duket se fshihet skenari i kobshëm i kontrollit dhe i uzurpimit të Partisë Demokratike nga po e njëjta familje, por në një formë tjetër. E braktisur nga rreth 80 mijë demokratë në harkun kohor të katër viteve, Partia Demokratike rrezikon të katandiset në duart e të njëjtës familje, e cila prej 23 vitesh e ka përdor PD si mburojë, antiplumb dhe plaçkë për t’u pasuar në kurriz të shqiptarëve dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia. Ashtu siç projektoi Enver Hoxha Ramiz Alinë për ta komanduar më pas Nexhmije Hoxha, edhe Sali Berisha po projekton si pasardhësin e tij, Lulzim Bashën, me anë të të cilit familja Berisha synon të ruajë dominancën mbi kupolën e Partisë Demokratike. Dorëheqja e parevokueshme dhe e papritur e Sali Berishës nga të gjitha funksionet e PD, përveçse ka çoroditur atë elektorat që i ka mbetur PD, ka ndezur luftën me grupacioneve dhe klaneve në PD për të marrë drejtimin e partisë. Përveç Bashës dhe Topallit, në lojën e garës për pasardhës ka hyrë Sokol Olldashi, i konsideruar si një kockë e fortë në PD. Madje, Olldashi duket se ka nxjerrë jashtë loje edhe Topallin, duke mbetur rivali i vetëm i Bashës në garën për pasardhësin.

Berisha mbështet Bashën
Në vend që të largohej për t’i hapur rrugën një procesi të ndershëm, transparent dhe meritokracie, Sali Berisha do të diktojë lidershipin e ri të partisë që e drejtoi me grusht të hekurt për 23 vite. Sipas burimeve, një ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes nga humbja fatale në zgjedhje, Sali Berisha ka nisur lëvizjet të ka kaluar gradualisht Partinë Demokratike në duart e Lulzim Bashës, të të besuarit të familjes. Kontaktet kanë nisur me të gjitha nivelet e forumeve të PD, duket filluar që nga anëtarët e Kryesisë, të Këshillit Kombëtar dhe delegatët. Do të jenë 1260 delegatë dhe delegate demokratë që do të votojnë në shtator për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre. Por, deri atëherë shumë ujëra do të rrjedhin në PD. Edhe pse kryeministri Berisha, gjatë viteve të fundit, është kujdesuar për të katapultuar në të gjitha forumet e larta të PD shokët e fëmijëve dhe njerëzve të besuar, sërish Basha duket se nuk do ta ketë të lehtë të katapultohet në krye të partisë.

Katapultimet në Kryesi
Kryeministri Berisha ka menduar për kontrollin e Partisë Demokratike, edhe pasi të tërhiqet nga skena politike. Duke parashikuar disfatën e 23 Qershorit, kryeministri Berisha e delegoi gradualisht pushtetin e tij në duart e fëmijëve. Kështu, pasi u katapultuan në postet kyçe të piramidës shtetërore, shokët e Argita dhe Shkëlzen Berishës u bënë pjesë e rikonfigurimit të Parlamentit të ardhshëm, i cili doli nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Edhe pse pjesa më e madhe e miqve të fëmijëve të kryeministrit ishin pjesë e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar demokrat, edhe në këto zgjedhje, kryeministri forcoi më tej pozitat e fëmijëve dhe të Lulzim Bashës në Kuvend. Shokët e fëmijëve të kryeministrit respektivisht përbëjnë edhe grupin e Lulzim Berishës, i projektuar nga familja si pasardhës i Berishës. Por, kjo ishte vetëm faza e parë e kapjes së PD nga familje. Me zgjedhjen e lidershipit të ri demokrat në shtator, kryeministri Berisha pritet të katapultojë në Kryesinë e PD të gjithë klanin familjar. Pjesë e Kryesisë së PD pritet të bëhen Jamarbër Malltezi dhe Argita, pra dhëndri dhe e bija. Në kuadër të zgjedhjes së lidershipit të ri, në Kryesinë e re të PD pritet të katapultohen njerëzi e Bashës, duke filluar që nga Grida Duma, Jorida Tabaku, Arben Ristani, Erla Mëhilli, Laura Vorpsi, Kastriot Islami etj. Islami pritet të marrë edhe postin e sekretarit për çështjet zgjedhore në PD. Pritet të rikonfirmohen të gjithë mbështetësit e Bashës, duke filluar që nga Eduard Halimi, Flamur Noka, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi etj. Në shtator pritet të përjashtohen nga Kryesia Mesila Doda, Myqerem Tafaj, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Edmond Spaho, Fatos Beja, Ilir Rusmajli, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Jemin Gjana etj.

Emrat e projektuar për Kryesinë e re të PD
Jamarbër Malltezi
Argita Berisha
Grida Duma
Jorida Tabaku
Arben Ristani
Erla Mëhilli
Laura Vorpsi
Kastriot Islami
Eduard Halimi
Flamur Noka
Keltis Kruja
Majlinda Bregu
Aldo Bumçi
Lulzim Basha
Albana Vokshi
Gerti Bogdani

Emrat e projektuar për t’u përjashtuar
Astrit Patozi
Edi Paloka
Edmond Spaho
Fatos Beja
Ilir Rusmajli
Genc Ruli
Jemin Gjana
Jozefina Topalli
Lajla Pernaska
Mesila Doda
Myqerem Tafaj
Rajmonda Bulku
Ritvan Bode
Sokol Olldashi

Lufta për Bashën
Tashmë nuk është më sekret fakti se Berisha ka piketuar si pasardhës, yllin në ngjitje të PD, Lulzim Basha, i njohur si shoku i ngushtë i vajzës së kryeministrit. Meqenëse Berisha nuk mund t’ua dorëzojë stafetën e kryetarit të PD drejtpërdrejt fëmijëve të tij, ka zgjedhur Bashën, i cili natyrisht do të komandohet nga familja. Pa bekimin e familjes kryeministrore, Basha nuk mund t’u rezistojë as tre ditë ujqërve të vjetër dhe klaneve të fuqishme në Partinë Demokratike, grupe të cilat po përgatiten gjithashtu për të marrë në duar drejtimin e Partisë Demokratike. Madje, arsyeja kryesore e luftës së paprecedentë me Topin, ishte fakti se Topi shihej si një rrezik evident për pasardhës. Vetë Bamir Topi ka deklaruar se Berisha e bëri President për ta larguar nga partia. Basha pritet të emërohet formalisht në krye të PD, ndërsa Berisha do t’i qëndrojë si hije pas për ta ruajtur nga ujqërit e vjetër në PD.

Klani Bode-Olldashi
Dyshja Bode-Olldashi përfaqësojnë grupin më të fuqishëm në PD, si nga ana ekonomike, njerëzore apo politike. Bode dhe Olldashi njihen si kundërshtar të heshtur të Bashës në PD. Ata menaxhojnë shumicën e pasurive publike dhe kjo i bën ato më të fortë për t’u mbijetuar rrymave në PD. Olldashi kontrollon tregun e fluturimeve, portet dhe detin. Me anë të koncesioneve dhe tenderave të rrugëve, Olldashi ka krijuar një rreth të fortë dhe të padepërtueshëm klientele rreth vetes. Nga ana tjetër, Bode ka në krah një njeri shumë të fuqishëm, i cili ka lidhje të shumëfishta edhe më Berishën. Bëhet fjalë për Samir Manen, për të interesa të të cilit Bode ka miratuar disa ligje. Megjithatë, edhe pse Bode dhe Olldashi, i mbijetuan listës hakmarrëse të Berishës, ata do t’i kenë ditët e numëruara të në PD, pas humbjes së Berishës në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Adriatik Doçi
G.SOT
 
Titulli: PD ndahet në klane për kreun e ri, familja e Berishës mbështet Bashën kundër

6buqUogZzjBIbCCNJhoHIfax5Bl4Cl32-iKzDPvMrdZkgxLwFg.jpg

Nga burimet e mia.... lideri i ardhshem ne krye te Partise Demokratike, mendohet te vendoset Eduard Selami.
 

Attachments

  • 6buqUogZzjBIbCCNJhoHIfax5Bl4Cl32-iKzDPvMrdZkgxLwFg.jpg
    6buqUogZzjBIbCCNJhoHIfax5Bl4Cl32-iKzDPvMrdZkgxLwFg.jpg
    6.6 KB · Shikime: 0
Titulli: PD ndahet në klane për kreun e ri, familja e Berishës mbështet Bashën kundër

Kreu i ri i PD-së, Topalli: S’do kandidoj, nuk ka qenë ambicia ime

67509_6.jpg

TIRANث- Jozefina Topalli, nuk do të kandidojë për kryetare të PD-së. Lajmi konfirmohet nga vetë nënkryetarja e PD-së njëherësh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

“S'do të kandidoj për kryetare të PD, nuk ka qenë ambicia ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën. Berisha, arkitekt i Shqipërisë moderne”, u shpreh Topalli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së ku u diskutua çështja e kryetarit të ri.

Me ketë deklaratë qartësohet një opsion i lakuar ditët e fundit në media, dhe shtohen mundësitë për figurat e tjera në radhët e PD-së për të marrë drejtimin e partisë.

Me dorëheqjen e kryeministrit Berisha nga të gjitha funksionet e PD-së, tri ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe pranimit të verdiktit që shpalli fitues koaliconin e majtë, hapet gara për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

Pas vendimit për tu dorëhequr nga të gjitha funksionet e tij në PD, kryeministri në largim Berisha thirri sot Kryesinë e Partisë, për t’i hapur rrugë garës për zgjedhjen e lidershipit të ri të demokratëve.

Ndërsa theksoi se humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit kërkon një fillim të ri e të fuqishëm për PD-në, Berisha tha se mënyra më e mirë për zgjedhjen e lidershipit të ri është parimi një anëtar një votë.
(e.m/BalkanWeb)
 
Titulli: PD ndahet në klane për kreun e ri, familja e Berishës mbështet Bashën kundër

valla love krejt temat qe po i bjen po kan lidhje edhe argumenta te pa argumentushem partia so monarki qe dikush me dirigju po leni keto fore gazetareske nese fiton mendoj se basha i ka tana cilesite me kon kryetar i opozites ...Po ama secili analist se shkrun me i marr fjalet e ti per argumente te kryme po me duket absurde.
 
Back
Top